Duhët të vallëzoni nën ritmin e jetës, apo të kompozoni një ritëm tuajin?

Baboon

FALEMINDERIT!
Të shumtën e kohës jeta na servir, të tjera "pjata" nga ato që ne porosisim. Dhe jo rrallë herë "kamarieri" me emrin fat ose rastësi, të servir komplet të kundërtën, ose dicka krejt bazike sa për të mbajtur gjallë frymën. Paçka se ti ke bërë gjithçka sipas protokollit të "restaurantit". Madje si për ironi, ngjitur me ty një klient që ka hyrë pa radhë pa respektuar asnjë kod veshjeje dhe etike etj, me një zë të tmerrshëm porosit çfarë do, dhe ka një shërbim ekselent rreth tij.

Kjo gjë s'ka se si të mos ju bezdisë dhe nis i bën pyetje vetes ku gabove? Ndjen një lloj zhgenjimi të pa pëshkrueshëm.
Dhe kjo ndikon jo thjesht ne humorin tuaj, por edhe në karakter. Ashtu ngadalë si pa e kuptuar. Nisni edhe beheni gjithnjë e më gërnjar, xhelozia nis e zë rrënjë (ndjenjë e pa njohur dhe e përbuzur deri ate çast) tek ju.

U mundova ta ilustoj disi faktin që jeta jo rrallë herë ka një axhendë tjetër nga ajo jona. Dhe një ditë, e gjen veten në një moshë të caktuar me familje të krijuar me përparësi tashmë prej kohësh aspak individuale, aq sa harron cili je ti si individ. Ate që shumë e cilësojnë si krizë të mes moshës etj. Dhe që shpesh ju atribuohet burrave.
Por në opinionin tim modest, them se ketë e vuajnë më tepër femrat.

Femrat nga natyra janë disi më të lidhura më natyrshëm me sensin e përgjegjësisë, dhe rregullave. Ose më saktë e pervetsojnë më shpejt dhe më herët se meshkujt. Dhe në një botë burrash, kjo e ben femrën më vulnerabël në ndryshimin e humorit. Aq sa nis e shendrrohet në një tjetër karakter (nis të grindet etj etj) që nuk e njeh.

Por pa dashur të zgjatem, pyetja ime është kjo :

Duhet të luftoni për të arritur ato objektiva personale. E para duke patur kundër faktorin kohë, dhe riskun e të etiketuarit si egoistë, madje qesharakë (pasi jetojmë në një shoqëri paragjykuese) paçka nëse jeni një prind i vetëm ose i/e martuar?

Ose keto ëndrra duhet të përpiqeni ti jetësoni tek fëmijët?

Apo thjesht duhet të pajtohemi me rrjedhen e jetës, pa nderrmarë rrisqe të panevojshme?

Ose?!

Cili është mendimi juaj?

Diskutim të mbarë!
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ej mjesi @Baboon ! :)) tek po shijoj kafene e te dieles,nje mengjes i nisur avash dhe me relaksin qe te fale gjumi deri rreth ores 9,klikova ketu dhe me shoqeroj embel dhe me puhiz brishtesie `kamarieri` i jeteve tona,me te cilin sapo na prezantove.
Me ofroje kafene,dhe si c`do etike normale me lejoni ta FLN kamarierin tuaj te keti mengjesi. :))
Jeta eshte nje menu aq sa e njohur,po aq dhe e panjohur per cdo njerin nga ne.
Eshte ajo palca qe te percon mendimin deri tek veprimi.
Por ne kete mes gjenden endrrat e c`do njerit nga ne.
Qe ne thelb jane te gjithe ne konceptin e lumturise.
PRa nese pyesim c`do kend,se cfare don nga jeta?
Ai-do pergjigjet,te jem i lumtur!
E gjej llogjike dhe te mirekuptushme.
Por pikerisht ketu nis dhe lufta me veteveten tone,dhe konceptet e c`do kuj,se si personifikon lumturine.
PErsonalisht,pas duelesh mendimesh,filozofish sipas formes sime,dhe nje cikli moshe deri ne kete vit te jetes sime,kam arritur ne nje perfundim;
Duhet te pajtohemi ne formen me te thjeshte me jeten,duhet ti njohim thjeshtesine e saj,per te na dhene bukruine saj.
Duhet te kemi projekte dhe piksynime,por kurrsesi ne mes te keti intervali s`duhet te harrojme te gezojme dhe shijojme momentet e thjeshta,sic per shembull kete kafene qe po pi une tani.
Ndihem e previligjuar nga jeta,koha qe po e shijoj duke dhene nje mendim mosdest tek kjo teme. :))

PEr sa i perket kesaj pyetje; Ose keto ëndrra duhet të përpiqeni ti jetësoni tek fëmijët?

Duke qene se jam prind vete,mu duke interesante te jap mendimin tim.
PErgjigjia e ime eshte jo.
Endrrat e mia jane te miat.
Po aq femija ka,dhe duhet te kete endrrat e ti.
Nje prind i mireinformuar mbi konceptet e nje personaliteti te shendetshem,nuk do tentoje kurre te meshiroje endrrat e ti mbi femijen e ti.
Tjeter,kujdesja,ndihmesa tek femija per ta orjentuar drejte te mires,te duhurs.
Dhe tjeter bota dhe endrrat e ti per jeten,keto jane nje tufe lulesh qe ai vete do i zbuloje,do i kerkoje dhe do i realizoje me formen dhe mendimet e ti.
Ajo qe dua te cilsoj,duke qene qe familja eshte nje perkushtim ne thelb,duhet qe mes ati perkushtim te gjejme kohe per veten,te kenaqim dhe veten,sepse femija e ka jeten e ti perpara,dhe do e jetoje jeten e ti.
PRa shprehja qe une jetoj vetem per femijen e kapur ne nje dimension pak `egoist` nuk duhet te qendroje.
Une jetoj per te rritur nje femije me aq sa mundem ,sa me mire dhe ta nxjerr ne jete te formuar,
Por nepermjet kesaj me duhet te jetoj une jeten time,dhe ai jeten e vet. :))
Dhe si perfundim ,c`do porosis nga jeta?
Nje pije me oksigjenin e qetesise se saj ju lutem. :))
 

Baboon

FALEMINDERIT!
@NeVertiti më pelqen, këndvështrimi yt. Dhe argumentimi ?
P.S të beftë mire kafja, një të dielë dhe verë plot me ngjyra sic ti ke qejf ?
 

Endrra

VIP
Duke filluar qe femije ne marrim Strukturen qe na japin prinderit.. pastaj shoqerija , ketu hy dhe shteti ku jetojme .
Si rrjedhoje nuk jemi kurre te lire te bejme vertet ate cka duam .
Nese ti ju kundervihesh nje sistemi etik apo shoqeror do jesh delja e zeze.
Pra keshtu dhe do trajtohesh.
Ne momentin qe zbulon se cfare ka rendesi ne jete , tashme ka kaluar gjysma e jetes.
Ne kete moment ben paqr me veten dhe boten dhe fillon e jeton si te vije.. pa bere shume pyetje po sikur te kisha vepruar ndryshe...apo cfare vjen ne te ardhmen.
E keshtu jetojme duke i dhene nje kuptim jetes ..pa ditur sa pak kemi ne dore vete ne .
Jeta nje miks mundesish .. ne momentin e duhur , ne vendin e duhur .
Perpjekjet motivuese qe shikon rendom ..ti do ja dalesh..ti vlen e bla bla ..jane motivuese se ndryshe do ishte depresionuese e kunderta.
Por se fundi njeriu e gjen lumturin tek gjerat qe per secilin kane vlere .
Qe do thote , per milionerin.. milionshi tjeter.
Per te semurin me kancer, nje vit me gjate me familjen.
Per te varferin qe lufton me Urin..nje bark plot.
E pra se fundi forca shtyse e jetes eshte pakenaqesija e momentit..fuke luftuar per te kapur momentin tjeter te lumturise.
 
Top