Dy shpërthime të fuqishme në Stamboll, 20 të plagosur

Arfenilla

Themelues i Forumit
timthumb.php

Dy shpërthime të fuqishëm kanë ndodhur në Stamboll ku si pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili tha se “shpresojmë mos ketë viktima”

Media vendase shkruajnë se shpërthimet kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit, pas përfundimi të ndeshjes Beshiktash-Buraspor.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:30 me orën lokale dhe mendohet se ka ardhur nga një makinë bombë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një numër i madh ambulancash dhe forca të shumta policie. /albeu
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Dy shpërthime të fuqishme në Stamboll, 20 të plagosur

Turqia shpallë një ditë zie kombëtare
Për shkak të humbjes së hidhur të jetëve në sulmin e terrorit në Stamboll në mbarë vendin është shpallur një ditë zie kombëtare.

Në letrën e dërguar ministrive dhe që mbanë firmën e Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëhet e ditur se në mbarë vendin është shpallur një ditë zie për shkak të sulmit të terrorit dhe urdhërohet ulja e flamujve në gjysmë shtize.

Sipas deklaratës së bërë nga Qendra e Koordinimit pranë Kryeministrisë së Republikës së Turqisë në letrën në fjalë në mes tjerash shkruhet kështu: “Për shkak të humbjeve të jetëve në sulmin e urryer të terrorit që ndodhi më 10 dhjetor 2016 në Stamboll është parë e nevojshme shpallja e një ditë zie dhe ulja e flamujve në gjysmë shtize”
 
Titulli: Dy shpërthime të fuqishme në Stamboll, 20 të plagosur

Viktima te pafajshme....gjynah.
Terrori sjell dhe mbjell vetem fatkeqesi.
Ndjehem prane famijareve te viktimave.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Dy shpërthime të fuqishme në Stamboll, 20 të plagosur

Paskan fillu heret festimet e Krishlindjeve andej

(cit sick kali) lol
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Dy shpërthime të fuqishme në Stamboll, 20 të plagosur

Pas luftes ne ks nje nene kisht humbur djalin 17 vjeqar, dhe normal se humbi edhe kontrollen nga dhembja dhe cdo her thoshte.. sikur te ishin sprovu si un cdo familjet me nga ni femi , besoj se do ishte me mir!! se vetem ateher do ma besonin dhembjen...me keqardhje duhet te them se vertet, paska pas te drejt ajo nene.
 
Top