E akuzojnë në Instagram për përdorimin e tonelatave botoks, por përgjigja e Jennifer Lopez bëhet virale

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
1611095540031.png

“Për herë të 500 miliontë: Kurrë nuk kam bërë injeksion botoks ose ndonjë operacion”, thotë qartë, pastër e pa gabime ylli, pasi tregon rezultatet e maskës së saj të fytyrës. Dhe bashkë me përgjigjen zbulon edhe sekretin e saj: “Mos e humbni kohën tuaj duke u përpjekur të ulni të tjerët, kështu do ta mbani edhe veten tuaj më të re dhe më të bukur”

Jennifer Lopez nuk ka shans të pranojë gjithçka i thonë. Mund ta akuzoni për shumëçka, por jo për retushim të fytyrës. Në fakt ishte duke treguar rezultatet e maskës që mban firmën e saj, ndërsa u “tërbua” me fjalë me ndjekës që ia atribuuan rezultatin e maskës në fytyrën e saj, “tonelatave të botoksit” të përdorur. Dhe përgjigjja e divës i habiti fare ndjekësit e saj.

Jennifer Lopez dhe maska që mban firmën e saj

Video postimi ofendues tashmë ka marrë 7.4 milion shikime. Me flokët e mbledhura dhe pjesën e sipërme të dantellave të zeza seksi, diva e ka marrë seriozisht maskën e fytyrës, produkti i fundit i koleksionit JLO Beauty që sapo është lançuar.



“Maska më e mirë që kam provuar ndonjëherë”, thotë diva krenare për rezultatin. “Sapo e hoqa dhe nuk shoh dot as një vijë në fytyrën time. Kjo do të jetë maska më e shitur në botë. Ajo është e mrekullueshme. Mjaftuan vetëm 20 minuta dhe duket sikur kam hequr dhjetë vjet nga fytyra ime”, vazhdon ajo. Ironikisht vazhdon: “Ne duhet ta shesim atë për 10 mijë dollarë një copë”.

“Tonelatat e botoksit”

Shumë ndjekës e komplimentuan divën. Por jo të gjithë.

“Vetullat dhe balli nuk lëvizin fare kur flet ose përpiqesh të jesh ekspresive … patjetër që ke bërë botoks. Dhe ke bërë tonelata. Në rregull. Thjesht po e them”. Këto janë fjalët e një ndjekëse që Jennifer Lopez-it nuk i ka pëlqyer aspak dhe së cilës ajo jo vetëm iu përgjigj troç, por i zbuloi edhe një “sekret bukurie” alternative që gjithmonë ka funksionuar për të.

As botoks dhe as kirurgji

1611095608973.png



“Është vetëm fytyra ime”, janë fjalët e para të artistes, me të cilat iu përgjigj akuzave sociale. “Për herë të pesqindmiliontën herë: Unë kurrë nuk kam bërë injeksion botoks apo operacione. Thjesht po them: ‘Përdorni disa produkte JLo Beauty dhe ndjehuni bukur në lëkurën tuaj!! Dhe ja ku po iu them edhe një tjetër sekret të JLo Beauty: përpiquni ta kaloni kohën tuaj duke qenë më pozitivë, të sjellshëm dhe mbështetës për të tjerët”, shkruajti Lopez, duke përfunduar: “Mos e humbni kohën tuaj duke u përpjekur të ulni të tjerët dhe do ta mbani veten edhe ju më të rinj dhe më të bukur”

Produkti i testuar prej vitesh në familje

Mbi të gjitha, maska e sapo prezantuar është një nga produktet e bukurisë, të cilën Jennifer Lopez e ka veçanërisht të dashur.

1611095668691.png


“Ne kemi punuar me këto produkte tre vitet e fundit dhe ata më në fund kanë dhënë rezultat të mirë”, tha ylli për People. “Kam frikë së i çmenda pak të gjithë, sepse nuk doja ta vendosja emrin tim në diçka që nuk funksiononte ose që nuk ishte pikërisht ajo që doja të ishte”, shpjegoi përsëri këngëtarja dhe aktorja.

Për kuriozitetin tuaj dhe siç është shprehur Jennifer, ajo e ka provuar produktin edhe tek i dashuri i saj Alex Rodriguez dhe fëmijët, te vajza e saj Emme dhe vajzat e Alex-it.

Ja pse nuk e kapërceu dot atë koment denigrues në rrjetet sociale!


//revistavip
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Top