E drejtat e autorit Ligji 35/2016

WxP

Hidrauliku
Neni 1

Objekti dhe qëllimi i ligjit
1. Objekt i këtij ligji janë:
a) mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to për veprat e natyrës letrare, artistike dhe shkencore;
b) mbrojtja e të drejtave të lidhura me të drejtat e autorit, në vazhdim të drejtat e lidhura, të tilla si: të drejtat e interpretuesve/ekzekutuesve në lidhje me interpretimet/ekzekutimet e tyre; prodhuesve të regjistrimeve fonografike të tyre; prodhuesve të fiksimeve/(regjistrimeve) të para të filmave të tyre; organizatave transmetuese për transmetimet e tyre; botuesve në lidhje me botimet e tyre; prodhuesve të bazës së të dhënave në lidhje me bazën e të dhënave të tyre;
c) mbrojtja e të drejtave të parashikuara në dispozitat e veçanta për programet kompjuterike dhe veprat audiovizuale të përcaktuara në këtë ligj;
ç) administrimi individual dhe kolektiv i të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to;
d) mbrojtja “sui generis” e të drejtave të krijuesve të bazës së të dhënave;
dh) mbrojtja e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to në rastet e cenimit të këtyre të drejtave; e) mbrojtja e çdo të drejte tjetër të para

shikuar për veprat e së drejtës së autorit dhe ato të lidhura me të në këtë ligj. 2. Qëllimi i këtij ligji është garantimi i mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to.
 
Redaktimi i fundit:

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
@Moonlight
Pra me kete ligj nese une vendos te te them me fshi "kryeveprat" e mia letrare, ti duhet ti fshish urgjent qe te jesh ne rregull me ligjin?
right?

@WxP
Prit se jemi vetem tek neni 1 :D

@Moonlight
e he jepi se kam pune do iki lool

@WxP
Prit mi shtatanike :p
 
Last edited by a moderator:

WxP

Hidrauliku
Neni 2
Subjektet dhe fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për personat fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, që ushtro jnë veprimtari krijuese, tregtare, prod huese ose çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të ve prave letrare, artistike ose shkencore në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për:
a) veprat:
i) që nuk janë shfaqur në publik dhe që
kanë për autorë shtetas shqiptarë;
ii) që nuk janë shfaqur në publik dhe
që kanë për autorë persona fizikë, që je tojnë ose janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë;
iii) që janë shfaqur për publikun në Re publikën e Shqipërisë ose janë shfaqur për publikun në një vend tjetër dhe, brenda 30 ditëve, janë shfaqur në Republikën e Shqipërisë;
iv) e autorëve të huaj, të shfaqura për herë të parë në vendin e tyre ose në një vend të tretë dhe, brenda 30 ditëve, të jenë shfaqur edhe në Republikën e Shqipërisë;
v) arkitekturore, të ndërtuara në terri torin e Republikës së Shqipërisë;
b) veprat/shfaqjet e artistëve inter pretues dhe/ose ekzekutues:
i) që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
ii) të fiksuara në regjistrimet e tingujve, të mbrojtura nga ky ligj;
iii) të interpretuara dhe/ose të ekzeku tuara për herë të parë për publikun e Re publikës së Shqipërisë apo të interpretuara dhe/ose të ekzekutuara, jo më vonë se 30 ditë, edhe në Republikën e Shqipërisë;
c) regjistrimet e fonogrameve/tingujve: i) të realizuara nga prodhues, perso
na fizikë ose juridikë, që jetojnë ose janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë;
ii) kur fiksimi i parë, në një formë ma teriali, është prodhuar për herë të parë në Republikën e Shqipërisë;
iii) tashmë të disponueshme për pub likun e Republikës së Shqipërisë ose që janë bërë të disponueshme më parë në një vend tjetër dhe në të njëjtën kohë, brenda 30 ditëve, bëhen të disponueshme edhe në Republikën e Shqipërisë;
ç) programet audiovizive:
i) të transmetuara nga ofruesit e shër
bimit mediatik për transmetimet audio vizive, me seli në Republikën e Shqipërisë;
ii) të transmetuara nga stacionet e eme timit që ndodhen në territorin e Repub likës së Shqipërisë.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 3
Kuptimi i të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to
1. Të drejtat e autorit i përkasin, nga natyra, personit fizik, i cili ka krijuar ve prën.
2. Të drejtat e interpretuesve dhe/ose ekzekutuesve i përkasin, nga natyra, per sonit fizik, i cili ka kryer interpretimin dhe/ose ekzekutimin e krijimit letrar ose artistik ose shprehive të folklorit.
3. Mbajtësi i të drejtave të tjera të lidhu
ra me to mund të jetë çdo person fizik dhe juridik, përveçse kur përcaktohet ndryshe me ligj.
4. Të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to mund të kufizohen kundër vullnetit të mbajtësit të tyre vetëm në kushtet dhe në mënyrën e rregulluar me ligj.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 4
Njohja, publikimi, publiku dhe për dorimi publik
1. Një vepër e mbrojtur nga e drejta e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të do të konsiderohet se është “e njohur” nga publiku në qoftë se është vënë në dis pozicion të publikut me pëlqimin e mba jtësit të së drejtës.
2. Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohet:
a) “Publik” konsiderohet një numër personash, më shumë se dy, që gjen den jashtë rrethit të personave të lidhur ngushtë me rrethin familjar ose kanë mar rëdhënie të tjera personale me autorin.
b) “Përdorimi publik” konsiderohet përdorimi i një vepre, krijim i autorit, ob jekt i këtij ligji, që përcillet në publik ose që është në përdorim në një zonë të ar ritshme për pjesëtarët e publikut, si dhe që siguron aksesin nga publiku në këtë vepër në çdo kohë ose vend të përzgjedhur në mënyrë individuale nga ana e tyre.
c) “Publikim” është bërja e mundur për publikun, me pëlqimin e autorit ose të mbajtësit të të drejtave të lidhura, të ko pjeve të një vepre ose objektit të të dre jtave të lidhura, me kusht që mundësimi
i këtyre kopjeve të jetë në atë masë që të përmbushë kërkesat e arsyeshme të publi kut, në përputhje me natyrën e veprës ose me objektin e të drejtave të lidhura.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 5
Marrëdhënia mes të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to
1. Mbrojtja e të drejtave të lidhura, të parashikuara në këtë ligj, nuk ndikon dhe nuk do të cenojë në asnjë mënyrë mbrojt jen e të drejtave të autorit. Asnjë dispozitë e këtij ligji, në lidhje me mbrojtjen e të dre jtave të lidhura, nuk mund të interpretohet në cenim të të drejtave të autorit të para shikuara nga ky ligj. Ushtrimi i të drejtave të interpretuesve dhe/ose ekzekutuesve për përcjelljen në publik të shfaqjeve të regjistruara, sipas parashikimeve të këtij ligji, nuk do të cenojë ushtrimin e së dre jtës së autorit.
2. Dispozitat e këtij ligji, në lidhje me përkufizimin e të drejtave të veçanta pasur ore të autorit, të drejtën e shpërblimit për riprodhimin e veprave për përdorim privat ose përdorime të tjera personale, të drejtën e shpërblimit për huadhënien publike, si dhe shuarjen e së drejtës së shpërndarjes, përjashtimet dhe kufizimet e së drejtës së autorit, fillimin e kohëzgjatjes për mbro jtjen e të drejtave të autorit dhe efekteve kur mbaron kjo periudhë, kalimet ligjore të së drejtës së autorit, si dhe lidhjen mid is të drejtave të autorit dhe pronësisë, do të zbatohen me ndryshimet e nevojshme për të drejtat e lidhura me to, përveçse kur parashikohet ndryshe ose kur rrjedh nga natyra e tyre ligjore.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 6
Trajtimi i barabartë
1. Personat fizikë dhe juridikë të huaj,
veprat e të cilëve mbrohen në kuadrin e marrëveshjeve ndërkombëtare, palë e të cilave është Republika e Shqipërisë, gëzojnë të njëjtën mbrojtje nga ky ligj sikurse edhe shtetasit apo personat fizikë dhe juridikë të Republikës së Shqipërisë, përveçse kur parashikohet ndryshe nga ky ligj.
2. Frazat e përdorura në këtë ligj, për sa u përket kuptimeve gjinore, pavarësisht se si janë përdorur, në gjininë mashkullore ose femërore, do të konsiderohen të barabarta për të dyja gjinitë.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 7
Zbatimi në kohë dhe hapësirë

1. Ky ligj gjen zbatim për të gjitha ve prat, përfshirë ato të mbrojtura nga mar rëveshjet ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë, të cilat, në mo mentin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përkatëse, nuk kanë hyrë ende në “dome nin publik” në vendin e tyre të origjinës pas përfundimit të afatit të mbrojtjes dhe të cilat nuk kanë hyrë ende në “domenin publik” në Republikën e Shqipërisë, për shkak të përfundimit të një afati mbrojtje je të parashikuar nga ky ligj.
2. Në kuptim të këtij ligji, me termin “domen publik” konsiderohet tipologjia ose regjimi i përdorimit të lirë nga pub liku të veprave të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilave u ka mbaruar afati i mbrojtjes në bazë të këtij ligji ose që nuk kanë qenë ndonjëherë nën mbrojtjen e ligjit të së drejtës së autorit.
 

WxP

Hidrauliku
PJESA II
TË DREJTAT E AUTORIT
KREU I
OBJEKTI I MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË AUTORIT
Neni 8 Veprat
1. Objekt i së drejtës së autorit është çdo krijim intelektual origjinal në fushën e letërsisë, artit dhe shkencës, i cili mbart karakteristika individuale, pavarësisht nga mënyra ose forma e shprehjes së tyre, ob jektivi, rëndësia, për aq sa nuk parashiko het ndryshe në këtë ligj.
Veprat që janë objekt i mbrojtjes së të drejtës së autorit janë si më poshtë:
a) krijimet e fjalës, të shprehura nëpërmjet shkrimeve letrare dhe publicis tike, leksionet, predikimet fetare, fjalimet, çdo krijim tjetër me gojë ose me shkrim dhe programet kompjuterike;
b) krijimet dramatike dhe drama tiko-muzikore;
c) kompozimet muzikore, me ose pa tekst;
ç) krijimet koreografike dhe pantomi
mat;
d) krijimet audiovizuale, në të cilat përfshihen krijimet kinematografike dhe krijimet e tjera audiovizuale të krijuara në mënyra të ngjashme me ato kine matografike, veprat radiofonike;
dh) krijimet e artit pamor në fushën e pikturës, skulpturës dhe grafikës, artet de-korative monumentale, pavarësisht nga materiali/mediumi përbërës i tyre, dhe krijime të tjera të artit pamor;
e) krijimet arkitekturore, që përfshi jnë vizatimet, planet, skicat në shkallë të zvogëluar dhe krijimet grafike në projek tet arkitekturore;
ë) krijimet fotografike dhe çdo krijim tjetër që shprehet nga çdo proces i ng jashëm me atë fotografik;
f) veprat e arteve të aplikuara, duke përjashtuar ato vepra, si dizajne industri ale që mbrohen nga ligji “Për pronësinë industriale”;
g) krijimet tredimensionale, ilustrimet, listat, hartat dhe vizatimet në fushën e topografisë, gjeografisë dhe shkencës në përgjithësi;
gj) krijimet hartografike;
h) krijimet shkencore me shkrim ose
me gojë, siç mund të jenë prezantimet, monografitë, deduksionet, disertacionet, studimet, leksionet universitare, librat shkollorë, projektet dhe dokumentacioni shkencor.
2. Çdo pjesë ose element tjetër i një vepre, përfshirë titullin e saj ose një per sonazh të shprehur aty, që në vetvete përfaqëson krijimin intelektual, mbrohet gjithashtu nga e drejta e autorit.
3.Titulli i krijimit, i cili nuk plotëson kushtet për të qenë objekt i së drejtës së autorit dhe tashmë është përdorur për një vepër të caktuar, nuk do të përdoret për të njëjtën lloj vepre, nëse ky titull krijon konfuzion për autorin e krijimit.
4. Objekt i së drejtës së autorit mund të jetë çdo vepër autori, përveç asaj që nuk mund të jetë e tillë për shkak të natyrës së saj dhe asaj vepre, për të cilën dispozitat e këtij ligji përcaktojnë që nuk mund të jetë objekt i së drejtës së autorit.
5. Objekt i së drejtës së autorit është një vepër si një e tërë, duke përfshirë një punë të papërfunduar, titullin e një vepre dhe pjesët e saj që plotësojnë kushtet e përcak tuara në pikën 1 të këtij neni.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 9
Veprat e prejardhura

1. Veprat e prejardhura janë krijime in telektuale, që realizohen duke u bazuar në një ose disa vepra që kanë ekzistuar më parë, si përkthimet, përshtatjet, aranzhimet muzikore, ilustrimet, dokumentarët, riprodhimet artistike, faqet e internetit me të dhëna statike ose ndërvepruese, si dhe ndryshime të tjera të krijimeve/veprave letrare, shkencore ose artistike origjinale që mund të transformohen, të rimodelo hen ose të përshtaten, dhe të cilat mbrohen si krijime/vepra origjinale në mënyrë të pavarur nga të drejtat e autorit të krijimit origjinal.
2. Parashikimi më sipër nuk mund të interpretohet në dëm të të drejtave të au torit të veprës, e cila është përshtatur.
3. Autorët e veprave të prejardhura gëzojnë të drejtën e autorit mbi to vetëm me autorizim/kontratë me shkrim të au torit ose titullarit të të drejtave të veprës origjinale.
4. Të drejtat e autorit të veprave të pre jardhura nuk cenojnë të drejtën e autorit të veprave origjinale që është përkthyer, përshtatur, përpunuar ose transformuar në mënyrë tjetër, të ndryshme nga ato origji nale.
5. Përkthimet e teksteve zyrtare në fushën e legjislacionit, të administratës dhe vendimet e gjyqësorit duhet të jenë të mbrojtura, përveç rasteve kur kanë për qëllim informimin zyrtar të publikut.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 10
Përmbledhjet

1. Mbrohen nga e drejta e autorit, përm bledhjet e veprave, të kontributeve ose ma terialeve të tjera, të veprave shkencore ose artistike, të cilat, për arsye përzgjedhjeje ose të përshtatjes së përmbajtjes së tyre, përbëjnë krijime intelektuale të autorit.
Kjo mbrojtje nuk shtrihet për përmbajt jen e përmbledhjes dhe nuk cenon të dre jtat ekzistuese në përmbajtjen e saj.
2. Përbëjnë përmbledhje, në kuptim të këtij neni, vepra të tilla, si: enciklopedi, antologji, fjalorë, përmbledhje të tjera të ngjashme ose përpilime të materialeve dhe të dhënave të ndryshme, gazeta, revista, recensione dhe periodikë të tjerë, pavarësisht nëse janë të mbrojtura ose jo veçmas nga të drejtat e autorit dhe të dre jtat e lidhura me to, me kusht që ato, për shkak të përzgjedhjes ose përpunimit të përmbajtjes së tyre, të jenë rezultat i kri jimtarisë intelektuale.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 11
Baza e të dhënave
Mbrohet nga e drejta e autorit baza e të dhënave, e cila, në kuptim të këtij ligji, është një mbledhje e krijimeve të pavarura dhe e të dhënave ose materialeve të rendi tura, në mënyrë sistematike ose metodike dhe që janë të aksesueshme me anë të mjeteve elektronike ose mjeteve të tjera
dhe që bën krijim intelektual.
Baza e të dhënave nuk shtrihet për përmbajtjen e materialeve që përbëjnë bazën e të dhënave dhe nuk cenon të drejtat ekzistuese mbi to. Mbrojtja e një vepre bazë të dhënash nuk zbatohet për programet kompjuterike të përdorura në përgatitjen ose përdorimin e bazës së të dhënave, të cilat janë të arritshme nga mjetet elektronike.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 12
Krijimet që nuk janë objekt mbrojtjeje nga e drejta e autorit

1. Nuk janë objekt i së drejtës së autorit dhe nuk gëzojnë mbrojtje nga ky ligj:
a) idetë, teoritë, konceptet, zbulimet dhe shpikjet në një vepër krijuese, pa varësisht nga mënyra e marrjes, e të shp jeguarit ose e të shprehurit;
b) shpikjet, aktet ligjore, administrative dhe gjyqësore, si dhe krijime të tjera zyr tare dhe koleksionet e tyre, të paraqitura me qëllim që të informohet zyrtarisht pub liku;
c) simbolet zyrtare të shtetit, të orga nizatave dhe autoriteteve publike, si për shembull: armët, vula, flamuri, emblemat, medaljoni, shenja dalluese, medalja;
ç) mjetet e pagesës;
d) lajmet dhe informacioni i shtypit, i
cili ka karakter të thjeshtë informimi; dh) të dhënat dhe faktet e thjeshta.
2. Krijimet letrare popullore dhe artis tike popullore në formën e tyre origjinale nuk janë objekt i së drejtës së autorit, por komunikimi i tyre në publik është subjekt i pagesës së shpërblimit, kur komunikimi në publik është për veprat e mbrojtura nga e drejta e autorit. Shpërblimi do të për doret për nxitjen dhe stimulimin kulturor e artistik me natyrë jofitimprurëse në fus hat përkatëse artistike dhe kulturore, në përputhje me rregullat e shpërndarjes së shpërblimit nga agjencitë e administrimit kolektiv për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.
 

WxP

Hidrauliku
KREU II AUTORËSIA
Neni 13 Autori
Autor është çdo person fizik ose një grup personash fizikë, që krijon vepër letrare, artistike, shkencore, produkt intelektual origjinal, i materializuar, pavarësisht nga forma dhe mënyra e të shprehurit.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 14
E drejta e autorit në veprat
me bashkautorësi
1. E drejta e autorit në një vepër, që është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta krijuese të dy ose më shumë autorëve, më tej bashkautorë, u përket atyre në mënyrë të përbashkët, pavarësisht nëse vepra për bën një të tërë të pandashme ose është bashkim i pjesëve të pavarura.
2. Marrëdhëniet midis bashkautorëve dhe shpërblimi i tyre përcaktohen me marrëveshje ndërmjet palëve, sipas Kodit Civil.
Në mungesë të kësaj marrëveshje, ad ministrimi i së drejtës së autorit mbi ve prën e përbashkët dhe shpërblimi përkatës ndahet midis tyre, sipas Kodit Civil.
3. Pavarësisht se bashkautorët e ush
trojnë të drejtën e autorit së bashku për veprën në tërësi, secili prej tyre mund të përdorë pjesën e tij të veprës së përbash kët, nëse ajo është lehtësisht e identifi kueshme, me përjashtim të dy rasteve:
a) kur me marrëveshje mes bashkau torëve është ndaluar shprehimisht për dorimi i pavarur i pjesëve të krijuara nga secili prej tyre;
b) kur përdorimi i pavarur i krijimeve të secilit prej bashkautorëve dëmton për dorimin në tërësi të veprës së përbashkët.
4. Personi, i cili ka dhënë materiale, asistencë teknike ose organizative në pro cesin e krijimit të veprës së përbashkët nuk do të konsiderohet si bashkautor.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 15
E drejta e autorit për përmbledhjet
1. Personat fizikë apo juridikë, privatë a publikë, në bazë të nismës ose drejtimit të të cilëve është krijuar një përmbledh je, sipas pikës 1, të nenit 10, të këtij ligji, ose me emrin e të cilëve është botuar, janë mbajtës të të drejtave ekonomike të autorit dhe i gëzojnë këto të drejta sikur të ishin autorët e kësaj përmbledhjeje. Këto sub jekte kanë të drejtë të vendosin emrin ose titullin e tyre dhe të kërkojnë përmendjen e tyre në çdo përdorim publik të këtyre përmbledhjeve.
2. Të gjithë autorët e veprave, kontrib uteve ose materialeve të tjera, që janë të përfshira në përmbledhje, do të konsid erohen të kenë të drejtë për një ndarje të barabartë të shpërblimit që do të merret nga përdorimi i saj, përveçse kur parashi-kohet ndryshe me kontratë ose me rregul lat e parashtruara në këtë ligj.
3. Autorët e atyre veprave, kontributeve ose materialeve të tjera që janë të përfshira në përmbledhje, ruajnë të drejtat ekskluz ive mbi veprat e tyre për t’i shfrytëzuar në mënyrë të pavarur nga përdorimi në tërësi i përmbledhjes, përveçse kur parashikohet ndryshe me kontratë midis autorëve dhe personit fizik ose juridik të përmendur në pikën 1 të këtij neni.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 16
Prezumime ligjore mbi autorësinë
1. Në mungesë të provave për të kundërtën, çdo individ ose grup indi vidësh, emri i të cilit shfaqet mbi një ve për, cilado qoftë mënyra e shfaqjes, prezu mohet autor i veprës.
2. Kur vepra botohet shfaqet/trans metohet në formë anonime ose nën një pseudonim, në një mënyrë që e bën të pa mundur identifikimin e autorit, në mung esë të provave për të kundërtën, botuesi ose shfaqësi apo transmetuesi i një vepre të pabotuar konsiderohet si mbajtës i së drejtës së autorit dhe me këtë cilësi gëzon të drejtën të mbrojë e të ushtrojë të drejtat e autorit. Zbatimi i rregullit të mësipërm pushon kur autori zbulon identitetin e tij dhe provon përpara organeve gjyqësore autorësinë e veprës së tij.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 17
Mbrojtja automatike, pa asnjë for malitet, e së drejtës së autorit
Autorët gëzojnë të drejtën e autorit mbi veprat e tyre, sipas parashikimeve të këtij ligji, për faktin e vetëm të realizimit të kri jimit. Për ekzistencën dhe zbatimin e së drejtës së autorit nuk kërkohet asnjë reg jistrim i veprës ose formalitete të tjera.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 18
Regjistrimi i veprave të së drejtës së autorit
1. Autorët mund të regjistrojnë vull netarisht veprat e tyre në një regjistër të veçantë, i cili mbahet në formë elektron ike ose shkresore ose të dyja bashkë në mënyrën e përcaktuar nga Drejtoria për të Drejtat e Autorit.
2. Regjistrimi vullnetar i veprave në regjistrin e Drejtorisë për të Drejtat e Au torit ka efekt ligjor derisa me vendim gjy qësor të provohet e kundërta.
3. Procedurat e regjistrimit, organizimi, klasifikimi dhe tarifat e regjistrimit për caktohen me vendim të Këshillit të Min istrave.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 19
Marrëdhënia midis së drejtës së au
torit dhe pronësisë mbi objektet fizike

E drejta e autorit ekziston në mënyrë të pavarur nga çdo e drejtë pronësie mbi objektin fizik, në të cilin është shpre hur ose materializuar krijimi intelektual. Marrëdhënia midis së drejtës së autorit mbi veprën dhe pronësisë rregullohet në mënyrë specifike në kreun V të këtij ligji.
 

WxP

Hidrauliku
KREU III
PËRMBAJTJA E TË DREJTAVE TË AUTORIT
Dispozita të përgjithshme Neni 20
Llojet e të drejtave
1. E drejta e autorit përfshin dhe mbron
të drejtat vetjake jopasurore të autorit, duke siguruar respektin ndaj cilësive të tij intelektuale dhe personale në punë dhe të drejtat pasurore të autorit në lidhje me in teresat e tij ekonomikë.
2. Autori ka të drejtën e shpërblimit për çdo përdorim të veprës së tij, përveçse nëse parashikohet ndryshe me këtë ligj ose me kontratë.
Seksioni 1
Të drejtat vetjake jopasurore
 

WxP

Hidrauliku
Neni 21
E drejta e bërjes publike të veprës
1. Autori ka të drejtë të vendosë për kohën dhe vendin, si dhe për mënyrën me të cilën dëshiron t’ia bëjë të njohur për herë të parë veprën publikut.
2. Përpara bërjes publike të veprës, çdo informacion për përmbajtjen e tij mund t’i jepet publikut vetëm me pëlqimin e au torit.
 

WxP

Hidrauliku
Neni 22
E drejta e njohjes dhe përmendjes së autorësisë
1. Autori ka të drejtën të njihet dhe tëpërmendet si autor i veprës. Kjo e drejtë ekziston në mënyrë të pavarur nga e drejta pasurore e autorit, edhe pas transferimit të të drejtave ose tagrave të saj.
2. Përdoruesit e një vepre, e cila mbro het në kuptim të këtij ligji, janë të detyru ar të shkruajnë dhe të përmendin emrin e autorit në çdo kopje ose përdorim të ve prës, me përjashtim të rasteve kur autori deklaron në formë të shkruar se heq dorë nga e drejta për t’iu përmendur autorësia, në përputhje me natyrën e veprës dhe për dorimin e saj.
3. Autori ose trashëgimtarët e tij gë zon/jnë të drejtën vetjake jopasurore për të pretenduar bashkautorësinë e autorit në një vepër, si dhe për të kundërshtuar bash kautorësinë e vendosur në mënyrë arbitra re nga të tjerët për çfarëdolloj shkaku.
4. Autori ka të drejtë të vendosë se në emrin e kujt do të paraqitet vepra e tij te publiku, si dhe të drejtën që të mbetet anonim ose me pseudonimin e zgjedhur prej tij.
 

WxP

Hidrauliku
Po keto qe hedhin fotot e lagjes si me i pas te vetat neper forume i kap ligji?
E kan ber nga cel i tyre jan autore, nese nje person ne foto ankohet e vertetohet qe eshte ai detyrimisht foto fshihet.
 
Top