E dua dhe unë një Aeroport

ballina-01-4.jpg

Në realizmin magjik gjen lloj lloj botësh, kataklizma e shpërthime, maja të mëdha e hone. Arritje spektakolare të humanizmit, shumë gjëra që nuk përngjajnë me të zakonshmen jetë.


Po zor se rastis një fabul si kjo e kryeministrit tonë që mbjell kudo ku shkon aeroporte.

lg.php
Po sfidon të madh e të vogël.

Europa e vendet e mëdha me mbyllje e kufizime, Shqipëria me dritareje të reja në qiej.

Pas aeroportit të Vlorës, Korçës dhe Kukësit, tanimë edhe Gjirokastra do të ketë një të këtillë stacion.


Lista e dëshirave nuk është mbyllur. Ka qelluar ndoshta Tërmet Peçi jo shumë kërkues, se edhe Tepelena mund të kishte pasur një të tillë mrekulli, teksa babagjyshi i vitit të ri kaloi dje asaj ane.

Bosi i rilindjes nuk e ka për gjë ta quajë të ekzagjeruar e të pabazë programin e PD e të mbushë bulqitë me tallje e shpoti, e ndërkohë me të njëjtin hov të premtojë Aeroport në çdo rreth. Dikush mund të thotë se i ka hyrë insfrastrukturës hapësinore meqë nuk ndërtoi rrugë në tokë. Po prapë nuk del hesapi. Do duhej të kishte më shumë karar.

Gjithsesi, në pritje të Aeroportit të Gjirokastrës që do shërbejë si pikë tranziti për fluturimet nga Korca në Vlorë dhe Anasjelltas. Për momentin, i Kukësit le të qendrojë pak në vetmi.


Mapo.al
 
Nuk e ka fajin Edi Rama qe ne shqiptaret jemi analfabete e terrenuar si njerez. Ai na premtoi Rilindje dhe rilindje na solli. Ne kujtuam se do te rilindnim ne, por ai e kish per te rilindur Okigarket dhe miqt e tij, ndersa shqiptareve i rilindi rrenimin ekonomik dhe emigrimin.
 
Kur te na vije lulushi i vocel vocel zdo kemi aeroporte shyqyr zoti vec receta gatimi dhe si te flejme rehat 😂😂
 
Unë e dua një linjë direkte DK-AL, qoftë edhe me një aeroport të vetëm. Është shumë për të kërkuar! 😏
 
Aman o Zot cfare rrethi jemi .. do aeroport, ka .. madje ushtarak.
Do port.. ka edhe ate ushtarak 🤣
Do lum ..me te gjatin ne Ballkan.. ehaaaaa
Ashtu pra 💪 😊👍 harrove edhe repartin e tanksave 😁
Nga toka airi e deti sulmojmë këdo edhe ushtarakisht.
Prandaj 🤐🤫 😜
 
Aeroporti i Mushkonjave 😬😂 (e kupton Tahiri me çunat) sepse Rama nuk dinte qe aty uleshin dhe ngriheshin avionet e droges, per ate PD shikonte mushkonja 🤬
Në Lazarat PD i ngarkonte me mushka 😜
Kohë moderne tani, përdoren avionë 😁
 
Top