‘E kemi arrestuar dhe është në paraburgim’! Vendimi i pazakontë! Dashi dënohet me tre vjet burg për vrasjen e një gruaje

SUDANI- Një vendim i pazakontë është dhënë në Rumbek East County, Sudani Jugor.
dash.jpg

Një dash është arrestuar pasi sulmoi një grua që vdiq nga plagët e marra.

Sipas mediave të huaja, dashi goditi me kokë gruan të indetifikuar si Adhieu Chaping.

Roli ynë si polici është të ofrojmë siguri. Dashi u kap dhe aktualisht është nën paraburgim në një stacion policor të Maleng Agok Payam. Pronari është i pafajshëm dhe dashi është ai që ka kryer krimin ndaj meriton të arrestohet dhe më pas çështja do të kalojë në gjykatën zakonore ku çështja mund të kalojë në mënyrë miqësore,” tha Zëdhënësi i policisë së shtetit të Lakes, Mabor Makuac.

Dashi do të kalojë tre vitet e ardhshme në një kamp ushtarak në selinë e kontesë Aduel në Lakes State. Pronari, Duony Manyang Dhal, thuhet se ka rënë dakord të paguajë "kompensim gjaku", i cili përfshin dhënien pesë lopëve të tij familjes së viktimës.

Dhal do të humbasë kujdestarinë e dashii pas lirimit të tij. Sipas ligjeve të Lakes State, ai me sa duket do t’i dhurojë kafshën familjes së të ndjerit si kompensim të mëtejshëm. Administratori i qarkut Paul Adhong Majak i tha Gana wish që pronari i dashit dhe familja e viktimës janë fqinjë.

noa.al
 
  • Habi
Reactions: VIP
Wow.
Kur lexova titullin,mendova se ndonjë mashkull me emrin dash.
Edhe kafshët e buta qenkan të rrezikshme.
 
RRenjet instiktive.
Eh nuk duhet te qahemi,disa nga degzimet njerzore kane ecur pak.
Denojne njeri-tjetrin,dhe jo kafshet.
Dicka pozitive po ta analizosh ne thelb.
 
RRenjet instiktive.
Eh nuk duhet te qahemi,disa nga degzimet njerzore kane ecur pak.
Denojne njeri-tjetrin,dhe jo kafshet.
Dicka pozitive po ta analizosh ne thelb.
Po ta analizosh mir mir te keqen vllai ty , ai Dash legeni ka fyt dhe dy familje ne hasmeri 😄

P..s.Arrestimi i dashit me duket vendim me mend , se dhe mund t'ja kishin prer qafen direkt 👍
 
Top