E mrekullueshmja tavë e sofrës së Prizrenit (Receta tradicionale)

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Screenshot_1.png

Është një recetë e vjetër po aq sa edhe zakonet popullore shqiptare. Një gatim i kuzhinës vendase, specialitet i Prizrenit dhe është një recetë e trashëguar brez pas brezi.

Pavarësisht byrekëve fantastikë, suxhukëve e qofteve të zgarës, tradita e Prizrenit në kuzhinë është e pafundme në shijet e larmishme që ofron.

Më poshtë shikoni një recetë tipike të Prizrenit, e përgatitur me përbërës që të gjithë i kemi në kuzhinë por që kombinimi i tyre shndërrohet në një shije unike, fantastike.

Ky gatim sjell në tryezë traditën e hershme shqiptare dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të ndryshme të stinës.

Sidomos me sallatë jeshile apo spinaq e limon si dhe turshi të ndryshme, lakër arme apo patëllxhanë turshi të mbushur etj.

Përgatitja e Tavës së Prizrenit

Përbërësit


  • 4 kokrra qepë mesatare
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 3-4 lugë gjelle gjalpë të freskët
  • 3 kokrra domate mesatare
  • 400 gr speca
  • 100 gramë mish të grirë (Sipas dëshirës)
  • 200 gr djathë djathë kaçkavall të grirë
  • 2 filxhanë çaji kos
  • 2 lugë miell gruri
  • 4 kokrra vezë
  • kripë
  • majdanoz i grirë hollë
Përgatitja

Qërojmë dhe grijmë hollë qepët.

Pastrojmë specat dhe domatet dhe i presim në kubikë të vegjël.

Shtojmë vaj ulliri në një tigan të madh, shtojmë si fillim qepët dhe specat, i kaurdisim për pak dhe më pas shtojmë mishin e grirë, e kaurdisim pak e më pas shtojmë domatet e grira.

I kaurdisim në zjarr derisa volumi i tyre të ulet. Shtojmë kripën dhe majdanozin e grirë.

Të gjithë masën e hedhim në një tavë dhe nisim përgatitjen e salcës me kos, vezë dhe djathë.

Në një tas rrahim vezët shtojmë miellin dhe kosin. AgroWeb.org ju sugjeron të përdorni edhe një mikser për të përftuar një masë të njëtrajtshme në një kohë më të shpejtë.

Të gjithë salcën e shtrojmë mbi masën e perimeve që kemi në tavë, sipër hedhim djathin e grirë dhe e fusim për pjekje në furrë të parangrohur përreth 40-45 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë./mesazhi.com
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Arfenilla

Themelues i Forumit
Lover he kuzhinjer🤣

.ps..vallai se di pse thon qofte si ne Prizeren.se perveq te Hysi diku tjeter fare nuk i bejn mir..
Buki ne Pr ..nr1
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
@Arfenilla un kam vite qe kam shetit kosoven biles deri n mitrovic kam ik ama si n prizren sbo askush
Qe n 2000 kam dal n kosov
E din pse!vetem se eshte bere zakon te thon 😜
Kosova nuk eshte e madhe.dhe nuk harrohet shija e ushqimit..qofte ma .. mish i bluar🤨
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Na bej i zile, vec pr kureshtje ti provojme
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Edhe hoxh edhe guzhiner hajde lover djali hajde 😂😂😂

Kam nga familja kuzhinere/e por mua s'ma ka dashte kurre.

Une di 2 vo n'sy me ti thy ty e vetit, ose me i tund si blic kshtu mos me dek uni :v
 
Top