E rëndë! Nipi i dehur përdhunon gjyshen në Divjakë, djali i të moshuarës denoncon ngjarjen: Kur erdha e gjeta të zhveshur dhe të rrahur

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Grabjan të Divjakës, ku një banor denoncon dhunën e ushtruar nga nipi ndaj gjyshes.

Djali i të moshuarës së dhunuar rrëfen për FaxNews se mbrëmjen e djeshme ka qenë në qytetin e Fierit për të pritur djalin që i vinte nga Greqia dhe në momentin që u kthye në shtëpi e gjeti të ëmën të zhveshur dhe të rrënuar.

Sipas tij, e moshuara i kishte thënë se ishte përdhunuar nga nipi me inicialet S.M., në gjendje të dehur, i cili u arrestua ditën e sotme në Lushnjë.

“Më bëri si do vetë. E lashë të më torturojë”, thotë e moshuara.

“Vajtëm për të marrë çunin në Fier me një taksi se vinte nga Greqia. Kur erdhëm këtu pashë plakën të vrarë me gjak.

Unë e kapja kshu nga supet, ky e kishte zhveshur dhe e kishte rrahur. Kur e pyeta nënën më tha që e kishte përdhunuar. Djali ishte i dehur. Të nesërmen vajta te Kozmai dhe ai më tha të shkoja ta denoncoja”,
thotë djali i të dhunuarës.




/ dita
 
Po lexova kete rast,po nuk ishe nipi i saj.
Sidoqoft tmerr po na degjojn veshet.
Jo per kot Allahu ka ndalu alkoholin.
 
Nuk kam kohe te shoh kete vidion, por me kafshe se ai qe e ka bere eshte media jone dhe ata injorant gazetar qe i bejne pyetje aq intime nenes shkrete dhe ja servirin komplet publikut shqiptar. Lereni mor mizerje ne vuajtjen e vet te shkretet. pashe 1 pjese tek shqiperia live dhe me ka revoltuar shume
 
Top