E vërteta mbi vaksinën e COVID-19 sipas revistës “TIME”

Eshtë një rreze e rrallë shprese në një vit pandemik brutal: në nëntor, Moderna dhe Pfizer/BioNTech bënë të ditur se vaksinat e tyre të shumëpritura ndaj COVID-19 janë afro 95% efektive në mbrojtjen e njerëzve kundër sëmundjes. Të dy kompanitë kanë kërkuar autorizim nga FDA-ja amerikane, për të filluar shpërndarjen e vaksinave, dhe agjencia pritet që të shqyrtojë këto kërkesa në mes të dhjetorit.

Shkencëtarët janë të inkurajuar dhe madje të befasuar nga përmasa e mbrojtjes që ofron; zyrtarët e shëndetit publik shohin atë që mund të jetë fillimi i fundit të pandemisë, dhe familjet kudo janë duke ëndërruar për një rikthim në normalitet, ku takimet për të festuar festa nuk janë më shqetësim për shëndetin publik. Por po këta ekspertë të shëndetit publik, paralajmërojnë gjithashtu se vaksinat nuk janë shkopi magjik që shumëkush shpreson. Kjo sepse për momentin, studimet tregojnë se në vend të parandalojnë që një person të infektohet, ato duket se parandalojnë që njerëzit të sëmuren rëndë.

Eshtë një dallim që humbet kollaj në diskutimin e “efikasitetit”. Po, Moderna dhe Pfizer/BioNTech raportuan se vaksinat e tyre janë 91.4% dhe 95% efektive. Por në këtë moment, efikasiteti nuk i referohet aftësisë së vaksinës për të parandaluar infeksionin nga virusi, por aftësisë së saj për të mbrojtur ndaj sëmundjes që shkakton virusi: COVID-19.

Në të dy testet, vullnetarëve iu dhanë në mënyrë rastësore, ose vaksina, ose placebo dhe më pas iu kërkua të raportojnë simptoma të COVID-19, si temperaturë, kollë, marrje fryme apo dhimbje muskujsh. Vetëm pas kësaj ata u testuan për praninë e virusit. Nëse njerëzit dilnin pozitivë pas testit, ata regjistroheshin si raste të konfirmuara me COVID-19. Më pas, studiuesit krahasuan se sa shumë prej atyre në grupin e të testuarve si pozitivë ishin vaksinuar, përkundrejt atyre që kishin marrë placebo, dhe zbuluan se ata që ishin vaksinuar ishin më të prirur të përjetonin më pak simptoma dhe të mos sëmureshin aq rëndë se sa ata të grupit tjetër.

Për shkak se studimi regjistronte vetëm ata vullnetarë që kishin rezultuar pozitivë, nuk ka se si të dihet nëse vaksinat sjellin imunitet total për të tjerët. E qartë është se vaksina duket se të mbron nga rëndimi i sëmundjes një herë që je infektuar – dhe ky është gjithësesi një avantazh i madh përballë virusit, pasi rëndimi i COVID-19 mund të shpjerë njerëzit në reanimacion. Sa më shumë njerëz të infektuar e kalojnë me simptoma të buta në shtëpi, aq më pak barrë do të ketë mbi sistemin shëndetësor, dhe aq më pak të ekspozuar do të jenë punonjësit e shëndetit përballë virusit. Të gjitha këto kontribuojnë për një kontroll më të mirë të pandemisë.

Megjithatë, për shkak se vaksinat nuk mbrojnë domosdoshmërisht përballë infeksionit, ne nuk do të braktisim masat e shëndetit publik – si mbajtja e maskave, distancimi social dhe shmangia e grumbullimeve në ambiente të mbyllura. Studiuesit po vazhdojnë të bëjnë kërkime, nëse njerëzit që vaksinohen dhe nuk përjetojnë asnjëherë simptoma, mund ta përhapin gjithësesi sëmundjen. Në ndërkohë, ekspertët thonë që është mirë të ruhen sjelljet që duket se e kanë zbutur përhapjen e COVID-19.

Edhe nëse vaksinat autorizohen, furnizimi fillestar do të jetë i limituar deri kur prodhimi të plotësojë kërkesën. Një komitet i pavarur këshilltarësh në CDC Amerikane rekomanduan në 1 dhjetor, që punonjësit në sistemin shëndetësor dhe qytetarët e moshuar të vaksinohen fillimisht. CDC ka kërkuar gjithashtu që departamentet e shëndetësisë të dorëzojnë propozime se si do të shpërndajnë dozat në faza. Jo të gjithë këto plane janë konsoliduar, por shumica fillojnë me grupet e riskut, dhe më tej vijojnë me popullsitë më vulnerabël, duke përfshirë njerëzit me sëmundje kronike, dhe më tej gjithë të tjerat teksa gjithnjë e më shumë doza bëhen të disponueshme.

Ndërsa të dy kompanitë kanë nisur prodhimin e dozave, gjasat janë që shumica e amerikanëve nuk do të vaksinohen deri në pranverën e vitit të ardhshëm, kështu që objektivi final në kontrollin e pandemisë – imuniteti i tufës – ndoshta nuk do të ndodhë deri në fund të vitit tjetër. “Deri kur shumica e popullsisë të jetë vaksinuar, dhe numri i rasteve të ketë rënë në nivele shumë të ulëta, ne nuk do të jemi në gjendje të marrim frymë lirisht dhe pa maskë”, thotë Emanuel Goldman, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin Rutgers. Edhe atëherë, thekson ai, studiuesit do të duhet të ruajnë vigjilencën për të gjurmuar mutacione të mundshme të virusit. “Ai mund të ketë ide të tjera dhe mund të ndryshojë në një mënyrë që i bën vaksinat më pak efektive”.

Vetëm duke vaksinuar miliona njerëz, dhe duke monitoruar se si reagon sistemi i tyre imunitar, do të munden ekspertët që të kenë një ide më të mirë se si të zhduket COVID-19, ose ta bëjnë shumë më të vështirë përhapjen e tij. “Mesazhi i madh është se kemi një mjet shtesë në formën e vaksinave, për të luftuar COVID-19, por ne nuk kemi një mjet për të zëvendësuar ato gjëra që bëjmë sot”, thotë Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive. “Shpresojmë që, teksa vendi dhe bota vaksinohen masivisht, virusi do të sprapset, dhe nuk do të ketë ku të përhapet sepse të gjithë do të jenë të mbrojtur”.

/ TIME Magazine – Bota.al
 
Ishalla bo punë thuj po se ngeli mileti tu u cpu, grip pule, grip derri, grip mushke e ku e di unë. Plus (kte se kom kuptu kurr) vaksinë për grip sezonal.
 
Pra mendon qe esht e sigurte qe vaksimimi esht posaçerisht vetem per virusin dhe asgje tjeter?
Xhelo eshte thjeshte vaksine mos u beni injorante nese duan te na kontrrollojne ashtu sic thuhet e bejne dhe tani pa vaksine me teknologjine dhe fuqine ekonomike qe kane.

Covid seshte shaka vertet disa e kalojne lehte por per disa te tjere eshte semundje shume e rende qe te pengon madje dhe jeten mund te zgjase 5 jave e me shume i bi te humbesh punen e ku di une. Dhe nese e kalon njehere prap per pak muaj mund te infektohesh prape.

E vetmja zgjidhje eshte vaksina. Lus Zotin ta sjellin sa me shpejt.
 
Xhelo eshte thjeshte vaksine mos u beni injorante nese duan te na kontrrollojne ashtu sic thuhet e bejne dhe tani pa vaksine me teknologjine dhe fuqine ekonomike qe kane.

Covid seshte shaka vertet disa e kalojne lehte por per disa te tjere eshte semundje shume e rende qe te pengon madje dhe jeten mund te zgjase 5 jave e me shume i bi te humbesh punen e ku di une. Dhe nese e kalon njehere prap per pak muaj mund te infektohesh prape.

E vetmja zgjidhje eshte vaksina. Lus Zotin ta sjellin sa me shpejt.
Kuptoj 😊
 
“Shpresojmë që, teksa vendi dhe bota vaksinohen masivisht, virusi do të sprapset, dhe nuk do të ketë ku të përhapet sepse të gjithë do të jenë të mbrojtur”.

/ TIME Magazine – Bota.al
Këto shpresa në fakt zbulojnë se covid-19 nuk është dhe aq agresiv sa e kanë paraqitur gjatë gjithë kohës. Ose, në rast të kundërt, përbërja e vaksinës ka dekodim dhe bllokim të DNA dhe RNA të virusit. Bravo hulumtuesve.
 
Sa pashë një shpjegim të mjekut dhe zhurnalistit danez Peter Qvortrup Geisling (përkthimin e plotë një her tjetër).
Ai pos tjerash thekson se deri më sot në DK, asnjë rast mortaliteti nuk është lidhur drejtëpërdrejtë me covid-19. Atë që ministria e shëndetësisë e predikton në perspektivë, është se do ketë mortalitet mes 1600-5600 (covid-19), në krahasim me statistikat e mortalitetit rreth 1000 çdo vit nga influenca.

 
Sa pashë një shpjegim të mjekut dhe zhurnalistit danez Peter Qvortrup Geisling (përkthimin e plotë një her tjetër).
Ai pos tjerash thekson se deri më sot në DK, asnjë rast mortaliteti nuk është lidhur drejtëpërdrejtë me covid-19. Atë që ministria e shëndetësisë e predikton në perspektivë, është se do ketë mortalitet mes 1600-5600 (covid-19), në krahasim me statistikat e mortalitetit rreth 1000 çdo vit nga influenca.


Prit tani kur ta shpallin te paafte dhe ti heqin titujt.. Askush nuk ngelet pa pasoja nese i thua gjerat ashtu sic jane kur flitet per Covidin.
 
Sa per vaksinen, nese edhe pasi ta marrim ate do duhet akoma te jetojme me maska, me distance, me rregullat e tanishme.. Perse u dashka me e marr???

Perderisa nuk na kthehet normaliteti qe kishim, e kot eshte c'do gje..
 
Prit tani kur ta shpallin te paafte dhe ti heqin titujt.. Askush nuk ngelet pa pasoja nese i thua gjerat ashtu sic jane kur flitet per Covidin.
Nuk besoj, sepse subjekti në fjalë ka dhe bordin e vet/tv show/debate.... pastaj është shtet demokratik 🙂 Ka dhe do tjerë që mbështesin pohimin e tij.
 
Vaksina parandalon sa te zbulohet ilaci, sic ka ilace per grip do kete edhe per kte model gripi por...

... me pare te marrim triliardat per vaksinen
masanej te qesim ilaçin qe te marrim e ca miliarda te tjera.
 
Vaksina parandalon sa te zbulohet ilaci, sic ka ilace per grip do kete edhe per kte model gripi por...

... me pare te marrim triliardat per vaksinen
masanej te qesim ilaçin qe te marrim e ca miliarda te tjera.

Dhe ne akoma do rrojme me frike, me maska, me radhe neper pikepagesa,banka,markete,me fashe oraresh,me ore policore dhe me budalliqet alla "tingujt e zerit shperndajne kovidin" derisa keta te fitojne miliardat dhe te cojne politikat e tyre deri ne fund.

Te ashtuqsha jeten e qenit
 
Një të mirë ka, implementimi i suksesshëm i higjienës te njerëzia.

Shume e vertete.. Njoh njerez qe deri dje nuk i lanin as syte, tani mbajne dezinfektus me vete.

Pastaj kjo puna e distances.. Nuk ka gje me te lehte se sa tu qendrosh larg njerezve qe nuk i duron dot. 😅
 
Shume e vertete.. Njoh njerez qe deri dje nuk i lanin as syte, tani mbajne dezinfektus me vete.

Pastaj kjo puna e distances.. Nuk ka gje me te lehte se sa tu qendrosh larg njerezve qe nuk i duron dot. 😅
Uhhh sa klaustrofobi kam pas nga njerëz që të ngjiten pas. Sa herë u kam folur me të butë e dhëmbështrënguar që të largohen 😁
 
Vaksinat Dinamizmi i sektorit privat ne USA fitoi garen e vaksines. Dy vaksinat amerikane Pfizer-Biontech dhe Moderna dolen te parat, ne kohe dhe efikacitet (bazohen te teknologjine e re MRNA) duke lene pas vaksinen angleze te Oksfordit (Astra Zeneca), qe mbeshtetet ne teknologjine tradicionale me virus bartes te pademshem. Te treja vaksinat u shpiken shume shpejt. Gjithe kjo kohe ishte per provat klinike. Dy vaksinat amerikane i bene provat me vullnetare ne USA; dolen me efikacitet te larte 95%, por jane te shtrenjta $20 dhe kerkojne te mbahen ne temperature shume te ulet. Astra Zeneca i beri provat ne Ameriken Latine, ku bene gabime ne dozat (latinë hesapi), prandaj i eshte vonuar aprovimi. Efikaciteti duket te jete 70 - 90%, por eshte e lire $5, e fabrikueshme kollaj andej nga India dhe kerkon frigorifer te zakonshem. Astra Zeneca duket se do jete vaksina per konsum te gjere ne bote. Duhet me i ble ca aksione.
 
Keshtu i bie te jete.
Nuk kane c`te bejne tjeter.
Sepse mes nje pandemie te papritur boteror,dhe vete sistemi mjeksor dhe shkenactaret ishin te papergaditur per kete lloj virusi.
I bie qe do shkojne hap pas hapi ,ne varesi ,se si do shkojne rezultati me trajtimet,qofte vaksina apo ilacet.
Saktesisht para pak ditesh ne kete forme e shpjegoje njera nga pergjegjset e sistemit shendetesore ketu ne Athine!
Dhe nderkohe qe dikush e pyeti, nese do mblidhemi ne tavolinen e krishtelindjeve,ajo ju pergjigj as per te pashkeve,dhe kjo eshte nje gje e sigurte.
Dhe parashikonte nese cdo gje shkone mire fundin e vitit 2021 si fitim beteje ndaj paidemise.
 
Një e vërtetë tjetër.....

F768AB7D-1E2B-4166-AE8D-645EE16459C6.jpeg
Burimi: Global-responce

Maxhoriteti i donatorëve janë bankat, thuhet. Sa shumë harxhime janë nevojitur në të vërtetë për shpikjen e vaksinës, mbetet për t’u diskutuar.
Gjithësesi, do fitojnë edhe në shitje, të tjerët do forcojnë imunitetin. Win-win 😁
 
Top