E xhumaja muslimane! ^_^

Thuhet se një ditë xhuma, Hamid Ellefaf ishte përgatitur të shkonte në xhami që ta falë namazin e xhumasë, por i preokupuar me disa punë, u gjet në dilemë si të veproj. Gomari i kishte humbur, miell i kishte mbetur në mulli dhe atë ditë ishte radha e tij ta ujise tokën me ujë nga lumi.
Filloi të mendoj:
– Nëse shkoj në xhami, do t’i humbas të gjitha këto punë. Pastaj tha me vete: – Punët e ahiretit janë më të mira dhe të përhershme !
– Dhe shkoi në xhami për ta falur namazin e xhumasë duke i lënë anash punët e dynjasë.

Pasi u fal, dhe u kthye në shtëpi, ai pa se toka e tij ishte ujitur me ujë!? Në stallë e gjeti gomarin e lidhur, ndërsa kur hyri në shtëpi e pa gruan duke gatuar bukë me miellin e sapoardhur nga mulliri!

Ai i çuditur e pyeti gruan, e ajo i tha:
– Dëgjova një britmë jashtë shtëpisë, kur dola pashë hienën duke ndjekur gomar tonë, e ai, duke ikur nga ajo hyri në stallë.
Komshiu ynë, duke ujitur tokën e tij, e zuri gjumi, dhe uji nga toka e tij kaloi në tokën tonë.
Ndërsa komshiu tjetër shko ta merr miellin e tij në mulli, por në vend se ta merr të vetin, ai e mori miellin tonë. Kur e kuptoi se mielli nuk ishte i tij, por ishte i yni, e vuri para derës tonë.

Hamidi në shenjë mirënjohje drejtoi shikimin kah qielli dhe tha:
– O Zoti im! Unë për Ty, kam kryer vetëm një detyrimin, e Ti për këtë m’i kompensove tri të miat!

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.” (Xhuma, 9:10)

277168055_10158883584613526_6974242834586718027_n.jpg
Burimi: spektrum.al
 
Top