Edhe Romela Begaj braktis Shqiperine?

cent

...Lontano
Pezullimi i Federates Shqiptare te Peshengritjes deri ne nje afat te pacaktuar per shkak te tre rasteve te sportisteve tane te dopuar gjate ketij viti nuk eshte pritur mire nga sportistet e tjere.

Nenkampionia e Europes, Romela Begaj deklaron se ndeshkimi duhet te jete individual, ashtu siç dhe eshte suksesi ne kete sport.

“Kjo eshte nje gje shume e rende, jo vetem per mua, por edhe per te gjithe shqiptaret pasi prishet imazhi i sportit kryesor ne vend. Une si Romela dhe sportistet e tjere mbahemi me kete sport, ushqejme familjet me te dhe nuk kemi asnje profesion tjeter. Per mua ky eshte profesioni i vetem dhe nuk eshte faji im per gjendjen ku ndodhemi. Ne nje sport individual, edhe pergjegjesia duhet te jete e tille. Nuk ka perse te ndeshkohet nje kolektiv i tere per fajin e nje sportisti te vetem”, u shpreh Begaj.
Te premten pritet qe te jete vendimi per pjesmarrjen ose jo te sportisteve tane ne arenen nderkombetare, nderkohe qe pas dy vitesh, Shqiperia do te jete organizatorja e Kampionatit Europian te Peshengritjes.

Romela kerkon nga institucionet kompetente qe dhe ne rast pezullimi, asaj te mos i nderpritet trajtimi sportiv. Ne rast te kundert kercenon me largim ne nje kombetare tjeter. “Une si sportiste i bej thirrje shtetit, kryeministrit dhe zotit Basha si sportiste e Tiranes, qe te mos me hedhin ne rruge sepse une me kete mbahem. Le te ndeshkohen pergjegjesit, jo te gjithe. Nese kjo nuk do te ndodhe, me keqardhjen me te madhe e them se do te konkurroj per nje flamur tjeter dhe me vjen shume keq per kete”, perfundoi flamurmbajtesja shqiptare ne Lojrat Olimpike te Londer 2012-s.
/top-ch.
 
Top