Egjipti i lashtë i parë nga lart

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Piramida, varre, statuja, tempuj dhe peizazhe: mrekullitë e tokës së faraonëve të vëzhguara nga një pikë e pazakontë këndvështrimi.

1-5-768x530.jpg


1. Një biplan ‘Vickers Vimy’, kopje e avionëve të përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore Britanike në Egjipt në vitet ‘20 fluturon mbi pllajën e Gizës, me piramidat ende të fshehura nën mjegull e orëve të para të mëngjesit.

2-4-768x444.jpg


2. Ramesseum, i ndërtuar në vitin 1258 para Krishtit, nga Ramses si tempulli i tij. Ramsesi i Madh, siç u quajt më vonë, ishte me të vërtetë mbret i mbretërve, pra sovrani më i fuqishëm (edhe pse më megalomani) i Egjiptit të lashtë, i cili e udhëhoqi vendin në kulmin e fuqisë duke arritur rekorde të shumta: mbretërimi më i gjatë nga të gjithë në Mbretërinë e Re (67 vjet); territorin më të madh (nga Nubia në Siri); jetën më të gjatë (vdiq rreth 90 vjeç); familjen më të madhe (dhjetëra gra dhe rreth 100 fëmijë) dhe statujën më madhështore (1.80 metra, e jashtëzakonshme për kohën).

3-4-768x506.jpg


3. Lugina e Mbretërve ishte mbretëria e të vdekurve; atje janë gjetur më tepër se 400 varre mbretërish, mbretëreshash, priftërinjsh, fisnikësh e madje edhe punëtorësh. Në foto shihen hyrja e varrit të Tutankamon (në qendër) dhe e Ramses II (në të majtë).

4-3-768x517.jpg


4. Piramida Meidum, 40 metra e lartë, u përfundua rreth vitit 2620 para Krishtit me formën e saj aktuale në trajtë shkallësh. Ndërtimi i saj u nis nga faraoni Huni dhe u përfundua nga pasardhësi i tij Snefru.

5-3.jpg


5. Një nilometër pranë tempullit ptolemian të Kom Ombo. Bëhet fjalë për një sistem pusesh me anë të të cilëve bëhej i mundur vlerësimi i niveli të ujërave të Nilit.

6. Tempujt e Mentuhotep II (shekulli XXI para Krishtit), Hatshepsut dhe Tuthmosis III (shekulli XV para Krishtit) në faqen e Deir el-Bahari, në Tebën perëndimore (pranë Luxor). Mbi kurriz qëndron Lugina e Mbretërve, e cila është shtëpia e varret mbretërore të Mbretërisë së Re.

7-3.jpg


7. Statujat e mëdha (18 metra) të Amenhotepi III (shekulli XIV para Krishtit), të cilat grekët i quajtën “Kolosët e Memnon”, sipas një heroi mitik etiopian. Ata ishin pjesë e një tempulli, pothuajse tërësisht i zhdukur sot, në Tebën perëndimore.

8-2-768x528.jpg


8. Sfinksi i Gizës, në afërsi të Kajros, konfiguron faraonin Khafre (e ndërtuar rreth 4.500 vjet më parë), me trupin e luanit. Gdhendur në shkëmbinj gëlqerorë, sfinksi është rreth 74 metra i gjatë dhe 20 metra i lartë.

9-2-768x445.jpg


9. Obelisku i papërfunduar i Assuan, rreth 42 metra i gjatë, me peshë 1 150 tonë. Nga shqyrtimi i tij janë zbuluar shumë informacion për teknikën që përdornin egjiptianët për nxjerrjen e shtyllave nga guroret.

10-2-768x502.jpg


10. Fshati i Deir El-Bahari, në Luginën e Mbretërve (1479-1457 para Krishtit). Egjiptianët e lashtë besonin në jetën pas vdekjes, për aq kohë sa trupi i të ndjerit do të qëndrojë i paprekur, dhe me ndihmën e formulave magjike.
g.shqip
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Egjipti i lashtë i parë nga lart

Ju kshilloj te vizitoni Egjyptin, do ju duket vetja ne nje udhtim 2-3000 vjet indjetro ne kohe.
 

DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Egjipti i lashtë i parë nga lart

Gjurmet e se vertetes!
 
Top