Eh femrat shqiptare!

Nga Marigona H. Krasniqi.

Kur thonë: "jeni tranu ju çikat e reja, s'po duroni as sytë e zi me ju thanë, ktyneherë ka pas marifet" e të tilla muhabete, ua kujtoni 'marifetet' e tyre, të së kaluarës:

-Çikat i keni feju edhe n'djep, e nana e çikës nuk ka pas t'drejtë as me diskutu e shpesh nuk ka qenë në dijeni as ajo. Si rezultat çika qysh n'fillimet e saja në shkollë ka qenë e bullizuar nga bashkëmoshatarët.

-Gratë i keni fajësu, e shpesh edhe i keni divorcu veç pse nuk kanë lind djem, anipse 'fajtori' nuk u kërku asnjëherë po me 'mençuninë' e juve t'pashoqe e keni ditë që gruaja ka faj.

-Grave të divorcuara flokët ua keni rru, qethë a pre ,qysh t'doni thoni, veç me u dallu ndër të tjerë që me demek këtë e ka lshu burri.

-I keni mshelë në shtëpi gratë e vet keni dal rrugëve, e kur jeni kthy u keni tregu atyne se sa e zonja ish gruaja e filanit.

- I keni rrahë gratë sa herë që ju ka kcy naj nerv n'kry e prap ajo nuk ka guxu me fol se 'dajaku ka dal prej Xhenetit'.

-Për gruan ka vendos çdokush: baba, vllau, burri, vjehrri, kunati, kunata, filani, fisteku, përveç asaj qe nuk ka ditë çka do të thotë vetja, e drejta, liria

-Te baba çika nuk ka guxu me fol se 'nuk ban m'u ni zani i çikes', te burri hiq se hiq se u kan në 'derë të huaj'.
(vazhdojnë rastet)

Kështuqe pernime mos na thoni as sytë e zi, as të kaltër as kurgjo. Jo që jemi tranu, po thjeshtë kemi mbledhë mend edhe e kemi kuptu që nuk e kemi 'farz' me ia duru zullumin askujt.
 
Dhe te mendosh qe para 1600 vjetesh fiset indiane ne Ameriken e Veriut e respektonin dhe e nderonin femren shume me teper se sot ne 2021🤦‍♂️
 
ky realiteti ka qene ne cdo cep te Shqiperise
vazhdo akoma me qene si te ne por dhe n'kosove apo me keq ne Maqedoni.

Autorja eshte nga veriu por kudo i ke kto probleme. Sigurisht sot jo kaq te medha.
Qe sa jam une ne jet keto probleme si kam ndeshur, nuk e mohoje qe ska. Por qe te vesh titullin "femrat shqiptare" me duket pak si è tej kaluar.
 
Top