EKSKLUZIVE/ Dita e dronit, ju flet Ballisti: “Autochthonous” më ndryshoi jetën, do rikthehem në Serbi për…

Tension. Emocione. Frikë. Shqipëria po luante në mes të Beogradit përballë 25. 200 serbëve. Për fat, lojë dhe raste të rrezikshme ishin për kuqezinjtë, me Cana-Mavraj & Co që udhëhiqnin ekipin tonë. Taktika të zgjedhura mjeshtërisht nga De Biazi-Tramexani për të përballuar mbi të gjitha… frikën e lojtarëve. Në fushë nisën të hidheshin flakadanë. Loja ndërpritet. Shqipëria po sulmohej edhe nga tifozët, përveçse nga 11- shja që ishte në fushë. Kronometrohej minuta e 42-të… Papritur, në horizont të stadiumit shfaqet një flamur. Jo ai i Shqipërisë zyrtare. Diçka më shumë.9A530B7E-FFB6-4990-AA9B-6510F8B2ED66.jpeg.jpg
Një punim, me hartën e të gjitha trojeve shqiptare, dhe në dy anët dy figura të shquara të historisë shqiptare që për pak minuta pushtuan Beogradin dhe kthyen pllakën e kualifikueseve për Kombëtaren drejt “Euro 2016”. Isa Boletini dhe Ismail Qemali fluturuan mbi qiellin e Beogradit, nën drejtimin e një mjeti fluturues, tip dron. E nëse gjithçka thuhet në pak rreshta, jo vetëm që zgjon emocionet e të gjithë shqiptarëve sot pas 6 vitesh, por përmbledh edhe të gjitha vuajtjet para dhe sidomos pas, që ka përjetuar ideatori. Heroi. Tifozi dhe patrioti që bëri gjithçka të mundur.

Ismail Morina, ose “Ballisti”, pranon ekskluzivisht për “Panorama Sport” të flasë për këto gjashtë vite. Çfarë i ka ndodhur? Çfarë ka përjetuar familja e tij? Ndikimi i atij flamuri në kualifikim. Ultrasi i Kombëtares rrëfen ekskluzivisht për gazetën edhe qasjen që ka ai sot për Serbinë dhe serbët. “Nuk kam shkelur më në Serbi që nga ajo natë, por jam i sigurt që herët apo vonë do ta bëj dhe kurdo që do të ndodhë, do të jetë për qëllime hulumtimesh kulturore apo shoqërore”, tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” autori i “AUTOCHTHONOUS”.

Si jeni dhe si shkon jeta pasi u bëtë i famshëm për dronin?

Përkryeshëm besoj. Më shumë se kaq nuk mund të pretendoja. Që kur ndodhi “AUTOCHTHONOUS” në Beograd, gjithnjë kam qenë i përkushtuar t’i kthehem jetës para ngjarjes, por pa i sforcuar gjërat. Dhe pas shumë peripecish (3,5 vjet përndjekje mes burgjeve, arresteve shtëpiake dhe bllokimit të pasaportës ilegalisht nga autoritetet shqiptare) ia dola t’i kthehem në mënyrë të suksesshme jetës që zhvilloja para asaj nate të datës 14.10.2014. Punoj në sipërmarrje, në sektorin e autotransportit, dhe po shijoj maksimalisht familjen dhe e pohoj me bindje dhe krenari që jam bashkëshort dhe atë me dedikim maksimal.59F8E977-2132-4709-A616-AAB0A33FE9A6.jpeg.jpg
A keni pasur shqetësime nga ndonjë strukturë apo nga tifozë nëpër rrjetet sociale?

Sa u përket kërcënimeve në rrjete sociale, ka pasur pafundësisht, ndërsa tani, sa herë që “AUTOCHTHONOUS” bëhet aktualitet, marr kërcënime. Kjo ka ndodhur sidomos në rastin e fundit kur Dua Lipa postoi “AUTOCHTHONOUS” në profilet e saj në rrjete sociale, por edhe në rastin kur një gazetar anglez (James Montague) botoi para pak kohësh një libër (“Among the Ultras”) mbi tifozëritë nëpër botë dhe ku i kishte dedikuar një kapitull të tërë veprës “AUTOCHTHONOUS”.

Çfarë ndodhi në rastin e botimit të këtij libri?

Ky libër është botuar edhe në Serbi dhe aty mediat kanë botuar disa fragmente në lidhje me tregimet e mia në libër apo përshtypjet e autorit mbi mua dhe mbi veprën “AUTOCHTHONOUS” e kështu me radhë. Menjëherë kam marrë kërcënime me vdekje nga profile false dhe jofalse në rrjete sociale. E vërteta është se asnjëherë që kur kanë filluar këto kërcënime në 2014-ën dhe deri sot nuk i kam denoncuar në organet ligjzbatuese, as në Shqipëri, por as edhe në Itali.

PanoramaSport.al
 
Ce gric e ky me gjethe fiku dmth...rri or cun se mezi te nxoren nga Kroacia
Ja kjo dmth me pas kompleksin e të voglit gjithmonë Mono.

Fundja ky nuk shau asnji.
Boni provokim që s'ka lidhje me futbollin?Po.
Por fundja tha një të vërtetë...
Ça duhet me thonë për Ivankën Serbe,
Që zbriti në fushë atë natë?!!!

Rri o cun se....
 
Jo fare ska lidhje me komplekse , por kur flasim per patriotizem eshte nje gje , dhe te flasesh per sport eshte tjeter gje
Pavaresisht qe edhe une mund te kem ndjere emocione ne ate gjest , ne ate moment ..kjo nuk do te thote qe kjo histori te vazhdoj sepse kshu i thote mendja ketij
Thua se se dime kush jane serbet e kelyshet e tyre , por mos harrojme se sa shume u rrezikuan jetet e te tjereve nga nje njeri i vetem
sa probleme shkaktoi?
ne fund fituam i tre piksh , e aq :p
 
Pikërisht atë thashë edhe unë që nuk kishte lidhje me futbollin.

POR, e kisha me komentin "që mezi e nxorrën..."

Ktu qëndron edhe inferioriteti.

Sa për jetën e ktij edhe ç'a ka bo unë nuk e kom ndjek.
 
Pikërisht atë thashë edhe unë që nuk kishte lidhje me futbollin.

POR, e kisha me komentin "që mezi e nxorrën..."

Ktu qëndron edhe inferioriteti.

Sa për jetën e ktij edhe ç'a ka bo unë nuk e kom ndjek.
Kurse e une e kisha , se u be gjithe ajo lufte ...te ver shpirtin ne paqe se skemi nevoje per konflikte boshe
 
Nuk më shqiten nga mendja ku në stadiumin e beogradit, nderkohë që këndohej himni dëgjoheshin " vitini shqiptarët"...
Klima terrori nga tifozët serbë....
Ato simbole kuqezi në qiellin e beogradit , që u valëvitën , nga patrioti im Morina, më emocionuan,....e vetmja gjë e bukur e asaj nate terrori...

Dhe sot 6 vite pas, më jep emocione ajo natë.

Flamuri më i bukur në botë
Citat: shakohoxha
 
Po u bon konflikte për kto punë vaj halli ke kemi në krye, jo vetëm ktu!
Pse pak u bene?
Ata qe po diskutojme e cilesuan si incident diplomatik
kompleksin e inferioritetit e kane pikerisht ata qe sa shohin dy duar qe bashkohen pellasin - provokacja lool

e kaq mjafton per te kuptuar qe kauza eshte e fituar :)
nuk ja vlen ta riprodhosh nje precedent
 
Shiko po e them mo cope :
unë i pari mbase ti e dyta etj jemi shumë autokritikë me veten.

Por nuk bon (mendimi im) me e thonë se sa luftë bom për të nxjerr nga telashet dikë apo shumë kënd.

Tek kjo pjesë e kisha
 
se kapa por me qe thu ti qe e menojme isoj , isoj qofte :p
 
Per mendimin tim do ishte me mire te mos ngrihej droni. Ne aspektin sportiv, Shqiperia ishte me e rrezikshme. Madje edhe ne aspektin mediatik, po mos te ishte per dronin te nesermen gazetat europiane do shkruanin per fashizmin serb qe bertiste "dhoma gazi per shqiptaret".

Sa per ndjenjen e inferioritetit, u'a tregoi Rama ne konferencen e shtypit ne Beograd kur u tha: 'Kosova eshte e pavarur, dhe bota ben mire te pranoj realitetin sa me shpejt'.
 
Ndjenje inferioriteti kishte asokohe kur Saliu i shiste nafte regjimit vrastar te Miloshevicit, duke shkelur embargon. Ndjenje inferioriteti kishte kur Basha firmosi marreveshjen tradhetare te detit. Koha e tyre ka mbaruar...
 
I dashur mik pse i bie përqark?!
Unë shpesh mund të jem jashtë radhe...
por i drejtë për drejtë!
Inferioritetin vetëm unë e përmenda edhe ju drejtova dikujt!

Sa për se sa boni apo nuk boni mire ai që ngriti dronin, të gjithë mund të flasim me
"Sikur" mbasi ngjarjet kan ndodhur.

Por prapë se prapë nuk jam aspak dakord me pozitën e viktimizimit!
A thua Europa, Bota nuk e njeh historinë....
Kjo është të tallesh me veten.

Sa për atë që boni Rama s'ka lidhje (këtu kthehem tek pjesa parë e komentit tim)
Inferioriteti.
Ai thjesht tregoi Sovranitetin e një kombi që është gjithashtu shqiptar!
Edhe s'di ç'a prisnit ju, unë etj të ndodhte ndryshe?n
 
Ç'ke ti osht koha ime ?
Screenshot_20200903-153237~2.png
P.S s'kishe pse e përfshije politikën e brendshme, ashtu sikundër unë mbase bona gabim që po të replikoj ?
 
Ke krijuar nje corb opinionesh brenda nje postimi te vetem. Do ishte shperdorim kohe t'i adresoja te gjitha ne detaj.

Inferioriteti ne kohen e Berishes eshte i vertetuar me veprime: nafta dhe marreveshja e detit. Rama u'a tha ne fytyr, ne mes te Beogradit, ate qe serbet kane veshtiresi te pranojn. Dhe s'ka fare rendesi nese ti je dakort apo jo me keto fakte.

Droni acaroi serbet, por njekohesisht spostoi vemendjen nga fashizmi serb.
 
P.S s'kishe pse e përfshije politikën e brendshme, ashtu sikundër unë mbase bona gabim që po të replikoj ?

Rastet qe tregova jane politike e jashtme, jo e brendshme. Mos luaj rolin sikur s'kupton ndryshimin.

Une permenda detaje nga politika e jashtme sepse ishe ti ai qe e preke ate element duke shkruar:

Po u bon konflikte për kto punë vaj halli ke kemi në krye, jo vetëm ktu!

Poashtu, mos u shqeteso per Shqiperine po u be lufte me Serbine sepse jemi ne NATO. :)
 
Thoni cfare te doni por per mu ky njeri eshte nje HERO.
Ideja, organizimi, trimeria dhe ngritja e atij flamuri ne beograd ma kane bo zemren mal ate dite qe nuk do e harroj kurre!

Une jam pjese e nje faqe ultrasish dhe serbet sot e ksaj dite e cilsojne si poshterimin me te madh te bere ne historine e tyre te futbollit.

Vetem Respekte per kte njeri!
 
Me gjithë ato antena prej grenxe ti se kape turp të kesh ??
Ne fakt antenat e mia jane perceptoret me ekzakt ne kohe qe ekzistojne :p
Por , ti ne mendje ke nje gje dhe ajo qe shpreh eshte nje tjeter ....dhe une e humbas fillin :p

mgjth une jam dakort me ty lool
 
Thoni cfare te doni por per mu ky njeri eshte nje HERO.
Ideja, organizimi, trimeria dhe ngritja e atij flamuri ne beograd ma kane bo zemren mal ate dite qe nuk do e harroj kurre!

Une jam pjese e nje faqe ultrasish dhe serbet sot e ksaj dite e cilsojne si poshterimin me te madh te bere ne historine e tyre te futbollit.

Vetem Respekte per kte njeri!

Kenaqesi ndjem te gjithe kur e pam se si u terbuan serbet fashista. Gjithashtu, kur pam lojtaret tane qe u perleshen per te mbrojtur flamurin ne dron. Por politikisht s'ishte gjesti i duhur. Me mire do ishte qe vemendja te qendronte te fashizmi serb.
 
Politikisht ishte gjesti me korrekt, dhe nuk kishte moment me te pershtatcem per ta leshuar ate dron. Kur degjoje 30 mije veta teksa bertisnin ne kor vritini shqiptaret, mbytini shqiptaret, dhe ne nje moment papritmas ne qiell mbi kokat e tyre valevitet nje flamur kuq e zi me 2 heronjt tane kombetar me mbishktimin "Autokton" nuk kishte poshterim me te madh per serbet.

Ai Flamur beri qe shume evropian koke qypa te hyjne ne google dhe te lexojne rreth historise shqiptaro serbe, te mesojne me shume rreth popullit tone, rreth vuajtjeve te tij dhe masakrave te shkaktuar nder shekuj. Aty mesuan dhe per genocidet serbe qe nje pjese e brezit te ri as nuk e dine fare qe ekzistojne. Ai flamur nxorri ne pah dhe fashizmin e serbeve dhe fytyren e tyre te vertete. Ajo ndeshje i turperoi si komb dhe asnje skenarist hollivudian nuk do e kishte menduar me mire se Ismail Morina ??.

E fundit fare ai flamur beri qe mardheniet shqiptaro serbe te jene me t'mira seç kane qene ndonjehere, sepse pas atij incidenti ishte Merkel ajo qe kerkoi që palet te ulen dhe te bashkpunojne. Pak muaj me vone erdhi dhe ftesa e serbeve per Ramen ku ca gjera u thane ne sy dhe perpos tensioneve te momentit serbet kuptuan qe me shqiptaret nuk mund te funksionoje forca dhe lufta si dikur, por vetem bashkpunimi reciprok. Sot ne doganat serbo shqiptare eshte fakt qe ka me pak shkelje te drejtave te njeriut sic ndodhte dikur me shqiptaret qe kalonin matane kufirit dhe bashkpunimi ekonomik sa vjen e po rritet.
 
Kemi pikepamje te ndryshme mbi kete gje, miku im. Thene kete, edhe ti ngre disa argumente interesante.

Nese ngjarja e shkaktuar nga droni ishte motivim per nderhyrjen e Merkelit, atehere sigurisht qe efekti ishte pozitiv. Por si t'a dijm qe ai ishte shkak i rendesishem te nderhyrja ne fjale...? Me sa mbaj mend une, droni acaroi situaten dhe veshtiresoi takimet Rama-Vucic.

Une mendoj se provokimi me dron ndikoi - ndoshta pa dashje - per te nxitur nacionalizmin serb kunder afrimit me shqiptaret.
 
Asgje nuk ndodh pa nje shkak. Per mendimin tim nuk ishte veprim i nje personi te vetem por pune grupi per qellime te caktuara.
 
Top