EKSKLUZIVE/ Dita e dronit, ju flet Ballisti: “Autochthonous” më ndryshoi jetën, do rikthehem në Serbi për…

Tension. Emocione. Frikë. Shqipëria po luante në mes të Beogradit përballë 25. 200 serbëve. Për fat, lojë dhe raste të rrezikshme ishin për kuqezinjtë, me Cana-Mavraj & Co që udhëhiqnin ekipin tonë. Taktika të zgjedhura mjeshtërisht nga De Biazi-Tramexani për të përballuar mbi të gjitha… frikën e lojtarëve. Në fushë nisën të hidheshin flakadanë. Loja ndërpritet. Shqipëria po sulmohej edhe nga tifozët, përveçse nga 11- shja që ishte në fushë. Kronometrohej minuta e 42-të… Papritur, në horizont të stadiumit shfaqet një flamur. Jo ai i Shqipërisë zyrtare. Diçka më shumë.9A530B7E-FFB6-4990-AA9B-6510F8B2ED66.jpeg.jpg
Një punim, me hartën e të gjitha trojeve shqiptare, dhe në dy anët dy figura të shquara të historisë shqiptare që për pak minuta pushtuan Beogradin dhe kthyen pllakën e kualifikueseve për Kombëtaren drejt “Euro 2016”. Isa Boletini dhe Ismail Qemali fluturuan mbi qiellin e Beogradit, nën drejtimin e një mjeti fluturues, tip dron. E nëse gjithçka thuhet në pak rreshta, jo vetëm që zgjon emocionet e të gjithë shqiptarëve sot pas 6 vitesh, por përmbledh edhe të gjitha vuajtjet para dhe sidomos pas, që ka përjetuar ideatori. Heroi. Tifozi dhe patrioti që bëri gjithçka të mundur.

Ismail Morina, ose “Ballisti”, pranon ekskluzivisht për “Panorama Sport” të flasë për këto gjashtë vite. Çfarë i ka ndodhur? Çfarë ka përjetuar familja e tij? Ndikimi i atij flamuri në kualifikim. Ultrasi i Kombëtares rrëfen ekskluzivisht për gazetën edhe qasjen që ka ai sot për Serbinë dhe serbët. “Nuk kam shkelur më në Serbi që nga ajo natë, por jam i sigurt që herët apo vonë do ta bëj dhe kurdo që do të ndodhë, do të jetë për qëllime hulumtimesh kulturore apo shoqërore”, tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” autori i “AUTOCHTHONOUS”.

Si jeni dhe si shkon jeta pasi u bëtë i famshëm për dronin?

Përkryeshëm besoj. Më shumë se kaq nuk mund të pretendoja. Që kur ndodhi “AUTOCHTHONOUS” në Beograd, gjithnjë kam qenë i përkushtuar t’i kthehem jetës para ngjarjes, por pa i sforcuar gjërat. Dhe pas shumë peripecish (3,5 vjet përndjekje mes burgjeve, arresteve shtëpiake dhe bllokimit të pasaportës ilegalisht nga autoritetet shqiptare) ia dola t’i kthehem në mënyrë të suksesshme jetës që zhvilloja para asaj nate të datës 14.10.2014. Punoj në sipërmarrje, në sektorin e autotransportit, dhe po shijoj maksimalisht familjen dhe e pohoj me bindje dhe krenari që jam bashkëshort dhe atë me dedikim maksimal.59F8E977-2132-4709-A616-AAB0A33FE9A6.jpeg.jpg
A keni pasur shqetësime nga ndonjë strukturë apo nga tifozë nëpër rrjetet sociale?

Sa u përket kërcënimeve në rrjete sociale, ka pasur pafundësisht, ndërsa tani, sa herë që “AUTOCHTHONOUS” bëhet aktualitet, marr kërcënime. Kjo ka ndodhur sidomos në rastin e fundit kur Dua Lipa postoi “AUTOCHTHONOUS” në profilet e saj në rrjete sociale, por edhe në rastin kur një gazetar anglez (James Montague) botoi para pak kohësh një libër (“Among the Ultras”) mbi tifozëritë nëpër botë dhe ku i kishte dedikuar një kapitull të tërë veprës “AUTOCHTHONOUS”.

Çfarë ndodhi në rastin e botimit të këtij libri?

Ky libër është botuar edhe në Serbi dhe aty mediat kanë botuar disa fragmente në lidhje me tregimet e mia në libër apo përshtypjet e autorit mbi mua dhe mbi veprën “AUTOCHTHONOUS” e kështu me radhë. Menjëherë kam marrë kërcënime me vdekje nga profile false dhe jofalse në rrjete sociale. E vërteta është se asnjëherë që kur kanë filluar këto kërcënime në 2014-ën dhe deri sot nuk i kam denoncuar në organet ligjzbatuese, as në Shqipëri, por as edhe në Itali.

PanoramaSport.al
 
Mbaj mend qe ka qene nje emocion i papare kur ka zbritur ajo banderola ne ndeshje :)
Duhet tja dijme per faleminderit ketij patriotit tend qe u futem ne Europian,ndryshe sdo ia kishim pa deren 😋
Nuk më shqiten nga mendja ku në stadiumin e beogradit, nderkohë që këndohej himni dëgjoheshin " vitini shqiptarët"...
Klima terrori nga tifozët serbë....
Ato simbole kuqezi në qiellin e beogradit , që u valëvitën , nga patrioti im Morina, më emocionuan,....e vetmja gjë e bukur e asaj nate terrori...

Dhe sot 6 vite pas, më jep emocione ajo natë.

Flamuri më i bukur në botë
Citat: shakohoxha
 
Shqiperia ishte me e rrezikshme se Serbia ne ate ndeshje.

Shqiperia deri ne fund me shume mundesi do e kishte humb ate ndeshje, edhe pse nga 15 minutat e fundit para se te nderpritej ndeshja lujtem shume mire, biles goditem dhe shtyllen.

Por ne pjesen e dyte serbet sdo pajtoheshin kurrsesi me barazim dhe do shtynin perpara, dhe kur mendon se kush e gjykoi ate ndeshje, Atkinson motherfuckeri qe u thoshte lojtarve tane dilni ne fushe edhe pse hongret karrige grushta e shkelma, kam shume dyshime qe do e mbante drejt ndeshjen, do jepte noi penallti ose gol offside me ndihmen e asistenteve te tij.
 
Shqiperia deri ne fund me shume mundesi do e kishte humb ate ndeshje, edhe pse nga 15 minutat e fundit para se te nderpritej ndeshja lujtem shume mire, biles goditem dhe shtyllen.

Por ne pjesen e dyte serbet sdo pajtoheshin kurrsesi me barazim dhe do shtynin perpara, dhe kur mendon se kush e gjykoi ate ndeshje, Atkinson motherfuckeri qe u thoshte lojtarve tane dilni ne fushe edhe pse hongret karrige grushta e shkelma, kam shume dyshime qe do e mbante drejt ndeshjen, do jepte noi penallti ose gol offside me ndihmen e asistenteve te tij.
Sa me shume te benin loj sulmuese ata, aq me mire ishte per neve sepse strategjia jone ishte dukshem me kundersulm, dhe per me teper po funksiononte mire.
 
E mbani mend kur erdhi Greqia ne Tirane si kampjon Europe? Me kundersulm fituam edhe pse greket kishin me shume eksperience dhe moral te larte.
 
Packa se loja dominohej nga tanet,kjo nuk e bente te sigurte fitoren.

Nuk thash se fitorja ishte e sigurt. Thjesht kundershtova bindjen tende se nuk do e arrinim dot kualifikimin.

Edhe sikur te merrnim thjesht barazimin, do rritej morali dhe ndeshjet ne vijim do shkonin edhe me mire. S'mund te thuhet se pa dronin s'do kualifikoheshim.
 
Jo fare ska lidhje me komplekse , por kur flasim per patriotizem eshte nje gje , dhe te flasesh per sport eshte tjeter gje
Pavaresisht qe edhe une mund te kem ndjere emocione ne ate gjest , ne ate moment ..kjo nuk do te thote qe kjo histori te vazhdoj sepse kshu i thote mendja ketij
Thua se se dime kush jane serbet e kelyshet e tyre , por mos harrojme se sa shume u rrezikuan jetet e te tjereve nga nje njeri i vetem
sa probleme shkaktoi?
ne fund fituam i tre piksh , e aq :p
Sporti dhe patriotizmi shkojne bashke
 
Top