Eksperimenti social i violinistit të famshëm.

Oh i adhuroj dhe une keta artistet qe sperkasin shpirtrat e njerzve ne rruge me tinguj e copeza te shpirtit tyre artistik.
I ndjek,ketu ne Athine ne Qender shume shpesh,zakonisht ka gjithnje,shkoj shpesh nga nje rruge kastile sepse e di qe aty zakonisht gjenden .

Kështu pra askush nuk e vuri re që një nga violinistët më të famshëm në botë po luante pjesë shumë të vështira me një violinë miliona dollarëshe. Kjo tregon se në një kontekst të zakonshëm është shumë e vështirë të vihet re e bukura dhe për fat të keq, të gjithë biem në këtë paragjykim.

Shume e vertet kjo,por mos te harrojme se violina instrumentalet jo gjithnje jane per nje vesh te gjere.
 
Edhe një herë u konfirmua e vërteta e hidhur, se ne si njerëz shohim me sy e jo me tru.

Kurse un do ta thoja ndryshe. "Jo te gjitha kan sy per tpa". Edhe qorri mund te shikoje me shume se ai qe ka sy. Mos harro edhe se shume nga ne nuk e njofin artin.

Te tregoj nje histori te shkurter. Vite me pare as qe ja kisha iden se çishte teatri, kisha pershtypjen se ishte per njerez deshtak dhe qe kishin kohen me tepric. Por kur kam hy me pa me syt e mi (ne fakt me detyruan, si shpirt i keq kam shku) humba komplet. Nuk ma merrte mendja se do te me pelqente aq shume.

Por edhe pse njerzit realisht mund ta dashurojn artin ndonjehere dhe koha behet armiku yt numer nje.
 
Kam idene se jo te gjithe jane krijuar per te dashur dicka me se sben.
Pra sikur piramidat e ushqimeve...kam idene se edhe ne si njerez cdo klase ka tipat e personave qe duhet te kete per cdo kategori.
Kjo me sjell ne mendje shembelltyren ne Bibel per talentet.
 
Top