“El Clasico”, sfida ku humbja kushton titullin

“El Clasico”, sfida ku humbja kushton titullin



El-classico-1100x620.jpg


Real dhe Barcelona. Gjithmonë një duel që ka prodhuar spektakël, ka qenë përcaktues për titullin kampion por që këtë herë mbart me vete edhe presionin për humbjen e tij.
Në Madrid luhet sot në mbrëmje El Clasico i dytë i sezonit në La Liga, një prej sfidave me interesin më të madh në glob. E tillë është edhe dëshira e dy klubeve spanjolle për marrë pikët e plota nga kjo ndeshje, në të cilën barazimi nuk i shërben askujt veçse Atleticos së Madridit.
“Los Kolchoneros” janë ata që kryesojnë ende kampionatin me 66 pikë, një më shumë se Barca e vendit të dytë dhe 3 më shumëse Reali i vendit të tretë kur duhen edhe 9 javë nga fundi i tij. Përplasja e fundit e dy gjigantëve spanjollë i buzëqeshi galaktikëve që fituan 3 me 1 në Camp Nou.1540651067_097263_1540651248_noticia_normal.jpg
Nga ajo përballje mungojnë protagonistët e golave, Ansu Fati për katalanasit dhe kapiteni Sergio Ramos për madrilenët i cili së bashku me Rafael Varane lënë një gropë të madhe qendër të mbrojtjes e cila duhet të mbushet nga Militao dhe Nacho ndërsa Zidane pritet të rreshtojë të njëjtën skuadër si në Champions përballë Liverpool.

Barça nuk është e sigurt nëse Pike do t’ia dalë ta nisë si titullar. Nëse kjo nuk ndodh atëherë prapavija e blaugranëve do të formohet nga Mingueza Arauho dhe Lengle. Kujdesi më i madh i kundërshtarëve do të jetë si gjithmonë nga këmbët e Leo Messit. El Clasico i futbollit nis prej orës 21.

A2news.com
 

Attachments

  • El-classico-1100x620.jpg
    El-classico-1100x620.jpg
    84.7 KB · Shikime: 1
  • El-classico-1100x620.jpg
    El-classico-1100x620.jpg
    84.7 KB · Shikime: 0
  • El-classico-1100x620.jpg
    El-classico-1100x620.jpg
    84.7 KB · Shikime: 0
Top