• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Embelsira

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Xupat


Pergatitet me pare pandespanja. Rrihen 2 veze derisa masa te fryhet, hidhen 2 luge sheqer, rrihet derisa te shkrije sheqeri. Hidhen 2 luge gjele plot me miell, masa vihet ne kaush prej letre dhe ne forme disku nxirren ne tepsi te lyer me pak gjalpe ose ne leter, piqen dhe lihen ne nje ane.
Valohet qumeshti dhe lihet te ftohet pak. Rrihen vezet me sheqer, hidhet miell, zihet derisa te dalin flluskat e para, hiqet nga zjarri dhe hidhet vanilje.
Kremi ndahet ne dy pjese dhe lyhet sipas deshires. Copat e pandespanjes njomen me shurup te aromatizuar me limon ose portokall, liker ose konjak. Ne gota me fron ose tasa vendoset pak krem, sperkatet me arra, vendoset pandespanja, vihen arra e recel siper, hidhet shtrese kremi dhe zbukurohet me te bardhe veze te bere marenge. Siper hidhet arra te grira dhe lihet ne frigorifer. Gjate servirjes i hidhet siper pak konjak ose liker vishnje.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Embelsira e trendafilit

Kjo lloj embelsire ka disa menyra pergatitjeje, por ka diçka qe nuk ndryshon ne asnje nga keto menyra: qumeshti duhet te jete i vaket kur te perdoret, perndryshe çan petet.

Permbajtja per nje tepsi me embelsire trendafili:
6 peta te thata dhe te holla (mund te jene dhe katrore)
1 lt qumesht
2 1/2 gote sheqer
100 lt leng trendafili
arra dhe lajthi te grira holle
thela kivi, copa qershie apo kokrra shege per zbukurim siper
po ashtu mund ta zbukuroni dhe me flete trendafili


Se pari zini qumeshtin me sheqerin dhe me pas lijeni te ftohen deri sa te vaket. Ne tepsi vini peten e pare. Me tej, me nje luge shtroni siper petes qumeshtin me sheqer. Pasi ta keni lagur mire, hidhini siper arra dhe lajthite e grira. Vazhdoni keshtu deri ne fund te peteve. Ne fund fare pasi te keni lagur mire dhe peten e fundit me qumesht hidhni dhe lengun e trendafilit siper. Ne fund fare sperkateni serish me arra dhe lajthi dhe zbukurojeni me frutat ose petalet e trendafilit. Servireni te ftohte.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Hallve me irmik


Irmiku (edhe ne shqip perdoret me te njejtin emer, ndersa ne anglisht i thone semolina) eshte nje lloj mielli gruri , me i madh dhe me i forte se mielli normal.

Per 4-5 persona:

1/2 kg irmik
1 kg qumesht
sheqer sipas deshires
gjalpe sipas deshires
pluhur arre kokosi
kanelle pluhur
arra,lajthi,bajame

Perzijeni irmikun mire ne gjalpe deri sa te marre nje ngjyre kafe te lehte (jo shume te erret se digjet pastaj:) dhe beni kujdes qe te jete kokrra kokrra pra ti ndjeni kokrrat veçe veç teksa e perzjeni.Ne nje tas me vete pergatisni qumeshtin , sheqerin dhe pluhurin e arres se kokosit.Eshte me mire te jene perzjere mire perpara se te hidhen mbi irmikun e skuqur.Ne momentin qe irmiku eshte gati hidhini siper lengun me qumesht,sheqer e pluhurin e arres se kokosit qe sapo pergatitet.Ne te njejten kohe mund ti shtoni dhe arrat apo lajthite .Servireni te ngrohte dhe shtojini dhe kanelle siper per ti shtuar lezetin
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Hallva

Perberesit:
3 luge gjelle miell , 1 kubik gjalp , 1 1/2 uje sheqer , arra me shumice , edhe uji shihet me sy.


Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin nje ngjyre mjalti te erret , hidhet uji i nxehte avash avash , dhe duhet te perzihet vazhdimidht qe te mos behet kokrra-kokrra , gjate kesaj kohe perzihet me sheqer deri sa te behet nje mase e kapshme , edhe i shtohen arrat , perzihet pak fare , edhe duhet te jete pak a shume e bute si brumi qe zihet per byrek , ndahet ne pjate edhe lihet te ftohet .
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ashure


Pergatitja per 4 veta:

300 gr grure ashureje (2 gota uji)
100 gr sheqer (mund te perdorni dhe sheqer ezmer per te ruajtur linjat)
rrush i thate (sidomos ai i ziu eshte me i mire)
lekura portokalli te rendura
lajthi, bajame, arra
fik i thate
karafil, kanelle
kokrra shege per zbukurim

Gruri lihet te zihet dhe pasi ka arritur nje fare zierje, i nderrohet uji. Ne ujin e ri gruri vihet serish per tu zier por kete here shtohet sheqeri, rrushi dhe fiku i thate, arrat,bajamet,lajthite dhe lekurat e rendura te portokallit dhe lihen te zihen. Sekreti per nje ashure te mire eshte qe gruri te zihet ne ate mase qe kur te hahet, te pertypet pa veshtiresi. Kur te kete arritur ne trashesine e duhur hiqeni nga zjarri dhe shperndajeni neper tase siper te cileve shtoni kanellen, karafilin (karafilin mund ta shtoni dhe qe ne zierje e siper sepse i jep nje arome akoma dhe me pikante) dhe ne fund fare kokrrat e sheges
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Torte me banane


Perberesit:

Petet e brumit:

6 veze
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao



Kremi per lyerje


1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje



Pergatitja:


Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tiramisu me fruta


Pergatitja:
1 kek i gatshem me kakao i ndare ne dy pjese (mund dhe ta pergartisni vete)
per muhalebine: 3 gota qumesht, 3,5 luge miell, 3-4 luge sheqer
luleshtrydhe dhe kivi.
2 gota nga (200 gr) me neskafe me qumesht te ftohte

Se pari pergatisni muhalebine duke perzier qumeshtin, miellin dhe sheqerin ne menyre te tille qe te mos krijohen toptha te miellit. Me pas lereni te ftohet.

Vendoseni gjysmen e poshtme te kekut ne nje pjate te madhe dhe sperkateni ate mire me nje gote me neskafe me qumesht te ftohte. Me pas shtroni siper saj gjysmen e muhalebise se ftohte dhe me tutje shtoni kivi te prera holle ne forme rrethi. Pas kesaj vini katin e dyte te kekut dhe sperkateni dhe ate me nje gote tjeter me neskafe dhe qumesht te ftohte dhe shtroni muhalebine e mbetur. Me pas zbukurojeni ate me luleshtrydhe dhe kivi. Servireni te ftohte. Ju befte mire!


P.S: Kivi ne mes jep nje arome shume interesante dhe te mire, te krijon pershtypjen se eshte perdorur liker ne te)

Nese do ta beni pa fruta tiramisune ju keshilloj qe muhalebise t'i shtoni vanilje per shtim arome dhe variacion si dhe ne shtresen e dyte te mos vini muhalebi, por ta mbyllni me kafe, kakao te sperkatur pasi te keni hedhur goten me neskafe dhe qumesht te ftohte. Gjithashtu mund t'i hedhni neskafe me lajthi.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pandispanje


Pandispanja mund te pergatitet ne dy menyra: e ftohte dhe e ngrohte.

Me menyren e pare brumi del me i fryre, ndersa me te dyten me i shkrifet.
Pergatitja e pandispanjes me menyren e ftohte behet: utaVezet ndahen vec te verdhat e vec te bardhat. Te verdhat rrihen me sheqer, derisa te zbardhen e te shrkihen kokerrizat e sheqerit. Masa shton vellimin gati 3 here. Ne te njejten kohe mundesisht ne vend te fresket (rrahja behet e shpejte) rrihen te bardhat e vezeve ne ene bakri te kallajisur, porcelani ose plastmasi. Ne fund te rrahjes, kur eshte krijuar nje shkume e qendryeshme masa fillon sikur te pritet, shtohet nje sasi e vogel sheqer puder ose sheqer, i cili e permireson strukturen e mases. Rrahja nderpritet kur te bardhat e vezeve shtojne vellimin e tyre 4-5 here. Ne rast se te bardhat e vezeve nuk jane rrahur mire, atehere ne to krijohen flluska te medha ajri, te cilat gjate perzierjes plasin dhe brumi behet i ngjeshur. Ne te verdhat e vezeve te rrahura me sheqer hidhen te bardhat (1/3 e sasise) pastaj duke e perzihet lehte hidhet mielli, ne fund pjesa tjeter e te bardhave. E gjithe kjo mase perzihet lehte me kujdes nga poshte-lart qe te mos ulet.
Brumi i gatshem hidhet ne taven e lyer me yndyre e te pudrosur me miell dhe pieqet per 25-30 min
. Gjate pjekjes kapaku i taves nuk duhet te hapet te pakten 15-20 min e para, pasi embelsira ulet.

Pergatitja memenyren e nxehte: vezet bashke me sheqerin hidhen ne ene me fund sferik. Tenxherja vihet ne ane te sobes ose futet ne tenchere me te madhe me uje te nxehte. Ketu ato rrihen duke i ngrohur deri ne temperaturen e qumeshtit kur e zeme kos. Hiqet nga soba ose banja me uje dhe duke vazhduar rrahjen masa ftohet deri ne temperaturen e dhomes (rreth 2-C؛) sepse po te jete e ngrohte, perzierja nuk behet e mire dhe pandispanja del e ngjeshur.
Pastaj perzihet me miellin dhe hidhet ne taven e lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por ne 3/4 e lartesise pasi gjate pjekjes brumi rrit vellimin dhe derdhet. Siperfaqja e brumit sheshohet me thike dhe piqet per 25-30 min. Pas pjekjes lihet te ftohet, pastaj pervelohet me shurup ose ne qofte se do te perdoret per torte lihet e thate.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Muhalebi me krem kajsie…


Per muhalebine per 4 persona:
1 lt qumesht (mund te perdorni dhe qumesht pa yndyre)
3 luge miell (perdoret edhe miell dritherash eshte me i lehte dhe i jep shije me te kendshme)
2 filxhane kafeje sheqer (ose sheqer kaf)
1 pakete vanilje
2 luge margarine (te lehte, bimore dhe me vajra omega qe ka sa te duash ne treg ndaj e lehte per t'u gjetur)

Si fillim hidhni sheqerin dhe miellin dhe skuqini ne margarinen e tretur per disa momente me pas shtoni qumeshtin me ngadale ne menyre qe te mos krijohen toptha mielli. Ne te njejten kohe shtoni dhe paketen e vaniljes dhe perzijeni mire deri sa te trashet disi. Me pas lijeni te ftohet.

Per karamelin me kajsi:
1 filxhan kafeje sheqer (mund te perdoret sheqer kaf)
12 cope kajsi qe i jane hequr berthamat dhe jane prere ne copa te vogla
1 luge embelsire kanelle

Perzini sheqerin, kajsite dhe kanellen ne nje tenxhere deri sa te krijohet nje si leng i trashe nga miksi i sheqerit, kajsive dhe kanelles. Sperkateni kete leng se bashku me kajsite mbi muhalebi.

Servireni muhalebine e ftohte pasi ta keni ruajtur per disa kohe ne frigorifer.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Embëlsirë bajame në tepsi


Për brumin nevojitet: 20 g tharm, 1 lugë çaji sheqer, 1/4 l qumësht i vakët, 500 g miell gruri, 75-100 g sheqer, pak kripë, 50g gjalpë (ose 3 lugë ushqimi Vaj).
Për mbulesën (shtresën e epërme) nevojitet: 50-125 g gjalpë ose margarinë, 75 g sheqer, 1 Qese Vanilin-sheqer, 50 g bajame (badem) të qëruar dhe grimcuar (ose kikirika të grimcuara).


Brumi Tharmin dhe sheqerin me 5 LU (lugë ushqimi) nga qumështi i përziejmë. 2/3 e miellit e qesim në një enë dhe në mes e hapim një gropë ku e hedhim tharmin e tretur me qumësht, pastaj tharmin e mbulojme rreth 1/2 cm me miell. Sheqerin, melmesat dhe yndyrën (apo vajin) e vakët e shpërndajmë përreth miellit (këto gjëra nuk guxojnë të vijnë në kontakt të menjëhershëm me tharmin!). Posa mielli mbi tharm të qahet, fillojmë nga mesi të përziejmë tharmin me miell dhe me harxhet tjera duke ia shtuar kohë pas kohe edhe qumështin e mbetur. Brumin e përziejmë me lugë derisa sa ai të krijon flluska. Pastaj ia shtojmë edhe miellin e mbetur dhe e ngjeshim. Nëse brumi ngjitet ia shtojmë edhe pak miell (por jo shumë, Brumi duhet të jetë i butë!). Brumin e vendosim në një vend të ngrohtë të vij deri sa të arrijë trashësinë e dyfishtë. Atë pastaj e ngjeshim dhe e shtrijmë në një tepsi të lyer mirë me yndyrë.
Shtresa Yndyrën (gjalpin apo margarinën) e shpërndajmë në copa të vogla mbi brum (apo me yndyrë të shkrirë e lyejmë brumin). Sheqerin, vanilin-sheqerin dhe bajamet (apo kikirikat) i përziejmë dhe i shpërndajmë mbi brum. Brumin e lëmë edhe njëherë në vend të ngrohtë të vij dhe kur të arrijë trashësinë e dyfishtë e fusim në furrë.

Furra 5 min parangrohet dhe piqet në 200-220`C
Koha e pjekjes: rreth 15 min.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Keku


Permbajtja dhe pergatitja:
1 veze (ose 2 po te doni)
1 gote sheqer
1 gote vaj
1 luge kafeje sode buke
1/4 kg marmalate ose reçel (une e bera me reçel qershie)
miell me sy (gati 500 gr)


Rrih vezen sa te behet si shkume, me pas shtoni sheqerin dhe vajin dhe perzijini mire. Me vone shtoni miellin me ngadale duke e perzier vetem me pirun pne drejtim poshte dhe lart ne menyre qe brumi te kokerrzohet. Me pas shtoni soden dhe vazhdoni te shtoni miell me sy sa e shihni te nevojshme deri kur e tere masa te jete kokerrzuar. Ne nje tepsi pasi ta lyeni me gjalpe vini gjysmen e harxhit dhe siper saj shtoni reçelin ose marmelaten (marmelata eshte me e keshillueshme) dhe pastaj shtoni dhe pjesen e mbetur te harxhit dhe vijeni te piqet ne 175 grade C ne furren e ngrohur me pare. Pasi te jete pjekur mund t'i hidhni siper sheqer pluhur. Une per vete preferova t'i hedh siper leng reçeli qershie per ta bere sa me te lengshem.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sheqerpare



Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanile, sheqer 1 gotë uji.
Për shërbetin duhen:
2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanile. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Prevede ftoi

Per te pergatitur nje tas me prevede ftoi ju duhen:
1 ftua i madh
5 luge sheqer (mund te perdorni dhe sheqer kaf)
uje me sy
farat e ftoit (per ngjyre)
lengu i 1/2 limoni

Se pari hiqjani lekuren ftoit, me tej priteni ne copa te vogla. Vijeni te zihet ne zjarr te ulet qe ta leshoje tere aromen. Me pas, hiqini copat e ftoit nga tenxherja dhe shtoni sheqerin, lengun e limonit dhe farat e kungullit te cilat jane te nevojshme per t'i dhene ngjyre te kuqe prevedese. Perzijini te tera gjate tere kohes deri sa lengu te trashet. Me pas konservojeni ne nje tas qelqi dhe konsumojeni te ftohte. Do ju keshilloja ta shoqeroni me feta ftoi nese do ta hani direkt siç eshte pasi ju vel me pak.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shëndetlie


Për 25 copë[

Duhen:

- miell 3 gota uji
- sheqer 1 gotë uji
- mjaltë 2-3 lugë gjelle
- vezë 2 kokrra
- sodë një majë luge kafeje
- arra 1-2 filxhanë kafeje
- gjalpë 2 filxhanë kafeje
- pak vanilje
- ujë 2 filxhana kafeje

Për shërbetin:
- sheqer 3 gota uji
- ujë 2 gota e gjysëm

Gatimi:

Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi e pjekim dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Hoshaf me fiq te thate

Zihet qumeshtim embelsohet me sheqer, dhe lihet te ftohet si per kos. Fiqte grihen holle, perzihen me pak qumesht te nxehte dhe shtypen qe te treten pak. Hidhen te qumeshti, perzihen, ndahet ne tasa racioni dhe mbulohet si kosi qe te mpiksen. Vihen ne frigorifer dhe gjate servirjes hidhet kanelle e bluar.


Kabuni me rrush te thate

Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpe, pastaj shtohet leng mishi (mundesisht dashi) ose uje, rrush I thate (shpelahet me pare ne uje te vaket) pak kripe dhe vihet te zieje. Kur eshte thithur pothuajse I gjithe lengu dhe ne siperfaqe jane krijuar vrima, hiqet nga zjarri, perzihet me sheqer, kanelle e karafil te bluar. E mbulojme me kapak dhe e leme 10-15 minuta ne vend te ngrohte. Masa hidhet ne forma ose ne filxhane dhe pastaj permbyset. Per te erresuar ngjyren e kabunise, ne qofte se duam, hedhim pak sheqer te djegur. Per kabuni masa e orizit dhe e lengut merret si per pilaf te zakonshem: 1 kg oriz me 2 litra uje.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Strudel me molle

Strudeli me molle mund te behet me brume te shkrifet biskotash ose me pete byreku.
Ne miellin e situr te perzier me pak sode hapet nje grope ne mes dhe hidhen veze, gjalpe, kos, kripe. Duke filluar nga mesi perzihet dalngadale dhe zihet nje brume I forte I cili lihet te qendroje 20-30 minuta, pastaj happen pete me trashesi 2-3 mm dhe vendosen mbi nje pecete. Mollet qerohen, grihen holle, perzihen me sheqer, kanelle dhe mundesisht me pak galete te bluar per te pire lengun e molleve. Peta e hapur lyhet me gjalpe dhe mbulohet me shtresen e molleve. Me ane te pecetes mblidhet ne forme roleje, permbyset ne tave te lyer me yndyre, lyhet siper me te verdhe veze, shphet ne disa vende me maje te thikes dhe piqet ne furre per 25-30 min. Ne fund I hidhet sheqer puder.
Strudeli mund te pergatitet dhe me pete byreku. Ne kete rast shtrohen 3-4 pete njera mbi tjetren, sperkaten me gjalpe, vendosen mollet, mblidhet ne forme roleje dhe piqet. Strudeli I cilesise se larte del kur pergatitet me brum peta-peta (sfoljat).
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Qumeshtor me pete e shurup

Me miell, qumesht, sheqer e veze pergatitet nje krem qe quhet zakonisht kremi pasticerise. Ne nje ene porcelani ose plastmasi rrihen vezet me sheqer, shtohet pak uje dhe miell I situr, perzihen mire dhe duke I perzier hidhet pak nga pak qumesht I nxehte. Gjithe masa hidhet ne nje tenxhere vihet ne zjarr dhe duke e perzier lihet te zieje derisa te trashet, hiqet nga zjarri, I hidhet vanilje, zbrazet ne ene te hapur dhe lihet te ftohet duke e perzier here pas here qe te mos zere fund.
Nderkaq zihet brumi si per byrek, hapet ne peta te holla te cilat thahen pak dhe gjysma e peteve shtrohet mbi taven e lyer me yndyre. Gjate shtrimit cdo pete sperkatet me yndyre. Mbi to hidhet kremi , sheshohet mire, dhe perseri vihet pjesa tjeter e peteve te sperkatura me yndyre. Anet e peteve mbeshtillen nga brenda, peta sperkatet siper me gjalpe dhe piqet ne furre per gjysme ore. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa dhe pastaj I hidhet shurupi
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pandispanje

Pandispanja mund te pergatitet ne dy menyra: e ftohte dhe e ngrohte.
Me menyren e pare brumi del me i fryre, ndersa me te dyten me i shkrifet.
Pergatitja e pandispanjes me menyren e ftohte behet: Vezet ndahen vec te verdhat e vec te bardhat. Te verdhat rrihen me sheqer, derisa te zbardhen e te shrkihen kokerrizat e sheqerit. Masa shton vellimin gati 3 here. Ne te njejten kohe mundesisht ne vend te fresket (rrahja behet e shpejte) rrihen te bardhat e vezeve ne ene bakri te kallajisur, porcelani ose plastmasi. Ne fund te rrahjes, kur eshte krijuar nje shkume e qendryeshme masa fillon sikur te pritet, shtohet nje sasi e vogel sheqer puder ose sheqer, i cili e permireson strukturen e mases. Rrahja nderpritet kur te bardhat e vezeve shtojne vellimin e tyre 4-5 here. Ne rast se te bardhat e vezeve nuk jane rrahur mire, atehere ne to krijohen flluska te medha ajri, te cilat gjate perzierjes plasin dhe brumi behet i ngjeshur. Ne te verdhat e vezeve te rrahura me sheqer hidhen te bardhat (1/3 e sasise) pastaj duke e perzihet lehte hidhet mielli, ne fund pjesa tjeter e te bardhave. E gjithe kjo mase perzihet lehte me kujdes nga poshte-lart qe te mos ulet.
Brumi i gatshem hidhet ne taven e lyer me yndyre e te pudrosur me miell dhe pieqet per 25-30 minuta. Gjate pjekjes kapaku i taves nuk duhet te hapet te pakten 15-20 min e para, pasi embelsira ulet.
Pergatitja memenyren e nxehte: vezet bashke me sheqerin hidhen ne ene me fund sferik. Tenxherja vihet ne ane te sobes ose futet ne tenchere me te madhe me uje te nxehte. Ketu ato rrihen duke i ngrohur deri ne temperaturen e qumeshtit kur e zeme kos. Hiqet nga soba ose banja me uje dhe duke vazhduar rrahjen masa ftohet deri ne temperaturen e dhomes (rreth 2-C؛) sepse po te jete e ngrohte, perzierja nuk behet e mire dhe pandispanja del e ngjeshur.
Pastaj perzihet me miellin dhe hidhet ne taven e lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. Tava nuk mbushet plot, por ne 3/4 e lartesise pasi gjate pjekjes brumi rrit vellimin dhe derdhet. Siperfaqja e brumit sheshohet me thike dhe piqet per 25-30 min. Pas pjekjes lihet te ftohet, pastaj pervelohet me shurup ose ne qofte se do te perdoret per torte lihet e thate.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Torte Pandispanje

Pandispanja e pjekur pasi lihet te ftohet 4-5 ore pritet ne dy-tre shtresa; secila shtrese sperkatet me shurup sheqeri te aromatizuar me liker ose konjak, lyhet me ndonje krem (mjalte, leng receli) mbi te cilin mund te vendosen kokrra receli, arra, bajame dhe ngjiten me njera tjetren. Siperfaqja lyhet me te njejtin krem ose me krem gjalpi dhe zbukurohet sipas deshires me recel, arra, me therrimet e pandispanjes. Torta siper zbukurohet dhe me fruta sipas deshires.
Perbrenda mund te perdoret kremi i pasticerise tek qumeshtori me pete, ndersa per shtresen e siperme eshte mire te pergatitet krem gjalpi. Llojet e kremrave jane te shumte, ketu keni shpjegimin e nje nga me te thjeshtet:
Zbutet gjalpi, rrihet derisa te zbardhet dhe duke e rrahur pak nga pak i hidhet qumesht i kondesuar (milk).
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kompekaj

Kompekaji eshte pandispanje e perzier me kakao dhe arra, e pjekur ne tave, e shtruar me 5-6 peta byreku poshte, po ashtu dhe siper.
Nga sasia e miellit hiqet gjysma dhe zihet brumi si per byrek, ndahet ne dy pjese; secila pjese hapet ne pete me trashesi 4-5 mm. Siperfaqja e tyre lyhet me gjalpe dhe mbeshtillet ne forme roleje. Lihet 10-15 minuta qe brumi te fitoje elasticitet. Cdo role ndahet ne dy pjese dhe nga cdo pjese hapen pete pak me te medha se madhesia e tepsise. Tepsia lyhet me yndyre, shtrohen mbi te dy petet e sperkatura me gjalpe, mbi te cilat hidhet mbushja nga brumi pandispanje iperzier me arra te grira e kakao. Mbeshtillen anet e peteve mbi mbushjen dhe strohen 2 petat e siperme te sperkatura me gjalpe. Anet e teperta mbeshtillen nga brenda, siperfaqja lyhet me te verdha vezesh dhe piqet.
Mbushja pergatitet ne ket emenyre: vezet rrihen me sheqer derisa te krijohet nje mase e fryre e qendrueshme. Hidhet pak nga pak mielli i perzier me arra te grira dhe kakao, perzihen me kujdes qe brumi te mos bjere dhe hidhet ne tepsi me petet e shtruara.
Per pergatitjen e kompekajit peta e poshtme dhe e siperme mund te behet dhe nga petet e zakonshme te byrekut. Kompekaji i pjekur pritet ne copa, ftohet dhe mbi te hidhet shurup i nxehte.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Xupat

Pergatitet me pare pandespanja. Rrihen 2 veze derisa masa te fryhet, hidhen 2 luge sheqer, rrihet derisa te shkrije sheqeri. Hidhen 2 luge gjele plot me miell, masa vihet ne kaush prej letre dhe ne forme disku nxirren ne tepsi te lyer me pak gjalpe ose ne leter, piqen dhe lihen ne nje ane.
Valohet qumeshti dhe lihet te ftohet pak. Rrihen vezet me sheqer, hidhet miell, zihet derisa te dalin flluskat e para, hiqet nga zjarri dhe hidhet vanilje.
Kremi ndahet ne dy pjese dhe lyhet sipas deshires. Copat e pandespanjes njomen me shurup te aromatizuar me limon ose portokall, liker ose konjak. Ne gota me fron ose tasa vendoset pak krem, sperkatet me arra, vendoset pandespanja, vihen arra e recel siper, hidhet shtrese kremi dhe zbukurohet me te bardhe veze te bere marenge. Siper hidhet arra te grira dhe lihet ne frigorifer. Gjate servirjes i hidhet siper pak konjak ose liker vishnje.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pasta ne akull

Pergatitet me pare pandespanja. Per kete ne ene porcelani rrihen vezet me sheqer derisa te behet nje mase e fryre dhe e qendrueshme ne tel. Hidhet mielli, perzihet lehte qe te mos ulet brumi, hidhet ne tave te lyer me yndyre dhe piqet ne furre ne temperaturen 150-170 C؛. Ne nje ene tjeter jo alumini rrihen vezet me sheqerin, hidhet mielli, qumeshti i valuar dhe i ftohur pak, vihet sa te marre vale, hiqet nga zjarri, si te ftohet pak hidhet vanilje, bajame te pjekura e te grira, ajke ose gjalpe dhe perzihet mire. Merret pandespanja e pergatitur, ndahet ne tre shtresa dhe shtrohet nje pjese ne tave ose forme, hidhet nje pjese e kremit, hapet ne te gjithte peten. Siper vihet nje pete tjeter me pandespanje, qe laget me konjak ose liker, hidhet perseri krem. Vendoset peta tjeter, lyhet me krem te perzier me kakao, duke bere persiper dhe zbukurime. Vendosen kokrra receli dhe vihet ne frigorifer ne ngrirje. Gjate servirjes pritet ne copa vihet ne pjate ose mblidhet me leter celofoni. Pasta gjithnje mbahet ne ngrirje qe te ruaje formen.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tullumba

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë trecerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Paluze me fruta te ndryshme

Paluzet pergatiten me cdo lloj frute dhe ndonjehere sipas nevojes mund te pergatiten edhe nga lekurat e molleve e te ftonjve. Frutat pasi zihen, kullohen, shtrydhen ose kalohen ne site. Pjesa e pangrenshme e mbetur ne kullese hidhet, ndersa tuli perzihet me lengun ku jane zier frutat. Ne kete leng hidhet sheqer dhe vihet ne zjarr derisa te marre vale.
Ndersa ne nje ene tjeter tretet niseshte me pak uje dhe duke e perzier e hedhim ne lengun qe vlon, perzihet shpejt qe te mos krijohen kokrra, mbahet ne zjarr per 2-3 min derisa massa te trashet dhe te behet transparente.
Paluzja mund te behet e trashe ose e holle; kjo varet nga sasia e niseshtese qe do t'i hidhet. Zakonisht ato behen mesatare duke perdorur 1 luge kafeje niseshte per nje racion. Paluezes gjate zierjes mund t'i shtohet pak limontoz. Paluzet me pikante jane ato qe pergatiten me frutat e tharta si thane, vishnje e ftonj.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kisel me vere te kuqe

Vera e kuqe perzihet me uje te nxehte, shtohet sheqer, lekure limoni dhe ngrohet deri ne vlim. Kullohet ne garze, perseri ngrohet deri ne vlim dhe trashet me niseshte te holluar me pak uje. Kiseli i gatshem hidhet neper gota dhe lihet te ftohet.


Krem vanilje

Te verdhat e vezeve ose krejt vezet rrihen me sheqer dhe pak uje, pastaj shtohet niseshte. Masa perzihet mire dhe duke e perzier pak e nga pak shtohet qumesht i nxehte. Vihet ne zjarr dhe perzihet vazhdimisht derisa te marre vale (dmth sa te dalin flluskat e para). Hiqet nga zjarri, i hidhet vanilje, perzihet dhe ndahet neper tasa. Siper i hidhet kanelle e bluar.


Krem kakao

Kakaoja perzihet mire e mire me sheqerin derisa te mos kete me kokerriza, i hidhet pak uje i nxehte dhe perzihet perseri. Pastaj shtohen vezet, rrihen mire, i hidhet niseshte dhe ne fund duke e perzier vazhdimisht i hidhet qumesht i nxehte. Masa vihet ne zjarr dhe duke e perzier lihet derisa te trashet. Kremi i pergatitur hidhet neper filxhane dhe lihet te ftohet.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Krem caramel

Merret pak sheqer, hidhet ne tigan dhe vihet ne zjarr deris ate shkrihet dhe te marre ngjyre te erret, por jot e digjet. Sheqeri I karamelizuar hidhet neper forma ose ne taven me korent. Ne nje ene porcelain ose plastmasi (jo alumini) rrihen vezet me sheqer, pak e nga pak shtohet, qumesht I nxehte, duke e perzier vazhdimisht derisa te shkrihet sheqeri. Ne fund shtohet vanilje ose cipe limoni dhe sipas deshires mund te shtohet pak sheqer I djegur I shkrire me uje, per t’I dhene arome dhe ngjyre. Masa e pergatitur hidhet neper forma qe vendosen ne tave me uje te vaket dhe vihen ne furre derisa te mpiksen dhe ne siperfaqe te krijohet nje cipe e kuqe. Ne mungese te furres krem karameli mund te pergatitet dhe mbi zjarr duke I vendosur format ne nje tenxhere te ceket. HIdhet uje derisa te arrijne pergjysme, mbulohen me kapak dhe lihen sa te mpiksen. Ne kete rast ne siperfaqe nuk krijohet cipe e kuqe.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Molle te skuqura me brume te fryer (sufle)

Mollet lahen, qerohen, u hiqet zemra dhe farat ne forme tubi dhe priten ne rrathe. Vihen ne ene porcelain dhe sperkaten me sheqer e vere. Pergatisim brumin e fryer (sufle)
Ndajme vezet vec te bardhat nga te verdhat. Me te verdhat, qumesht, krime e miell pergatisim nje brume petullash me trashesi mesatare dhe e leme ne nje ane. Te bardhat e vezeve I bejme marenge duke I hedhur dhe nje luge sheqer qe te qendroje fryrja dhe e perziejme lehte me brumin e pergatitur. Mollet kalohen ne miell brumin e fryer dhe skuqen ne tenxhere me shume yndyre. Gjate servirjes sperkaten me sheqer puder.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kek

Zbutet gjalpi dhe perzihet mire me sheqer, rrihet me luge druri dhe duke vazhduar rrahjen shtohen pak nga pka vezet, pak kripe dhe konjak. Pasi rrihet 10-15 min I shtohet rrush I thate pa fara ose kokrra receli te grira; sipas deshires mund te shtohen arra ose bajame te grira. Pastaj shtohet miell qe me pare eshte perzier me pak sode. ZIhet brumi, i cili nuk duhet te punohet shume qe te mos behet elastic. Brumi hidhet ne forme ose ne tave te lyer me yndyre dhe te pudrosur me miell. SIperfaqja e brumit sheshohet dhe piqet per 40-50 min. Pasi piqet, ftohet pak, hiqet nga forma dhe lihet te ftohet per disa ore, pritet ne copa dhe rregullohet me sheqer puder. Sipas deshires gjysma e brumit mund te perzihet me kakao dhe si arome mund ti’I hidhe tlekure limoni ose portokalli.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる

Embelsire me qershi


Ne nje ene te thelle hidhen vezet dhe sheqeri, rrihen mire, shtohet kos, vaj ose gjalpe sipas deshires (ne rast se hidhet gjalpe ai duhet te rrihet me vezet e sheqerin). Masa perzihet mire, pastaj I shtohet vanilje ose lekure limoni.
Ne kete mase hidhet mielli I situr I perzier me pak sode (kujdes ne hedhjen e sodes, pasi sasia e tepert e prish shijen), zihet brumi gjysme I trashe, hidhet ne tave te lyer me yndyre, pudroset me pak miell dhe sheshohet me dore. Mbi brumin hidhet nje shtrese qershish te pastruara nga berthamat (pa sheqer, sic jane) dhe mbulohen me nej shtrese te holle kremi te pergatitur me qumesht e niseshte.
Pergatitja e kremit : ne nje tenxhere vlohet qumeshti me sheqer, vec hollohet niseshtja me pak uje te ftohte dhe kur qumeshti te kete marre vale, hidhet net e, duke e perzier shpejt qe te mos krijohen kokrra. Hiqet nga zjarri dhe I hidhet pak vanilje.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Paste e shkrifet me recel

Gjalpi, sheqeri, vezet dhe pak kripe hidhen ne nje ene, perzihen me luge druri derisa te krijohet nje mase e njellojte. Ketu hidhet mielli i perzier me pak sode dhe zihet brumi duke mos e punuar shume. Sasia e madhe e gjalpit ne brum ben qe ai te jete i shkrifet. Ne qofte se pastat duam t'i bejme edhe me te shkrifeta, atehere hidhen vetem te verdhat e vezeve, ndersa te bardhat zevendesohen me te verdha te tjera, pasi te bardhat zakonisht e forcojne brumin. (Nga ky brume mund te pergatiten dhe biskota te shkrifeta.) Me pas 3/4 e brumit hapen ne pete me trashesi 1.5-2cm. Hapja mund te behet edhe drejtperdrejt ne tave te lyer me yndyre, siper hidhet nje shtrese receli, rrafshohet, ndersa pjesa e mbetur e brumit perzihet me pak miell qe te forcohet, hapet ne pete te holla dhe pritet ne forme shirirti (1.5cm gjeresi). Keta shirita vendosen mbi recel ne forme rrjete. Pastaj embelisra piqet 20-25min. (ne fund del pak a shume si fruit pie)
 
Top