• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Embelsira

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Embelsira

Bonbonet e fëmijërisë tonë

Duke marr shkas nga nje foto rastesisht ne facebook, mendova te sjell receten e "femijerise" sone. Mezi prisnim nga nena te beheshin bonbonet dhe ti hanim me nxitim :D mjammmmm mjammmmm sa te mira qe kan qen.

RECETA ME TE CILEN JANE BERE KETO ESHTE :
1 gote qumesht + 2 gota sheqer +2 luge gjalpe te fresket.I zieni dhe i lini te ftohen.Kur te jene ftohur disi u jepni forme .Ju befte mire ! Nenat tona dinin te embelsonin edhe gurin.
Mund ti shtoni edhe kakao nese deshironi.
Forma i jepej ne pjesen e pasme te nje shtrydheseje limoni.
Para ca kohesh i kam bere kto....kshu ne shije me dolen te mira, por vetem formen s'ja u jepja dot. :(

 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Embelsira

Shtrudlle me molla



Nevojiten:

2 filxhane miell
1 veze
2-3 luge gjelle gjalpe
3-4 molla
2 filxhane kafeje sheqer
1 luge gjelle buke te grire
pak kanelle edhe karafil

Mielli i situr hidhet ne tryeze, hapim nje grope ku hidhen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet te qendroje per 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle te grira holle dhe te sperkatura me sheqer te perziera me buke te bardhe te thare, e shtypur holle me kanelle pluhur. Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje te thikes edhe vihet te piqet ne temp 200-250`C grade per 25-30 minuta. Pas pjekjes i hidhet sheqeri puder.

Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta te holla, ne rast se jane te forte i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre per ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane te buta trazohen me sheqer e kanelle.

Per mbushje mund te perdoren: qershi, kajsi, vishnje etj

//mesazhi
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Embelsira

Desha te them nje torte te thjeshte ( qe me hengri shpirtin me 2 ore pune ama si pa eksperte qe jam)

Atehere si fillim duhet te bejme bazen e torten (tip keku )
Recetat i gjeta ne internet por po them si e bera une
3 veze 150 gram sheqer i tundim per rreth 15 min sa te behem krem (per ta dalluar me mire sduhet te degjohet era e vezes)
Pastaj duke hedhur 150 gram miell duke e shoshitur ne menyre qe te mos formoje kokrriza
Dhe perzierja fillon nga poshte lart sa te behet nje mase homogjene (asnjehere ne rrethore)
Duke lyer nje ene me gjalp e miell qe te mos ngjitet e fusim ne furre per 30 min ne 170°

Tani une bera 30 min, dhe furra sduhet hapur sepse ndryshe bie torta, por meqe mua po me digjej mu desh ta hapja dhe torta ra :(
Dmth nuk ish e bukur e fryre, keshtu mund te lini me pak min...

E lejme te ftohet e ndajme ne dysh dhe e mbushni me cfare te doni
Psh une e bera me kos frutash njeren ane dhe pana (krem i bardhe i embel) me copa cokollata ne ane tjeter, ashtu sikur siper tortes.

Duke qene se kisha durim per eksperimente thashe te beja sa dardha te karamelizuara
Une psh mora 2 dardha i ndava ne kubete te vegjel ,duke i lene pak sa te tkurren...hedhim siper sheqerin
Mjaftojne 3 4 minuta :)
Dhe ia shtova tortes per zbukurim.

Foto sa per ilustrim se pamja s'eshte gje :p
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Titulli: Embelsira

Desha te them nje torte te thjeshte ( qe me hengri shpirtin me 2 ore pune ama si pa eksperte qe jam)

Atehere si fillim duhet te bejme bazen e torten (tip keku )
Recetat i gjeta ne internet por po them si e bera une
3 veze 150 gram sheqer i tundim per rreth 15 min sa te behem krem (per ta dalluar me mire sduhet te degjohet era e vezes)
Pastaj duke hedhur 150 gram miell duke e shoshitur ne menyre qe te mos formoje kokrriza
Dhe perzierja fillon nga poshte lart sa te behet nje mase homogjene (asnjehere ne rrethore)
Duke lyer nje ene me gjalp e miell qe te mos ngjitet e fusim ne furre per 30 min ne 170°

Tani une bera 30 min, dhe furra sduhet hapur sepse ndryshe bie torta, por meqe mua po me digjej mu desh ta hapja dhe torta ra :(
Dmth nuk ish e bukur e fryre, keshtu mund te lini me pak min...

E lejme te ftohet e ndajme ne dysh dhe e mbushni me cfare te doni
Psh une e bera me kos frutash njeren ane dhe pana (krem i bardhe i embel) me copa cokollata ne ane tjeter, ashtu sikur siper tortes.

Duke qene se kisha durim per eksperimente thashe te beja sa dardha te karamelizuara
Une psh mora 2 dardha i ndava ne kubete te vegjel ,duke i lene pak sa te tkurren...hedhim siper sheqerin
Mjaftojne 3 4 minuta :)
Dhe ia shtova tortes per zbukurim.

Foto sa per ilustrim se pamja s'eshte gje :p
Shiko se nuk dua te shaj!!
Kur ben eksperimente, qendro ne nje shije
Pastaj me vone mbasi e ke mesu mire
Provo perdor ingredientet e tjere
Jo ,dardha .jo karamele ,kos, pana,etj ..ke bo nje çomlek qe as qent sdo e hanin
Sei proprio un disastro:p

Ps: Me ra goja mu ketu me recetat,sa me thjesht!! Ke noten 4!!!
 
Last edited:

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Embelsira

Mire qe sdoje te me shaje.....:p
Aman chef na fal sepse ish torta ime dhe doja ta beja si te doja vete pa te pytur ty :p
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Titulli: Embelsira

Mjer ai qe e ka provu,nje sygjerim ate dardhen se boje dot pelte?? e fusje kshu mrena edhe sdo dukej Comleku lol
shkurt muhabeti e ke bo,ca te hash e ca te lésh lol
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Embelsira

Gatimet qe bej mos mi prek :p

Te gatuaj sdi por mire qe armohem me durim ndonjehere :d
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Titulli: Embelsira

Po ca poston gjona koti ca do mesojn njerzit nga receta jote mi? lol
Si te realizojm nje torte te deshtume!? lol lol lol
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Titulli: Embelsira

Bombica me fiqë të thatë


1.jpg

Përbërësit:

30 copë fiq të thatë

30 copë arra të ndara në gjysmë



Brumi:

200 ml ujë,

150 gr sheqer,

200 gr plazma të bluara, dhe

1 vanill sheqer.

Për dekorim:

200 gr badema të bluar



Pregatitja:

Ujin,sheqerin dhe vanill sheqerin i vendosim mbi zjarr dhe pasi uji vlon dhe sheqeri të jetë shkrirë e heqim nga zjarri dhe menjëherë ia hedhim plazmat dhe arrat e bluara dhe e lejmë të ftohet.
Fiqve ua heqim bishtin dhe i shtrydhim dhe brenda çdo fiqi vendosim nga një gjysëm arre dhe e mbyllim fiqin.
Pasi të kemi mbushur çdo fiq me arra atëherë marrim çdo fiq dhe e mbulojmë me brumin duke i dhënë një formë të topit dhe duke e mbuluar fiqin duart i lyejmë me bademat e bluara kështu edhe nuk na ngjitet brumi në duar edhe e kryejmë dekorimin e topthave.Ju bëftë mirë./kuzhinashqiptare/
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Vendndodhja
SHQIPERIA ETNIKE
Titulli: Embelsira

Tortë me kafe dhe arra

Publikuar: 11:09 / 23.02.2014



Nevojiten:

Për kore (biskotë):
* 3 vezë
* një lugëz kakao
* 3 lugë arra
* 3 lugë miell
* 3 lugë sheqer

Për mbushje:
* 250 g sheqer
* 1 të verdhë të vezës
* 2 filxhanë kafe të zier
* 250 g margarinë

Përgatitja:

Arrat imtësohen, tunden të verdhat me sheqer, u shtohet mielli, niseshteja, kakaoja dhe shkuma e të bardhëve të vezëve. Kjo masë qitet në kallëp të rrumbullakët për torta dhe piqet për 40 minuta në 170 shkallë C.

Tunden vezët me sheqer, shtohet margarina e shkrirë, kafeja, dhe kujdesshëm bashkohen. Kjo masë vihet në temperaturë të ulët dhe ngadalë, përzihet derisa të trashet.

Brumi pritet në dy ose tri shtresa dhe secila shtresë lyhet me krem. Në temperaturë të ulët shkrihet sheqeri me pak ujë, përzihet dhe lihet të ftohet. I shtohet lëngu i limonit dhe me anë të duarve formohet një lloj topi. Kjo masë qitet në tenxhere dhe zihet në temperaturë të ulët, pa vluar. Në fund shtohen kafeja dhe uiski.

Torta lyhet me glazurë dhe dekorohet me kokrra të kafesë. /Telegrafi/
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Re: Embelsira

Tortë me lajthi

Përbërësit:

150gr sheqer
150 g gjalpë
4 vezë
100 g miell
1 baking powder
100 g lajthi te grira ne rende
200 g çokollatë e zeze
një maje luge kafeje me kripë

Për shtresën e sipërme te tortës nevojiten

150gr çokollatë e grire ne copa te vogla
1 pako (Bustin) vanilje
dhe 1 gote me lajthi te grira
1 kuti pana (krem qumështi)

Përgatitja:

Ne një ene me anë të mikserit miksojmë gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë,,derisa sheqeri te jete shkrire. Ndajmë vezët te kuqet nga te bardhet. Ne këtë rast nevojiten vetëm te verdhat, i shtojmë i të verdhat e vezëve, një nga një, duke i perziere dhe me pas hedhim miellin me luge dhe duke e përzier qe te mos na formohen topa dhe në fund baking polder.

Bashkojmë bashke çokollatën e grire dhe lajthit po te grira ne një ene. Marrim te bardhat e vezëve dhe i tundim derisa te fryhen dhe i hedhim pak krip dhe i hedhim tek çokollata dhe lajthit, duke e përzierë me luge ngadalë qe te mos ulet volumi i vezëve dhe e bashkojmë me pjesën tjetër te brumit.

Marrim një tave te lyer me gjalpë dhe me letër furre dhe e hedhim brumin ne te, sipër i hedhim çokollatën e grire dhe lajthite dhe e fusim ne furre te piqet të nxehtë 50 minuta. Kur ëmbëlsira është pjekur e lemë te ftohet dhe e shërbejmë.

 

Elushe

Vogëlushe
Re: Embelsira

100 g lajthi te grira ne rende
Lajthi te grira me rende? Si u grikan lajthite me rende? Kush e ka postuar ate recete aman?

Ne këtë rast nevojiten vetëm te verdhat, i shtojmë i të verdhat e vezëve, një nga një, duke i perziere dhe me pas hedhim miellin me luge dhe duke e përzier qe te mos na formohen topa dhe në fund baking polder.
"Baking Powder" ose thene Shqip: sodë
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Titulli: Embelsira

Kisha nje neps sonte, kshu qe shpejt e shpejt ju pervesha punes dhe bera nje ''Torte me Pana dhe crem chantilly''
per inatin e Elushes :p

 
Last edited:

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Embelsira

Meshkujt nuk lejohen te kene neps!!!!

p.s. taksirat e ke receten, se du ta provoj :(
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Embelsira

Po qysh hengre gjithe ate embelsire edhe direkt gjume? Imagjino kilet qe ke shtu :p pupupuppupu
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Titulli: Embelsira

VEtem nje cope sa per neps
se mbaj mend kur kam provu torte heren e fundit , pastaj sic e shef ne foto eshte Fine fare
ka me shume krem dhe me pak pandispanj
:) Nuk shnoshem jo :p
 
Titulli: Embelsira

VEtem nje cope sa per neps
se mbaj mend kur kam provu torte heren e fundit , pastaj sic e shef ne foto eshte Fine fare
ka me shume krem dhe me pak pandispanj
:) Nuk shnoshem jo :p
Qenka sa Laptopi i bije te peshoje 5 kg e ky thote fine :p
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Pe: Embelsira

Biskota të kripura me ullinj



Përbërësit:

500gr miell për ëmbëlsira
1 gotë uji lëng portokalli
1 gotë uji vaj misri
250 – 300 gram ullinj jeshil të mbushur
pak piper

Përgatitja:

Hedhim të gjithë përbërësit në mikser (përveç ullinjve) dhe i përziejmë ato shumë mirë deri sa të bëhet një përzierje uniforme. Bëjmë sfera të vogla brumi në mes të të cilave vendosim nga një ulli. Biskotat i pjekim në furrë në 180 gradë.
Në vend të ullinjve mund të përdorim edhe mbushje të tjera.
 
Top