• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Embelsira

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Embelsira

Kajmaqin
Përbërësit:

8 vezë
8 lugë gjelle sheqer
1l qumësht
3 lugë gjelle miell ose nisheste
Sherbeti:
300gr. sheqer
2 dl. ujë
Përgatitja:
Vezët i tundim mirë me sheqer dhe miell, pastaj ua shtojmë qumshtin pak nga pak duke i përzier vazhdimisht. Këtë masë e derdhim në tepsi të nxehtë, të lyer me vaj. Kajmaqini pjeket në temperaturë maksimale 30 – 40 min. dhe pasi që të skuqet mjaft e nxjerim nga furra dhe ja derdhim sipër shërbetin cilin e vlojme paraprakishte 5 min. Kjo ëmbëlsirë servohet e ftohur.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Pe: Embelsira

Pelte me kompot frutash
Peltja është ëmbëlsirë freskuese që përgatitet nga kompoti i frutave të ndryshme.

Përbërësit: (për 5 persona)

1 kavanoz kompot frutash (vishnje,dredhëz,kumbulla,mjedra,qërshi etj…)
1 got ujë
5 lugë nisheste
5 lugë sheqer
Përgatitja:

Kompotin e frutave e vlojmë dhe ia shtojmë nishestën dhe sheqerin të tretura në një gotë ujë. Peltën e zijmë për 15 min duke e përzier vazhdimisht deri sa të trashet. Peltja servohet e ftohur posaqerisht ditwve te nxehta verore.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Pe: Embelsira

Hashure
Hashuret përgatiten nga gruri dhe sheqeri, ëmbëlsirë kjo e cila është mjaft e preferuar në kuzhinën shqiptare.
Përbërësit:

500 gr grurë
4 L ujë
300gr sheqer
Përgatitja:

Gruri ulet në ujë të vakët dhe lihet për 2 – 3 orë. Pastaj ai shpërlahet dhe zihet në temperaturë të ulët për 5 deri në 6 orë. Pasi që të zihet, grurit i shtohet sheqeri dhe ashtu me sheqer zihet edhe për 15 min. Grurit mund ti shtohen edhe copëza të pemëve të ndryshme sipas dëshirës. Hashuret mund të servohen të ftohura si tombëloriz ose të nxehta me qumësht.
 

Aver

VIP
Titulli: Embelsira

Anormalja, a ke mundesi mos me postu nja 10 min se jam tu bo perpjekje serioze me u fut aty te lista e rekordeve me postime?


Faleminderit paraprakisht.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Pe: Embelsira

Torte me cokollate dhe gjalp kikiriku
Receta gatimit per Torte me cokollate dhe gjalp kikiriku – Si te gatuajme embelsira

PERBERESIT:
250 gr biskota me cokollate
100 gr gjalpe
1+1/2 filxhan me gjalpe kikiriku
300 gr krem djathi (maskarpone)
1/2 filxhan me sheqer
100 gr pana
Per zbukurimin siper:
3 luge cokollate
3 luge gjalpe kikiriku

PERGATITJA:
Per te pergatitur torte me cokollate dhe gjalp kikiriku veprojme ne kete menyre: Marrim biskotat me cokollate dhe i shtypim ose i grijme me griresin elektrik. Me pas i shtojme edhe gjapin e shkrire. I trazojme mire bashke.
Ne nje tave te rrumbullaket shtrojme leter kuzhine dhe hedhim masen e pergaitur. E shtypim mire me dore ose me luge. vendosim taven ne frigorifer per rreth gjysem ore.
Nderkohe ne nje ene qelqi hedhim maskarponen, sheqerin dhe 1 filxhan gjalpe kikiriku. Fillojme ti rrahim derisa te arrijme ne nje mase te fryre. Ne nje ene tjeter hedhim panen dhe e rrahim me rrahesin elektrik deri sa te fryhet.
Bashkojme panen e rrahur me perberesit e enes tjeter. Duhet te kemi kujdes qe ti trazojme nga poshte lart ne menyre qe mase te mos shfryhet.
Marrim taven nga frigoriferi dhe hedhim siper masen e pergatitur. E nivelojme mire e me kujdes me luge. Siper e lyejme te gjithe torten me nje shtrese gjalpe kikiriku (1/2 e filxhanit qe ka mbetur).
E vendosim torten ne frigorifer per disa ore.
Ne momentin qe do ta sherbejme nxjerrim torten nga frigoriferi dhe i hedhim siper cokollaten e shkrire dhe me ndihmen e nje xhepi pasticerie bejme edhe dica vija cokollate te nderthuruar me gjapin e kikirikut.
Torta eshte gati per tu servirur
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Pe: Embelsira

Si te gatuajme ëmbëlsira çokollate me arra
Si te gatuajme ëmbëlsira çokollate me arra – Receta gatimi për ëmbëlsira çokollate me arra. اokollata përmban disa komponentë që kanë efekte pozitive në organizmin tonë, kafeina dhe serotonina të cilat përmirësojnë gjendjen dhe vëmendjen tonë. اokollata e zezë në veçanti përmban antioksidantë, të cilët ulin kolesterolin dhe presionin e gjakut. Këto ëmbëlsira përmbajnë arra, të cilat përmbajnë fosfor, kalcium, hekur dhe kalium. Për të gatuar këtë ëmbëlsirë veprojmë në këtë mënyrë.
Copëtojmë vrazhdë arrat. Presim imët çokollatën me një thikë dhe e frulojmë atë në mikser. Sitim 2 herë koncentratin e hurmave, lëkurën e portokallit, maltën dhe marmallatën. Ndezim furrën në 160°. Shkrijmë çokollatën në avull (banjo mari). E përziejmë me gjalpin e kikirikut derisa të përfitojmë një krem të butë. Njëkohësisht, ngrohim pak qumështin e tërshërës dhe e hedhim mbi cokollatën, duke e përzier, ndërkohë që po e mbajmë në banjo mari. Hedhim përzierjen në mix-in e ëmbëlsirave dhe i përziejmë shumë mirë. Bashkojmë pak e nga pak, me ndihmën e një site dhe lugës së duhur, përbërësit pluhur dhe në fund arrat. E përziejmë me kujdes dhe e hedhim në një formë, të veshur me letër pjekje me përmasa 18 x 30 cm. Përzierja do të jetë mjaft e trashë, prandaj e nivelojmë me pjesën e prapme të një luge, të lagur në ujë të ftohtë. E fusim në furrë dhe e lëmë të piqet për 10 minuta, më pas ngrejmë temperaturën në 180° dhe e pjekim për 20 minuta të tjera. E heqim nga furra dhe e lëmë të ftohet plotësisht para se ta nxjerrim dhe ta presim në copa, në formë kuadrate, rombi ose trekëndëshi, sipas dëshirës tuaj. ثmbëlsirat konservohen për 5-7 ditë në një kuti të mbyllur mirë.
Përbërësit:
200 g çokollatë e zezë
200 ml qumësht tërshëre
175 g gjalpë kikiriku
105 g miell i tipit 2
100 g koncentrat hurmash
95 g malt misri
75 g marmallatë kajsish
75 g arra
70 g kakao pluhur
33 g niseshte misri
lëkura e grirë e një portokalli
1 lugë çaji maja me bazë krem tartari (cremor di tartaro)
kripë deti
Ju bëftë mire nga SiteGatuajme.Net!
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Vendndodhja
SHQIPERIA ETNIKE
Titulli: Embelsira

Embelsira Snickers

Bota Sot | 03.03.2015 14:57



Perberesit
8 te bardha te vezeve
Maje gishtash krip
Lengu i nje gjysem limoni
9 luge sheqer
4 luge miell
½ bakin
250 gr kikirik i bluar
200 gr qokollate e bardhe + 2 luge vaj
Kremi Karamel
10 luge sheqer
8 te verdha te vezes
250 gr margarine
200 gr kikirik
200 gr qokollate e zeze+2 luge vaj
Udhezimet
1 Tunden te bardha te vezes me pak kripe dhe pastaj shtohet lengu i limonit dhe sheqeri gradualisht duke e perzier masen.
2 Pastaj shtohet mielli me bakin dhe piqet ne kallep te lyer dhe te mbuluar me leter per pjekje ne temperature 180 grade per 30 minuta.
3 Madhesia e kallepit 20x30 cm.Kete mase brumi mund ta piqni ne nje kore dhe te ndahen nga ajo tri shtresa ose te ndahet brumi dhe nga ky brum te piqen tri shtresa nje nga nje veqmas.
4 Ne nje ene qitet 2 luge vaj dhe qokollata e bardhe dhe pasi te shkrihet, lyhet shtresa e pare dhe mbi te qitet shtresa e dyte e cila lyhet me karamel krem i cili behet ne nje ene te thelle qesim 8 lugesheqer derisa te karamelizohet ne zjarre (jo te digjet), pastaj shtohet margarine e coptuar.
5 Pastaj te verdhen e vezes veq e kemi perzier me 2 luge sheqer derisa te zbardhet dhe pastaj te verdhat e vezes me sheqer i qesim ne karamelin dhe e perziejme mire dhe pasi e largojme nga zjarri, i shtojme kikiriket e coptuar dhe e qesim kete mbi shtresen e dyte.
6 Pastaj qesim shtresen e trete dhe permbi te qokollaten e zeze te shkrire me dy luge vaj.
7 Dekorohet me kikirik te coptuar.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Vendndodhja
SHQIPERIA ETNIKE
Titulli: Pe: Embelsira

Banana split
Bota Sot | 02.03.2015 15:11



Kjo eshte nje recete e thjeshte qe mund tua ofroni femijeve tuaj rreth ores 16...

Perberesit:

nje banane
1 luge akullore me shije kakao
1 luge akullore me shije panna
1 luge akullore shije luleshtrydhe
150 ml panna te fresket
80 gr çokollate fondente
2 luge reçel luleshtrydheje
çokollate te grire dhe qershi te sheqerosura

Pergatitja:

Hapi i pare:grijme çokollaten dhe e shkrijme ne banjo maria.pasi te jete shkrire,shtojme panen..Marim reçelin e luleshtrydhes dhe e shtypim ne nje kulluese me qellim qe te ngelen ne te farat dhe te behet si pure.Presim bananen ne 2 pjese ne gjatesi dhe i veme ne nje pjate.Mbi te vendosim 3 akulloret me panna,luleshtrydhe dhe kakao.Siper e zbukurojme me kremin e çokollates dhe te luleshtrydhes ,pastaj me panna te montuar,3 qershizat dhe ne fund copeza lajthie dhe çokollate.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Embelsira

Tortë e zezë


Kjo recetë ju tregon se si përgatitet torta e zezë. Më poshtë e keni listën e gjërave që ju nevojiten për të përgatitur një tortë të zezë dhe udhëzimet se si ta bëni një gjë të tillë.
Përbërësit:
5 vezë
1 gotë e madhe qumësht
18 lugë sheqer
12 lugë miell
1 kakao
1 pluhur për pjekje
200gr çokollatë

Udhëzimet:
Fillimisht përzihen vezët pastaj shtohen të gjithë përbërësit e tjerë dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 180-200 gradë. Kur të ftohet e shpojmë në disa vende me rrëmojsë dhe i hedhin çokollatën e shkrirë përmbi. /



Tiramisu me çokollatë


Përbërësit:
Për biskotat:
150 g miell
130 g sheqer
3 vezë
50 g niseshte
maja për ëmbëlsira
vanilje

Për kremin:
5 veze
150 g çokollatë në copëza
500 g maskarpone
200 ml kafe 120 g sheqer
100 g kakao

Përgatitja:
Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe rrahim këto të fundit duke hedhur sheqerin pjesë pjesë. Vazhdojmë rrahjen e të bardhave derisa të arrihet një masë e fryrë. Më pas shtojmë të verdhat dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të bëhet një masë kremoze. Përziejmë përbërësit e thatë se bashku dhe i shtojmë tek vezët duke i situr dhe trazuar ngadalë, nga poshtë lartë. E hedhim masën e përgatitur në xhepin e pastiçerisë dhe e hapim në tavë. E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë celsius për rreth 10 minuta.

Përgatitja e kremit për tiramisu:
Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrahim të bardhat derisa të arrijmë një masë të fryrë. Me pas i vendosim në frigorifer. Në rrahësin elektrik, hedhim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin. I rrahim në shpejtësi mesatare. Duhet ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë. Shtojmë marskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku. Me pas shtojmë dhe te bardhat e vezëve. I përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene. Në tavë fillojmë shtrojmë biskotat duke i lyer me parë me kafe. Vendosim një shtrese biskota dhe me pas hedhim një shtrese kremi. E hapim mire në të gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate. Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dyte. Pasi e kemi përfunduar e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë. Më pas e presim në copa dhe e shërbejm
ë.
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Embelsira

Tortë e zezë



Përbërësit:
5 vezë
1 gotë e madhe qumësht
18 lugë sheqer
12 lugë miell
1 kakao
1 pluhur për pjekje
200gr çokollatë




Tiramisu me çokollatë


Përgatitja e kremit për tiramisu:
Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrahim të bardhat derisa të arrijmë një masë të fryrë. Me pas i vendosim në frigorifer. Në rrahësin elektrik, hedhim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin. I rrahim në shpejtësi mesatare. Duhet ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë. Shtojmë marskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku. Me pas shtojmë dhe te bardhat e vezëve. I përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene. Në tavë fillojmë shtrojmë biskotat duke i lyer me parë me kafe. Vendosim një shtrese biskota dhe me pas hedhim një shtrese kremi. E hapim mire në të gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate. Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dyte. Pasi e kemi përfunduar e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë. Më pas e presim në copa dhe e shërbejm[/I]ë.

Tja kishe nderruar emrin tortes vet me mire do ishte. Skam degjuar ndonjehere "torte e zeze" une.
Thuhet torte me kakao/cokollate, duke patur parasysh perberesin kryesor qe ka. :)

Pastaj, ajo qe kam nenvizuar une, i bie te jet "maja per embelsira" qe eshte pluhur..



Saper tiramisu, nqs ka ndermend ta bej ndonjeri kete recet ju keshilloj ti blini biskotat.
Thjesht per faktin qe behet shume i rend me tere ato veze. Ka lloje te ndryshme, zakonisht
perdoren savoiardi


gjithsesi une tek fotoja shikoj vetem nje shtrat te holle pandispanje prandaj sbespj te jete bere me biskota.
Persa i perkete te bardhave te vezes, nuk para lihen ne frigorifer, perderisa mbasi
mbaron se rrahuri ato (ketu hidhet maskarpone), pastaj rrihen te verdhat + sheqeri, dhe
menjehere keto te fundit i shtohen te bardhave duke patur kujdes mos te prishet. Me pas
vazhdon pergatitjen. :)
 
Last edited:

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Embelsira

Anormalja, a ke mundesi mos me postu nja 10 min se jam tu bo perpjekje serioze me u fut aty te lista e rekordeve me postime?


Faleminderit paraprakisht.
I nderuar madam skam hyr ktu per rekorde e skom nmend me ndalu me postime
ajt shnet
 

Empire

Antarë i Respektuar
Kek Çokollate pa Gluten
Pergatitja:20' , pritja:6 or , pjekja:30' , sasia:12 persona.
Per kekun:
200gr çokollat ( Nestlé desert )
12 te bardha veze
360gr sheqer
1 maj lug kafeje krip
12 te verdha veze
120 gr bajame pluhur
100gr Kakao Nestlé pluhur

Per kremin e çokollates bardhe:
90gr çokollate e bardhe ( Nestlé desert)
250gr krem qumeshti vegjetal
1L.G mjalt ( l.g= lug gjelle)
1L.G glukoze
1L.Kafeje ekstrakt vanilje
½L.k kanell pluhur
Per servirjen cokollata te vogla , nenexhik i fresket , dhe pluhur kakao .

Pergatitja e kekut:
Nxehim furrin ne temp 180°C ,
Ne nje tas hedhim çokollaten te thyer ne copeza , mbulojm tasin me nje plasmas kuzhine dhe e fusim ne furrin me mikrovale dhe e lejm per 2-2½ minuta ( 800watt) sa te shkrij , ne tasin e mixerit te bardhat e vezeve , gjysmen e sheqerit , kripen dhe trazojm derisa te veze e rrahur , pasi te jet gati e hedhim ne nje tas tjeter , Ne tasin e mixerit hedhim te verdhat e vezeve pjesen tjeter te sheqerit vanilian dhe e godasim derisa te behet si shkum , pasi te jet gati e heqim nga mixeri heshim çokollaten e shkrir dhe e trazojm te perzihet mir , shtojm pluhurin e bajameve , kakaon , hedhim pak veze te rrahur dhe trazojm , hedhim te gjith perzierjen tek tasi me vezen e rrahur ( te bardhen ) dhe e trazojm me ngadal dhe kujdes
Shtrojm leter te sulfurizuar ( leter gatimi ) ne nje tepsi ( 32•25cm ose forme per kek ) dhe hedhim gjalp pluhur dhe kakao pluhur , hedhim perzierjen dhe e pjekim per 25-30 minuta pasi te jet gati e lejm te ftohet .

Pergatitja e çokollates bardhe ( kremit):
Ne nje tenxhere hedhim kremin e qumeshtit vegjetal , e cojm ne zjarr dhe e lem te nxehet , ne nje tas hedhim çokollaten e bardhe te thyer me copeza te vogla , mjaltin glukozen , ekstraktin e vanillies , kanellen , kremin e qumeshtit te nxehte dhe e trazojm pas 15 sekondash , mbulojm me nje plasmas dhe e cojm ne frigorifer per gati 6-12 ore te ngrije ( sipas frigoriferit ) , e marim e hedhim ne tasin e mixerit dhe e rrahim derisa te behet si shkum ( krem) , pasi te jet gati e heqim nga mixeri nxjerrim kekun nga forma siper nje derrase ( derrase presere ) dhe e presim ne 12 copa ( sipas deshires ) e servirim duke shtruar perzieresin e çokollates bardhe duke e stolisur me copeza çokollate te vogela , nenexhik te fresket dhe pluhur kakao
Oreks te mbare.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Si te gatuajme sheqerpare Dibre – Receta gatimi për Sheqerpare Speciale Dibrane.
Përbërësit për 30 copë:
  • 1 kg Miell
  • 600 gr Gjalpë të tretur ose Vital
  • 350-400 gr Sheqer
  • 8 të verdha Vezësh
  • 3 gr Sodë
Për shurupin:
  • 1250 gr Sheqer
  • 850 gr Ujë
  • Pak vanilje
  • 75 gr Arra
Për të gatuar këtë ëmbëlsirëte bërë sipas specialitetit Dibran veprojmë në këtë mënyrë:
Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës. Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik.
Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë.
Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë. Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min. Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.
 

Vajza

Staf në FV.AL
Vendndodhja
Struga
Si te gatuajme embelsire per 10 minuta?

250 gr biskota sipas dëshirës suaj(sipas mundësisë te kualitetit me te mire)
• 100 gr gjalpë
• 400 gr çokollatë për zierje
• 200 ml ajke e ëmbël
Përgatitja:
Së pari zbutet margarina në zjarrë jo shumë të lartë dhe i shtohet ajka duke pasur kujdes që të mos vloj dhe largohet nga zjarri dhe duke e përzier i shtohet çokollata e copëtuar dhe përzihet gjithnjë.
Pastaj biskotat i copëtojmë në copa të vogla dhe i përziejmë me kremin jo krejtësisht te ftohur.
Kallëpi ku do ta vendosim mbulohet me folie alumini dhe e vendosim sipër ëmbëlsirën dhe pasi e rrafshojmë ngadalë me luge e lëmë të ftohet mire për 3-4 ore në frigorifer.
Preferojmë qe biskotat te jen nga me te mirat kualitative me shije karamele qe gjate ngrënies te kërcasin në dhëmbë dhe të mos shkrihen nga kremi.


embel.jpg













 
Top