Ende je pikë e dobët për mua…

NeVertiti

~Kohe & Stine~
perjetim_1456685911-660180.jpg


Isha ulur në atë tavolinë të tarracës, ku edhe pimë për herë të fundit kafe bashkë. Gjatë bisedës me mikun, me të cilin ishim ulur, m’u kujtuan fjalët tua të fundit që po aty m’i kishe thënë, dhe m’u duk sikur më kaploi njëfarë nostalgjie. Derisa rikujtoja ato momente, pa pritur u shfaqe para syve të mi, kur kalove andej pari për t’u futur në një dyqan të afërm. Nuk të kisha parë një kohë të gjatë, por vërejta se ti fare nuk kishe ndryshuar. Ishe po ajo bukuroshja e dikurshme, po ajo princesha e atëhershme.

Kam mall për të kaluarën

Sa herë ulem aty rikujtoj fjalët tua që m’i kishe thënë dikur, moti, në atë vend, me të cilat ishte vulosur fundi i lidhjes sonë. Gjithmonë në ato momente më kaplon njëfarë nostalgjie, një mall për të kaluarën, për ditët e bukura kur ishim bashkë. Ajo ishte periudha e artë e jetës sime, e cila u ndryshua shumë prej se ti shkove, por në mua, çuditërisht, përgjithmonë mbeti ndjenja e fortë e dashurisë dhe admirimi për ty. Sot, pas kaq vitesh, përsëri u pamë po aty. Ti më kishe ardhur prapa shpine, duke ecur rrugës sate, por jam i sigurt se më kishe vërejtur që nga larg. Kur u afrove afër, u bëre se nuk më shihje dhe u fute në dyqanin që ishte pranë, karshi asaj tarrace ku unë qëndroja. I befasuar humba përqendrimin, duke pyetur veten:

“A është e mundur që po e shoh?!”.

Nuk e di a u gëzova apo jo, por hetova se në mua u ndryshua gjendja emocionale dhe se zemra më rrihte fort…

Derisa ti bëje pazar në dyqan, unë vazhdoja të bëja muhabet me mikun, me të cilin ishim duke pirë kafe, e nga i cili fshehja shqetësimin tim, ani pse bota ime e brendshme ishte trazuar. Ato çaste m’u kujtua një moment interesant i së kaluarës, kur ne ishim në shkëputje e sipër të lidhjes sonë. Atëbotë, në bisedë e sipër, pas një reagimi spontan që kisha e që shprehte një dozë xhelozie, më pate thënë: “Hë, unë ende qenkam pikë e dobët për ty!”. Pas kaq vitesh, sot, përsëri e vërejta se ti, vërtet, ende vazhdon të jesh pikë e dobët për mua…

Të humba përgjithmonë

Ti bukur shumë u vonove në dyqanin ku kishe hyrë. Nuk e kam idenë se çka ke mundur të blesh, por gjatë gjithë kohës sa qëndrove aty, sytë e mi nuk u shkëputen nga dera e atij dyqani ku ishe. Duke pritur momentin e daljes tënde, në një çast, vërejta se nga brendia e dyqanit i kishe drejtuar sytë kah unë. Atëherë në gjoksin tim ndjeva një rrahje aritmike të zemrës, e cila rrihte fort… Nuk di pse m’u ndezë flakë zemra për ty, por e di se fajtori për ndarjen tonë isha unë. Unë isha cikërrimtari grindavec që bezdisja jetën tënde, pa pasur mirëkuptimin e duhur për ty, duke shprehur xhelozinë e panevojshme vend e pavend. Unë isha ai që dikur kisha pushtuar zemrën tënde, por që dalëngadalë dola nga ajo zemër për shkak të arrogancës sime. Më pastaj, gabim pas gabimi, në stilin: “اka t’i bësh dikujt ta bën tjetri”, t’i bëra një mijë të pamira, duke lënduar shumë herë zemrën tënde. E, atëherë, kur mbeta pa ty, e kuptova peshën e fajeve të mia, nga pasojat e të cilave mbeta i vetmuar, me gishta në gojë, kur të humba përgjithmonë…/
B, postieri
 
Redaktimi i fundit:

Zana1

Braveheart
Titulli: Ende je pikë e dobët për mua…

Wtf is this!!

Krijime letersie?
 
Titulli: Ende je pikë e dobët për mua…

" Ende je pikë e dobet per mua ... "


Dikush tha jo të jam bërë fiksim : )
 

sensuu

sweet
Titulli: Ende je pikë e dobët për mua…

mire keto qe sduhen e kuptoj pse ndahen...po ato qe duhen se marr vesh pse ndahen lol
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Ende je pikë e dobët për mua…

Sa e bukur :(
Ende je pik e dobet per mua, te kujton si diten e par qe u njohem ;)
 

jana80

Super Moderator
Rastesisht lexova kete teme...
kjo pune e fiksimit eshte shume e keqe ..duhet forc e madhe vetekontrolli te arrish mos te duash asnjeri me shume se vetveten.. ne fund po sdeshe veten e nuk pate fiksim ate te tjeret ske si ti kesh e sduhet ti kesh pasi perfundon mos te jetosh jeten tende... te tashmen tende, mos te hedhesh dhemele por te grricesh muret e vjetra dhe te pavlere pasi te tilla jane kur i zene merimangat e kur ska zjarr ne kulm, e kur ska zera te ushetine mes tyre.....
nje miku im i mrekullueshem me ka keshillur te dua veten... ma ka thene e vazhdon tma thote cdo here te kujdesem e te harroj... e qe kur e kam degjuar "qetesia ka rene aty ku kishte zhurme", "pytjet nuk jane me retorike e as qe egzistojne"..
dua tju them qe cdo gje lind, rritet... e vazhdon vetem ciklin per te cilin ka qene e programuar te egzistoje.. ndaj carpediem... buzeqesh.. e viva la vita !
 
Redaktimi i fundit:

Hera

Banned
Shpesh here e kam degjuar kete shprehje dhe ne fund asgje ate qe kam kuptuar ezhte te duash veten jashte mase shume dhe pike e dobet jemi vetem per prinderit motren vellane te tjeret kalimtare
 

Passion

Banned
Dikur tek shtepia e re qe kisha marre me qera,balle per balle ne ballkon kisha fqinj nje cift.

Ish Stiv,ose Stevie sikurse shkruhej,edhe Luiza.

Stiv ish ambasador ne Porto Rico,kurse Luiza petagoge ne nje universitet.
Keto i mesova pasi i njoha,edhe gjate darkes kur kthehesha nga puna lutesha te mos i gjeja jashte,se lutja e tyre me vinte ne siklet per te qendruar me ata nje pjese kohe,sa qe kishin filluar te mbaronin e justifikimet e mia per te mos shkuar vazhdimisht te ata.

Ne siklet me vinin lutjet e Luizes ne sy te shoqit,e pse perpiqesha te mos me tradhetonin shqisat,vereja se ish e pamundur.
Me kalimin e kohes vereja se ajo s'kuqja e fytyres sime ish zbavitje per dike tjeter. :)

Teksa mbremjeve te fundjaves ato net vere qendronim deri vone,Stivit i kerkohej te luante ne piano pjese te preferuara te Luizes.
Pyesja veten qe eshte vertete i trashe Stiv,apo ndoshta ndoshta ,,,,, zbavitet ne mynyren e vet?
Fillimisht dukeshin mjaft te arrire e te plote,duke me treguar vendet e botes ku kish shkel kemba e te dyve,pershtypjet e kulturat e para,e me pas kuptova qe ata dicka mes tyre kishin marre vendim te shkelnin ne nje rruge te akullt.

Kur me lajmeruan qe ne fund te muajit gusht do iknin te dy ne Porto Rico,Stiv kish udhetuar i vetem,e ate nate ca tinguj te pianos dilnin lehte nga dritarja e hapur e tyre,deri te shkallet e portes se shtepise sime.
Me nje partiture qe s'ia hiqte syte Luiza ledhatonte pianon ,e embelsisht degjohej Einaudi.
:)

Asnjehere se kisha degjuar me pare Einaudi nga ajo shtepi. :)



Mbaj mend qe ate nate u degjua ndoshta e tre here.
:)


Ende ,,,pike e dobet.

E mblodha nga kish ngel!
 

ZHIGO

Lucky me...
Rastesisht lexova kete teme...
kjo pune e fiksimit eshte shume e keqe ..duhet forc e madhe vetekontrolli te arrish mos te duash asnjeri me shume se vetveten.. ne fund po sdeshe veten e nuk pate fiksim ate te tjeret ske si ti kesh e sduhet ti kesh pasi perfundon mos te jetosh jeten tende... te tashmen tende, mos te hedhesh dhemele por te grricesh muret e vjetra dhe te pavlere pasi te tilla jane kur i zene merimangat e kur ska zjarr ne kulm, e kur ska zera te ushetine mes tyre.....
nje miku im i mrekullueshem me ka keshillur te dua veten... ma ka thene e vazhdon tma thote cdo here te kujdesem e te harroj... e qe kur e kam degjuar "qetesia ka rene aty ku kishte zhurme", "pytjet nuk jane me retorike e as qe egzistojne"..
dua tju them qe cdo gje lind, rritet... e vazhdon vetem ciklin per te cilin ka qene e programuar te egzistoje.. ndaj carpediem... buzeqesh.. e viva la vita !

Koha , Jana,,, Koha...

si ilaçi më i mirë për të harruar këdo...edhe pse ndonje batikuore tek tuk nga nje kujtim apo dezhavu momentale,,

me kohen, harrojme dhe armikun.
 

Bebw

❌Once✖ Vetëm e Boços
Staf në FV.AL
Vazhdoni dhe do jeni gjithmone
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Qe te kam te kam ...po qe do rebelohem kjo as nuk diskutohet lol
 
Top