• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

'Epirotët ose shqiptarët e fuqishëm dhe luftarakë, furnizojnë gjithë Greqinë me veshj


Nga Aurenc Bebja, Francë.

Në librin e autorit, Albert Racinet (1825 – 1893), me titull « Le costume historique : cinq cents planches, trois cents en couleurs, or et argent, deux cent en camaïeu… », botuar në vitin 1888 nga shtëpia botuese « Firmin – Didot (Paris) », gjejmë një shkrim, në faqen n°328, ku flitet për epirotët (shqiptarët), origjinën dhe zanatin e tyre kryesor.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë mbi përshkrimin e epirotëve nga piktori, litografi dhe ilustruesi francez, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :



Turqia e Evropës


Kostumet e Vilajeteve të Janinës dhe Selanikut

(Epiri ose Shqipëria Jugore, Thesalia, Maqedonia)

“Vilajeti i Janinës përfshin Epirin ose Shqipërinë Jugore dhe Thesalinë ; Janina është qyteti kryesor dhe kryeqyteti i Epirit.

Epirotët ose shqiptarët, të cilët e quajnë veten Arbëreshë, nga ku bizantinët i kanë quajtur Arvanitë dhe turqit Arnautë, gjithashtu quhen Skipëtar.

Ky emër i fundit duket se nënkupton njeriun që është gjithmonë i armatosur, ai që përdor shpatën, skiphosin.

Shqiptarët, të cilët, sipas të gjitha dukjeve, janë një fis i ilirëve të lashtë, janë të fuqishëm dhe luftarakë.

Këta ushtarë të Akilit, Pirros dhe Skënderbeut kanë ruajtur reputacionin e paraardhësve të tyre.

Vilajeti i Selanikut është Maqedonia e lashtë; ai ndodhet në perëndim të Vilajetit të Janinës.

Industria kryesore e Epirotëve është prodhimi i kostumëve.

Rrobaqepësit dhe qëndistarët e Janinës furnizojnë të gjithë Greqinë me veshje të bukura, nganjëherë pelhura e tyre gjendet e mbuluar plotësisht nën qëndisjet prej ari.

Mesatarisht, kostumi i një burri të këtij lloji shitet në Janinë, 1.600 franga, i një gruaje, 1.800 franga dhe i një fëmije, 500 franga.”/ (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)/Fotoja kryesore, ilustrim nga Syri.net
 
Top