Erdogan: Evropa po lë mënjanë demokracinë

Abisi

offline✌
erdo.jpg

TURQI– Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, akuzoi vendet e Bashkimit Evropian se po lënë demokracinë dhe liritë mënjanë, ndërkohë që Brukseli i kërkon Ankarasë të zbusë ligjin e saj antiterrorist përkundrejt heqjes së vizave.

“Ata që na kritikojnë e kanë lënë mënjanë demokracinë dhe lirinë kur bombat filluan të shpërthejnë në territorin e tyre”, deklaroi sot Erdogan gjatë një fjalimi në Malatia.

Një ditë më parë Erdogani i ishte kundërvënë një rikufizimi të kërkuar nga Brukseli të ligjit antiterrorist turk, të gjykuar shumë të gjerë.

“Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë dhe ju në tuajën”, ishte përgjigjur ai.

Kjo reformë është një nga 72 kushtet që Turqia duhet të përmbushë për të marrë një heqje të vizave për qytetarët e saj që kërkojnë të lëvizin në hapësirën Schengen, që Ankaraja e ka bërë një kusht të domsodoshëm për të aplikuar marrëveshjen mbi migrantët.
(el.sp/BalkanWeb)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Erdogan: Evropa po lë mënjanë demokracinë

:lol: kush flet per liri e demokraci. E ka kthyer Turqine 100 vjet pas, te kohes se sulltanllekut. Nuk la opozitor pa ndeshkuar, qe nga rivalet politikan, shtypi e deri tek liria e fjales te qytetarve.

Ps. shume interesant ky numri i kushteve 72..:p
 
Top