Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Media të ndryshme perëndimore shkruajnë se ishin më shumë se një milion persona, ata që dolën këtë të diel në sheshin kryesor të Stambollit, në anën europiane, në një mega-miting të thirrur nga qeveria në mbështetje të demokracisë dhe martirëve.

Megjithëse tubimi u thirr nga presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili mbërriti me një helikopter, në të morrën pjesë edhe liderët e dy partive kryesore të opozitës.

Sipas agjencisë turke Anadolu, të tjera mitingje të ngjashme janë mbajtur edhe në lokalitete të tjera. Në këtë mega-manifestim u bë një përmbledhje e ngjarjeve të fundit që pasuan vendin pas grushtit të shtetit të 15 Korrikut.

Të gjithë të pranishmit mbanin flamuj turq, pasi u ndaluan simbolet partiake. Presidenti turk u tha të pranishmëve se kjo ishte një mënyrë për t’i treguar botës se sa i fortë është solidariteti dhe uniteti i vendit./Tv Klan/
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Me lejen tende do ishte mire ta shtonim ndonje foto ne lajm se ashtu pa foto sh thate. Mgjth, po e vej si koment pasi s'dua te na beni namin per mos marrje Leje. Lol

13895453_10209175700565359_4115946633782285397_n.j  pg


 
Redaktimi i fundit:

Lauri

Anunnak
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

I gjalli ben ligjin.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Mashallah Mashallah, po shihet ashiqareh qe populli e do :)
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Turqi, Erdogan kërkon rikthimin e dënimit kapital

1470638082erdogan.jpg

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi para një turme masive gjatë një mitingu në Stamboll se do ta miratonte dënimin me vdekje nëse ky mbështetet nga Parlamenti dhe publiku.

Ai foli para një turme prej më shumë se 1 milion njerëzish të mbledhur në qytetin më të madh turk, duke risjellë në qendër të vëmendjes dënimin kapital, për të cilin u kritikua nga e gjithë Evropa. Erdogani gjithashtu premtoi se shteti do të spastrohet nga mbështetësit e klerikut Fetullah Gylen, i cili fajësohet për grushtin e dështuar të shtetit të 15 korrikut. Më shumë se 270 njerëz u vranë në ngjarjet e grushtit të shtetit.

"ثshtë Parlamenti turk që vendos për dënimin me vdekje. Që tani deklaroj se do të miratoj vendimin që do të marrë Parlamenti. Na thonë se në Bashkimin Evropian nuk ka dënim me vdekje. Por vende të tjera në botë si SHBA, Japonia apo Kina e kanë dënimin me vdekje. Ata lejohet që ta kenë. Ne e kemi pasur deri në vitin 1984. Sovraniteti i përket popullit dhe nëse populli e merr këtë vendim, partitë politike do ta mbështesin”, deklaroi Erdogan para turmës që sipas qeverisë ishte rreth 5 milionë njerëz.

Në miting ishin ftuar liderët e dy prej tre partive opozitare në Turqi dhe figura fetare. Partia Kurde nuk ishte ftuar. Herën e parë që Erdogani përmendi dënimin me vdekje, reagimi nga Evropa ishte unanim, se një shtet me dënim kapital nuk ka vend në të. Këtë herë, liderët evropianë nuk kanë reaguar ende, mbase edhe sepse nuk kanë çfarë t’i shtojnë herës së parë.

/ Top Channel
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Shume pak pasken ik ne manifestim, ndonse mjetet e trasportit per levizjen e njerzeve ishte gradis.
Tu dergonte nje ze shqiptarve kosovar e maqedon1 milion do niseshin ne kembe per turqi.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Shume pak pasken ik ne manifestim, ndonse mjetet e trasportit per levizjen e njerzeve ishte gradis.
Tu dergonte nje ze shqiptarve kosovar e maqedon1 milion do niseshin ne kembe per turqi.

hahahahaha me tregon pse qe ne pike mjesit ja nise sherrit :p Eh ?
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Genjeshtrat krijojne sherr, jo e verteta..;)
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Botes ja tregoi , qekur luajti lojen e semure te pucit ... & i mori njerezit mbare duke i keqtrajtuar & pushuar nga puna , me metoda Antidemokrate.

Le ti mbledhi jo nje million por edhe 5-6 millione ... Turkut po i vjen fundi nje here & mire & po te duan , le ti bashkohen edhe Ataturket Shqiptare... who gives a fack.
 
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Lider me te forte sot bota nuk njehe . Ne mund te flasim dite e nate per qeverisjen e tij , eshte populli i vete , ai qe e ka fjalen e fundit per vlersimin e punes se tij.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Kur thuan qe bota e njeh per lider te forte ... kujt i referohesh ? & per c'fare arsyesh ? Na ndrico pak :zinxh:

Bota njihte edhe Dullen , si lider (psikopat )te forte ... por pasojat akoma edhe sot , i vuan populli.

Edhe Dulla , e rriti ekonomine brenda per brenda, i pastroi kundershtaret e tij , mbylli edhe kufinjte .. & e izoloi popullin .

Edhe Erdoqeni, te njenten gje kerkon qe te beje ... bashke me kalifat e tij . Nese flet me njerezit e thjeshte nga afer, asnje nuk e don ne post k'te terrorist, vecse ka zene vendin si puna e Dulles ne nje kohe .. e nuk e leshon me.
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

13902790_1207889045909044_1436173200548257319_n.jpg

13900059_1207889155909033_4913717559596530974_n.jpg
 
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Fakti qe mbledh 1 milion njerez ne shesh do te thote qe eshte diktator.Njerezit s'kane shkuar ne pune ate dite per te qene aty.
Me qejf apo me urdher? Me siguri ka pas nga te dyja palet.
Edhe Enveri ka pas cuar Shqiperine ne kembe, Gedafi po ashtu, ju kujtoj qe edhe Milloshevici i ka pas mbledh 700.000 ne Fushe Kosove, Midis tyre shume kane qene shqiptare.A kane qene te gjithe atje me deshire?
Pergjigjen po jua Le juve!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Per ato partite opozitare coc dhe mund te dyshoj se kan shkuar nga halli, Lol.
Ama populli i thjeshte absolutisht qe ka dale i pa dhunuar, ne fund te fundit eshte ai popull qe i ka dhene dhe voten me "free will". Do ishte naivitet i qellimte te mendohej ndryshe! (mendimi im)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

"Kujdes nga ata qe kerkojne vazhdimisht turmen; vetem, ata, nuk jane askushi"
(Charles Bukowski)

Te gjithe dikatoret ne bote spekullojne me fjalen liri, demokraci, te drejtat e njeriut, vendimi i popullit.
Jane pikerisht keta qe bejne komplet te kunderten se c'thone. Natyrisht pasi ti kete injektuar ne tru popullit dashurine mbi liderin e tyre.
ps. Lexojeni mire firmen time poshte
Askush nuk eshte me i skllaveruar se ai qe gabimisht mendon se eshte i lire.

erdog4_zps5z7xe2fp.jpg
 

sensuu

sweet
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Cna cau koken ky Erdogan,po ik o burr se sdo lexojme ty sa here je me kriza ti :p
 

Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Te na rroje udheheqja!Po ne populli hame edhe bar i thone kesaj shprehje.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Lider me te forte sot bota nuk njehe . Ne mund te flasim dite e nate per qeverisjen e tij , eshte populli i vete , ai qe e ka fjalen e fundit per vlersimin e punes se tij.

Mos ore. Kush ta tha kete, hoxha?

hajduti
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Erdogan mbledh 1 milion në shesh

Hitleri dhe Mao ce duni kan pas mbledhur edhe me shume biles dhe Dulla , por as ky nuk eshte keq per kohen .
 
Top