Erdoğan në Bahrein: Ka ardhur koha për bashkimin e tërë botës islame

Abisi

offline✌
erdogan-500x281.jpg

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të vizitës së tij në Bahrein, ka mbajtur fjalim para pjesëmarrësve në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes - Zyra për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar rëndësinë e veçantë që Turqia i jep marrëdhënieve me Bahreinin Erdoğan tha se "Paqen dhe stabilitetin në Bahrein nuk e shohim të ndarë nga siguria dhe stabiliteti ynë. Me këtë rast, dua të ripërsëris se kemi qenë dhe do të jemi në anën e Bahreinit në luftën kundër terrorizmit, sepse Bahreini ka qenë përkrahësi më i madh i Turqisë në luftën kundër terrorizmit kohëve të fundit, me në krye tentativën për grusht shteti më 15 korrik".

Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Bahreinin në çdo fushë. "Këtë mbështetje do të vazhdojmë ta forcojmë me industri të mbrojtjes, bashkëpunim ushtarak, tregti, investime dhe partneritet rajonal dhe në fushën e shëndetësisë", vazhdoi Erdoğan.

"Muslimanët po harxhojnë njëri-tjetrin në Siri, Irak, Libi dhe Jemen

Presidenti Erdoğan tha se kjo vizitë e tij në Bahrein përkon me një periudhë kritike dhe se e njëjta ka rëndësi në drejtim të solidarizimit me Bahreinin, duke vazhduar më tej:

"Në periudhën e një transformimi global, të gjithë së bashku po jetojmë në një vend ku dhimbjet dhe shpresat ecin krah për krah njëra-tjetrës, në rajonin me më së shumti probleme në botë. Meqë as ne e as ju nuk keni një atdhe tjetër, do të vazhdojmë të jetojmë në këtë vend. Duke qenë kështu, të gjithë duhet të ulemi dhe të bisedojmë së bashku në lidhje me atë se çfarë mund të bëjmë për zgjidhjen e problemeve në rajon, për paqen, mirëqenien, vëllazërinë dhe forcimin e stabilitetit. Tanimë jemi në një periudhë ku duhet të bëjmë zgjedhje të vështira dhe kritike të cilat nuk mund t'i mënjanojmë më fjalë boshe, trimëri dhe manovra taktike. Pothuajse të rrethuara nga një hallkë e zjarrtë, vendet islame me të vërtetë po përjetojnë ditë shumë të dhimbshme dhe po kalojnë një sprovë shumë të rëndë", tha Erdoğan.

Sipas tij, këto vende, të cilat për shekuj kanë qenë adresa e paqes, fatkeqësisht, ditëve tona po përmenden për dhimbjet, terrorin, tensionet, shkatërrimin dhe bombat.

"Prej gjashtë vitesh, fëmijët në Siri, kur shikojnë lart, nuk shohin kaltërsinë e qiellit, por avionë që shkaktojnë vdekje dhe bomba fuçi që copëtojnë ëndrrat dhe trupat e tyre. Këto troje të cilat kanë strehuar civilizimin mijëravjeçar islam dhe të cilat ishin qendra e arkitekturës, bibliotekave, xhamive, tyrbeve, shkencës, urtësisë dhe dijes, po ridizajnohen me zjarr, gjak dhe lotë. Muslimanët, të tëhuajtur me njëri-tjetrin në baza identitare, gjuhësore, fisnore, racore dhe sektare, po harxhojnë njëri-tjetrin në Siri, Irak, Libi, Jemen dhe shumë vende të tjera. Të gjithë së bashku po shohim si qytetet kryesore të civilizimit arab dhe islam u shndërruan në arenë të organizatave terroriste dhe luftërave shkatërruese dhe të ndërmjetme të fuqive të huaja. Teksa ndërgjegja e njerëzisë po ngelet e heshtur, të fuqishmit po mjaftohen duke fërkuar duart, kurse hipokritët, fatkeqësisht, duke derdhur lotë krokodili".

Erdoğan më tej ka theksuar se ka ardhur koha për bashkimin e botës islame. "Ka kohë që ka ardhur koha për bashkim dhe bashkëveprim të tërë botës islame e madje edhe njerëzimit. Asnjë shtet dhe asnjë shoqëri nuk mund ta mendojë vetëm komoditetin dhe ardhmërinë e vet derisa fqinjët e vet gjenden në vuajtje, derisa vëllezërit e vet me të cilët flasin të njëjtën gjuhë dhe kthehen kah e njëjta kible përjetojnë dëme", vuri në pah Erdoğan, duke shtuar se nuk ka garanci që nuk mund t'u ndodh njëlloj sikurse, siç tha ai, vëllezërve në Siri, Irak dhe Libi. Sipas Erdoğan, duhet vepruar menjëherë dhe të mos shtyhet për më vonë.

Operacioni "Mburoja e Eufratit" në Siri

Presidenti Erdoğan tha se në Siri është kusht që të kalohet në periudhën e tranzicioni të fuqishëm politik me baza legjitime në të cilin do të marrin pjesë të gjithë faktorët fetarë dhe etnik, duke ruajtur kështu unitetin politik dhe integritetin territorial të vendit.

"Në këtë drejtim, Turqia do t'i vazhdojë dialogun aktiv dhe iniciativat e ndërmarra në platformat ndërkombëtare. Krahas kësaj, Turqia po bën atë që i takon në lufton kundër terrorizmit. Më operacionin 'Mburoja e Eufratit' në kemi larguar nga kufijtë tanë një pjesë të organizatave terroriste DEASH dhe PYD", tha Erdoğan, duke shtuar se në rast të një hapi të përbashkët me forcat e koalicionit, do të drejtohen edhe në Munbixh dhe Rakka për të krijuar një zonë të sigurisë të pastruar nga terrori.

Duke potencuar se deri më tani janë neutralizuar mbi tre mijë terroristë të DEASH-it, Erdoğan tha se DEASH nuk ka fare lidhje me fenë islame.

"DEASH-i është organizatë terroriste, sepse feja jonë është fe e paqes. Fatkeqësisht, DEASH ka terrorizuar pa ndërprerë, ka vrarë pa mëshirë njerëz të pambrojtur. Këta persona asnjëherë nuk mund të jenë muslimanë. Aktualisht, ne jemi nën kërcënim të vazhdueshëm nga DEASH", vuri në dukje Erdoğan.

"Islami nuk e pranon radikalizmin"

Duke theksuar se tipari më i rëndësishëm i profetit Muhamed gjatë krijimit të shtetit të Medines ishte besueshmëria e tij dhe se nga besueshmëria e tij askush nuk shqetësohej nga ky tipar i tij, Erdoğan tha:

"Edhe një herë u drejtohem: mos e përmendni Islamin me terrorizmin së bashku. Askush të mos e përmend radikalizmin së bashku me Islamin, sepse Islami nuk e pranon radikalizmin. Më i miri në punë është mesatari. Islami e urdhëron këtë. Asnjëherë nuk ka dobi në ekstremizëm. Ne kështu kemi ecur, ecim dhe do të vazhdojmë të ecim. Nëse ecim kështu, do të kemi sukses".

"Vrasësi Asad ka vrarë afër një milion njerëz"

"Të gjithë thonë 600 mijë, por jo, deri më sot në Siri vrasësi Asad ka vrarë afër një milion njerëz", potencoi Erdoğan, duke e ftuar botën islame në solidarizim.

Ai tha se në Turqi ndodhen dy milionë e 800 mijë refugjatë dhe tha se Turqia së bashku me organizatat joqeveritare kanë shpenzuar 25 miliardë dollarë për refugjatët.

"Bashkimi Evropian na premtoi se në korrik të vitit 2016 do të na jepte tre miliardë euro. Këto para nuk kanë ardhur. Deri më tani na kanë ardhur vetëm 725 milionë dollarë. Edhe përmes Këshillit të Refugjatëve pranë Kombeve të Bashkuara kanë ardhur afërsisht 520 milionë dollarë. Natyrisht, Turqia ka vështirësi të përmbushë një buxhet kaq të madh, megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Në nuk do t'ua mbyllim dyert këtyre refugjatëve, ashtu siç ua mbylli perëndimi. Në një mënyrë apo tjetër, ne do t'i pranojmë", tha presidenti turk Erdoğan.

Vendimi izraelit për vendbanimet e reja

Duke folur për vendimin e fundit izraelit për vendbanimet e reja në territoret palestineze, Erdoğan tha se është kusht që çdo kush të sensibilizohet kundrejt praktikave që do ta prishin paqen jo vetëm të muslimanëve, por edhe të të gjithë bashkësisë ndërkombëtare.

"Politika izraelite e ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme në tokën e pushtuar palestineze, pavarësisht ndalimit të miratuar nga rezoluta e Kombeve të Bashkuara, nuk është gjë tjetër veçse një provokim. Parakusht për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme është ndërprerja e pushtimit të tokës palestineze dhe rivendosja e të drejtave të palestinezëve, tha Erdoğan.

"Suksesi në luftën kundër terrorizmit është i mundur vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta"

Sipas presidentit Erdoğan, fatkeqësisht, të gjitha shtetet dhe çështjet në rajon sjellin me vete edhe çështjen e terrorit. "Suksesi në luftën kundër terrorizmit është i mundur vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe të sinqerta në nivel ndërkombëtar. Për këtë qëllim, kornizat juridike të zhvilluara deri më tani, me në krye Kombet e Bashkuara, natyrisht që janë të rëndësishme, por nuk janë të mjaftueshme", u shpreh presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në fjalën e tij.
Bota
 
Bashkimi ka shume fuqi.
E kam pas komshi.
Qe kur iku ne Itali i ka humbur pak fuqia se helbete, guri i rende ne vend te vet.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Ai tha se në Turqi ndodhen dy milionë e 800 mijë refugjatë dhe tha se Turqia së bashku me organizatat joqeveritare kanë shpenzuar 25 miliardë dollarë për refugjatët.

"Bashkimi Evropian na premtoi se në korrik të vitit 2016 do të na jepte tre miliardë euro. Këto para nuk kanë ardhur. Deri më tani na kanë ardhur vetëm 725 milionë dollarë. Edhe përmes Këshillit të Refugjatëve pranë Kombeve të Bashkuara kanë ardhur afërsisht 520 milionë dollarë. Natyrisht, Turqia ka vështirësi të përmbushë një buxhet kaq të madh, megjithatë, ne nuk do të ndalemi. Në nuk do t'ua mbyllim dyert këtyre refugjatëve, ashtu siç ua mbylli perëndimi. Në një mënyrë apo tjetër, ne do t'i pranojmë", tha presidenti turk Erdoğan.

Bota

Po thua qe 2 milion e 800 mije refugjateve ju keni dhene 25.000.000.000 dollar (25 miliard dollar)?

A je bre normal dhe a je ka e din qa je tuj thane. Ore kasht po hane dynjaja apo cfare?

Hajde bejme ca matematike?

25000000000 miliard dollar / (pjestuar) 2800000 refugjate = 8928.50 dollar per koke refugjati

8928.50 dollar per koke refugjati / (pjestuar) 6 vite lufte (po e marrim ne teresi) = 1488.09 dollar per koke refugjati ne vit

1488.09 dollar per koke refugjati ne vit / (pjestuar) 365 dite = 4.07 dollar ne dite per koke refugjati

A e din o kali qe minimumi jetik i varferise ekstreme ne bote sipas organizmave nderkombtar eshte 1.25 dollar per nje koke banori? A dmth. kjo se refugjatet ne vendin tend jane duke bere kokerrzen e qejfit?
 
Top