Erdogan: Nëse vërtetohet akuza e Putin, jap dorëheqjen si President

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
[video=youtube;-ASyUN4CMPw]https://www.youtube.com/watch?v=-ASyUN4CMPw[/video]


Duke folur gjatë së hënës në kuadër të punimeve të samitit të Parisit mbi ndryshimet klimatike, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është shprehur se do të ishte i gatshëm të largohej nga posti aktual, nëse do të provohej bashkëpunimi i Turqisë me Shtetin Islamik.


“Nuk jemi aq të pandershëm sa të arrijmë deri në pikën, ku të mund të blejmë naftë kontrabandë nga terroristët. Nëse kjo akuzë do të provohej, sigurisht qoftë edhe detaji më i vogël për këtë, atëherë unë do të jepja dorëheqjen nga Presidenca. Nëse ekziston qoftë edhe një provë e vetme, atëherë kushdo që na akuzon le ta paraqesë atë. Ne sigurisht që do ta merrnim në konsideratë”, besohet të ketë thënë Erdogan, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Itar Tass”.

Presidenti Erdogan kishte thënë më herët se qeveria e tij do të vepronte gjithashtu në mënyrë “të kujdesshme, të durueshme dhe jo e ndikuar emocionalisht”, përpara se të ndërmerrte masa në kundërpërgjigje të vendimit të Rusisë për t’i vendosur sanksione Turqisë.

Moska bëri të ditur një ditë më parë se do të ndalonte shumicën e importeve të produkteve ushqimore nga Turqia, pasi kjo e fundit rrëzoi një avion luftarak rus javën e kaluar, një veprim që ushtria turke e konsideroi si legjitim, pasi ishte në mbrojtje të hapësirës së saj ajrore.

Presidenti rus, Vladimir Putin kishte refuzuar më herët gjatë ditës të takohej me homologun e tij turk në Paris, ndërkohë që ka shkuar edhe më larg me akuzat e tij, duke u shprehur se Turqia e kishte rrëzuar avionin rus për të mbrojtur interesat e saj: me këtë nënkuptonte furnizimin me naftë e gaz natyror kontrabandë nga Shteti Islamik.

Kreu i Kremlinit deklaroi se rrëzimi i atij avioni ishte “një gabim i madh”. “Kemi siguruar të dhëna të tjera shtesë, të cilat konfirmojnë se nafta e Shtetit Islamik hyn në territorin e Turqisë, - tha Putin. - Vendimi për të rrëzuar avionin ishte diktuar specifikisht nga dëshira e tyre për të mbrojtur këto furnizime”.

Erdogan i quajti këto akuza tërësisht si shpifje, ndërkohë që ka premtuar se Turqia do të punojë për t’u siguruar se marrëdhëniet me Rusinë, furnizuesin kryesor energjetik të saj, të mos dëmtohen tërësisht. Marrëdhëniet dypalëshe janë lëkundur ndjeshëm që prej aktit të 24 nëntorit, mbi kufirin siriano-turk.

/ Top Channel
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Erdogan: Nëse vërtetohet akuza e Putin, jap dorëheqjen si President

Une e informova Putin per trafikun e naftes qe po ben Bilali e Erdoganit. Per provat dua 3 milon euro nga putin, dhe 6milion nga Erdogan per zhdukjen e tyre.
 

anonim7

Antarë i ri
Titulli: Erdogan: Nëse vërtetohet akuza e Putin, jap dorëheqjen si President

Zoti e ruajtte kete president! InshaaAllah kemi dhe ne fat te na vije nje kryeminister i tille!:mah::naten:
 
Redaktimi i fundit:

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Erdogan: Nëse vërtetohet akuza e Putin, jap dorëheqjen si President

Zoti e ruajtte kete president! InshaaAllah kemi dhe ne fat te na vije nje kryeminister i tille!:mah::naten:

Shume fat, yyy ca fati do te ishte, ne fakt ne e perjetuam me shume fat inagurimin qe i beri Erdogan nisjes se punimeve te xhamise ne Tirane.

Eshte skandal, per cdo komunitet fetar te nje vendi sovran, qe te lejoje presidentin e nje shteti te huaj, kushdo qofte ai shtet i huaj, qe te vije e te projektoje e inaguroje objekte kulti te atij komuniteti fetar. Ty nuk te ben pershtypje qe nje burre shteti te huaj te vjen e te ben nje xhami ne vendin tend, ashtu sic i do qejfi atij. Mua me ben pershtypje. Komunitetet fetare jane te pavarura dhe marrin vete vendime te tilla. I projektojne vete xhamite, i inagurojne vete xhamite duke i marre keto vendime brenda keshillit te tyre drejtues. Erdogani vjen e thote: une ua financoj, une ua ndertoj ashtu sic dua une, une vi edhe ua inaguroj duke marre kompetenca qe nuk i takojne. Si do tu ndienim Ne nese presidenti i Greqise do te vinte te inaguronte nje Kishe Orthodhokse, apo ai i Austrise te vinte te inaguronte kishen e katolikeve?! Llapaqenet nacionaliste si puna e Idriz-Cam-Erdoganit do te na canin veshet me nacionalizmin e tyre alla-turka!

Yyyyyyy ca fatiii

Eshte skandal per presidentin e Turqise te vije ne Shqiperi e te thote: "mbyllni shkollat turke ne Shqiperi se prej tyre po dalin terroriste". Nuk ka provokim e turp me te madh se ky. Ne nje fjali, Erdogani na jep urdhra ne shtepine tone. Me nje fjali ai na quan vater e terrorizmit islamik. Me nje fjali ai na akuzon se "armiqte" e tij politike paskan baza edhe ne Shqiperi, meqe ato shkolla i ka hapur kundershtari i tij politik. Dhe burrat e shtetit tone te gjithe e degjuan e mbyllen gojen kur duhet ti benin te qarte Erdoganit se ishte ne Tirane e jo ne Ankara.

Yyyy ca fati....

Eshte skandal edhe per kryeministrin e Shqiperise qe pasi na e beri Erdoganin "vella te madh" dhe pasi na pa e degjoi gjithe keto provokime, ti thote: "Jam gati te nenshkruaj nje mareveshje ku u japim prioritet strategjik maredhenieve me Turqine." Nga te gjitha budalleqet qe degjon, kjo e merr kupen. Kush i jep prioritet strategjik maredhenieve me Turqine, prish maredheniet me gjithe fqinjet dhe sjell vemendjen e gjithe armiqve te shumte te Turqise ne bote edhe ne Shqiperi: fati i Turqise e pret edhe Shqiperine. Po harruar qe kryeministri yne nga nje cep i gojes kerkon te na integroje me fjale ne Evrope, dhe nga cepi tjeter i gojes na ben partneritete strategjike me shtetin e perjashtuar nga Evropa e Bashkuar, qellimi i te cilit eshte te mbaje Shqiperine larg BE.

Nje fat te tille askush nuk do ta refuzonte!

Ca fati...!

hajduti
 

Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Erdogan: Nëse vërtetohet akuza e Putin, jap dorëheqjen si President

Uuu zot sa shume injorante qe ka..

Prandaj kam filluar te hy rralle, shume rralle, si neper forume, si ne fcb.

Me kap tugi kur i lexoj disa injorant qe nuk shohin me larg se maja e hundes se tyre.

Veç llapitin qaty haaajt shllap shllup shllap shllup!!
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Erdogan: Nëse vërtetohet akuza e Putin, jap dorëheqjen si President

Po pra Auguron, na fryne koken me injorancen e tyre. Eshte mbushur forumi me turkoshake!
Gjithsesi nuk ja ka fajin njeri qe jane injorante dhe sdine asnjegje, por te ulin koken e te mesojne qe mos te thone me budalliqe.

Na mbyten dumdumet, Ne nuk ndinjojme te debatojme me filo turk sic mund te jete ndonjeri. Biles kemi aq shume neveri kur lexojme pislleqe qe ska ku te shkoje.

Na krijon kaq shume perzierje se po te kishim mundesi do ti kishim shporrur nga ky forum dhe do ta kishim disinfektuar nga faqja e pare ne te fundit se na kane ndotur ambjentin. Kaq neveri kemi per keta!

hajduti
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Erdogan: Nëse vërtetohet akuza e Putin, jap dorëheqjen si President

Ti hajdut je turkofob e islamofob, duhesh perjashtuar nga forumi sepse sejll vetem perqarje. Turqit na shpetuan dhe mbijetuam fale tyre. Rofte sulltani Erdogan, presidenti yne.
 
Top