Erdogan pret nga EU te mbaje premtimet

Erdogani flet për marrëdhënin me BE: Presim të mbaj premtimet ndaj nesh, mos të na diskriminojë për shkak të konflikteve të hapura që kemi me disa vende​


Rexhep Tajip Erdogan në një intervistë ai ka thënë se pret që BE-ja mos ta diskriminojë për shkak të tensioneve që ai ka me vendet.

rexhep-taip-erdogan.jpg
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka komentuar marrëdhëninen e shtetit me Bashkimin Evropian. Sipas mediave të huaja në një intervistë ai ka thënë se pret që BE-ja mos ta diskriminojë për shkak të tensioneve që ai ka me disa prej vendeve. Gjithashtu ai ka thënë se sipas tij Evropa është një mbështetje për zgjedhjen e të gjitha çështjeve globale.

“Ne presim që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet e tij ndaj nesh, të mos bëjë diskriminim, dhe të paktën të mos jetë një mjet i armiqësisë së hapur ndaj vendit tonë. Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër. dhe ne duam ta përdorim atë në mënyrë aktive në zgjidhjen e të gjitha çështjeve globale. Ne kurrë nuk mund të injorojmë vende të tilla si Rusia dhe Irani ku kemi marrëdhënie historike të rrënjosura,”-ka thënë ai.

Bashkimi Evropian e ka paralajmëruar Turqinë të heq dorë nga tensionet që ka shkaktuar në Evropë ndryshe do të vendos sanksione ndaj saj. Turqia ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me Greqinë për shkak të kërkimeve ne detin Mesdhe. Sakaq në mbrojte Greqisë i ka dalë Franca dhe Bashkimi Evropian. Gjithashtu tensionet e Truqisë me Francës janë rritur për shkak të shfaqes së disa karikaturave të profetit Muhamed të mbështetura dhe nga presidenti frances Emmanuel Macron. Ndërkohë një çështje tjetër që akuzohet Turqia është ndikimi që ka pasur në luftën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Këshilli Evropia, i cili do mbahet në 12 dhjetor ka paralajmëruar se në mbledhje do të diskutohet dhe çështja e Turqisë.

Dosja.al
 
Ku kemi shtet ne mor?
Burre shteti aq me pak, ka gati 100 vjet qe nuk nxjerrim BURRA SHTETI
Thonin dikur qe ne shqiperi lind nje burr shteti cdo 500vjet. Nga skenderbeu e sot nuk na doli akoma asnje.
Me duket qe do presim 1000 vjercarin. Ndoshta na lind nje.🙄
 
Thonin dikur qe ne shqiperi lind nje burr shteti cdo 500vjet. Nga skenderbeu e sot nuk na doli akoma asnje.
Me duket qe do presim 1000 vjercarin. Ndoshta na lind nje.🙄
Ky covid na e preu vrullin se do e kapnim statistiken. :D
 
Ashtu i do gomari drute,,, vete e votojne ata, le ta mbajne 😁
Ki parasysh qe ketij populli i thartojne trute mediatikisht ps dhe pd.
E njerezit e thjeshte te mbuluar nga hallet nuk dine tjeter gje pervecse ps dhe pd.
Ndaj dhe ketu kurre nuk do behemi.
Nje hyn e nje del, nje Spiro , nje Vangjel!
Ose, cohu Lena te ulet Prena!

Ka akoma shqiptare qe besojne ne ndryshimin e madh me 25 prill🤣

Ik sale hajde nano , ik nano hajde sale, ik sale hajde ed, ik ed hajde salul.
Ja keto jane ndryshimet e medha qe ka perjetuar populli shqiptar.


Ka ik kush ka ik, ka ardhe kush ka ardhe, fatkeqesisht kelyshet e komunisteve e kane qeverisur kete vend!
 
Top