• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Erich Maria Remarque

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Erich Maria Remarque

-"Shume zhurme . . . ? Cfare bente shume zhurme? Vetem heshtja. Heshtja, ne te cilen pelcisje si ne nje dhome pa ajer."


 

Tuana

Nada é por acaso!
Staf në FV.AL
Titulli: Erich Maria Remarque

Tri gjërat më të çmuara të jetës?
- Virtyti, naiviteti dhe rinia!
Po i humbe njëherë, nuk i gjen më kurrë!

 
Pe: Erich Maria Remarque

Eshte perfaqesuesi me i denje i shkrimtareve te `brezit te djegur`.E kam filluar qe adoleshent me HARKUN E TRIUMFIT dhe nuk jam ndalur me me Remarque.Eshte nder te preferuarit e mi te te gjitha koherave.
 

Marla

VIP
Remarque

Ata e dënuan shpirtin e luftës në veprën e tyre. Erich Maria Remarque-n e brohoritën, Ernst Jüngerin për këtë e kritikuan, me të padrejtë. Një vështrim tek dy shkrimtarët dhe letërsia e tyre plot kontradikta.

Në përvjetorin e 100-të të Luftës së Parë Botërore dy klasikët e letërsisë u ribotuan. Jüngeri u plagos 13 herë në luftë dhe u nderua më vonë me medaljen më të lartë prusiane të trimërisë. Remarque e botoi romanin e tij fillimisht në një gazetë. Bomba me erë të keqe dhe minj, në prezantimin për herë të parë të romanit të Remarque, NSDAP (partia naziste e Hitlerit) bëri skandal.Me sa duket ata nuk e duronin dot njëri-tjetrin. Kështu të paktën i përshkruajnë bashkëkohësit ata të dy. Ernst Jünger, djalë nga familje borgjeze e ka parë nga lart Erich Maria Remarque-n, duke e quajtur atë "playboy snob me ambicie dhe pa talent". Remarque aq i bënte për prejardhjen e tij nga shtresat e ulëta dhe thoshte për Jüngerin, se "shkruan thatë si ushtar" dhe e ka zili konkurencën.

Kohë kthese

Librat e tyre janë ribotuar me rastin e 100 vjetorit të luftës së parë botërore
Kjo në një kohë, kur ishin të dy, që ofruan dy prej dëshmive më të rëndësishme për Luftën e Parë Botërore. "Asgjë e re në Perëndim" nga Erich Maria Remarque konsiderohet sot si romani i mirëfilltë "antiluftë". Eshtë përkthyer në më shumë se 50 gjuhë dhe është shitur më shumë se 20 milionë herë në të gjithë botën. Ernst Jüngeri i përpunoi përvojat e tij të luftës në ditarin e tij "Në stuhi çeliku". Përshkrimet e tij të sakta me detaje bëjnë që njerëzit të debatojnë deri sot. Disa e akuzojnë se ka estetizuar dhunën, të tjerët e lëvdojnë, që është treguar i pamëshirshëm.
Dy klasikë shumë të ndryshëm të letërsisë, dy autorë të ndryshëm në themel, kështu duket të paktën në vështrim të parë. Në të vërtetë Ernst Jünger dhe Erih Maria Remarque kanë qenë më të ngjashëm, se sa kujtohet. Të dy lindën në fund të shekullit të 19-të, në kohë shndërrimesh. Përparimi teknologjik ecte me ritme të shpejta, ekonomia botërore përjetonte zhvillime të vrullshme. Për të drejtat e tyre gratë dilnin në rrugë, ndërsa psikonanalistët ndriçonin nënndërgjegjen e njeriut. Ky ndryshim solli një pasiguri të madhe në të gjithë Evropën.

Jeta e Jüngerit në llogore

Jünger u plagos 13 herë në luftë dhe më vonë u nderua me urdhërin prusia të trimërisë
Si shumë prej bashkëmoshatarëve të tij Ernst Jüngeri i ri iu fut më 1914 vullnetarisht aventurës së madhe të luftës. Por në vend të një lufte heroike blic, atë e priti pamja e ndyrë e hendekut. Deri në fund ai luftoi në vijën e parë të frontit, u plagos disa herë dhe u nderua pas luftës me medaljen më të lartë ushtarake, Urdhërin Pour le Mérite.

Gjatë viteve të luftës, Jüngeri mbante ditar të hollësishëm. "Stuhitë e çelikut" nuk iu ndanë më. Ai e përpunoi tekstin në vitet në vazhdim dhe la shtatë versione, të cilat dallohen në forcën e tyre shprehëse. Në shënimet e para të ditareve, Jüngeri i ri i lodhur nga lufta pyet në mënyrë paralajmëruese "اfarë kuptimi kanë këto vrasje, gjithmonë të vrasësh? Kur do të marrë fund kjo luftë e ndyrë."

Më vonë këto dyshime ia lënë vendin pa pushim përshkrimeve metaforike. Pafuqia autentitike ia lë vendin një gjuhe artificiale.

"Fusha moderne e betejës i ngjan një makine përbindësh, që pushon. Pastaj si uverturë e zjarrtë shkrehet në ajër një fishek i vetëm gjurmëlënës dhe menjëherë vepra fillon."

Përpunim manjak

Kjo ngritje lart e luftës e bëri Ernst Jüngerin një figurë kryesore të konservatorëve të djathtë në një kohë, kur vetë autori e sheh veten më tepër si pjesë të avantgardës dhe vepra e tij ka më shumë paralele me futurizmin. Edhe përvetësimi i saj i mëvonshëm prej nazistëve nuk i pëlqeu Jüngerit, për sa qe gjallë. Për më tepër, mania e përpunimit, që ai i bën veprës së tij, tregon se sa e thellë ishte tek ai trauma e luftës.

Pas stilizimit të Jüngerit qëndron një proces psikologjik përpunimi, i cili është unikal nga ana letrare. Vetëm krahasimi i botimeve të ndryshme të "Stuhive të çelikut" tregon se çfarë gjurmësh la tek ai lufta, të cilat nuk u shëruan me të vërtetë.

Brezi i humbur i Remarque


Erich Maria Remarque e botoi fillimisht romanin e tij në një gazetë.
Në mënyrë shumë më të drejtpërdrejtë e përshkroi Erich Maria Remarque Luftën e Parë Botërore. "Asgjë e re nga fronti i Perëndimit" është portreti i një brezi, i cili shkoi që nga bankat e shkollës me eufori në luftë dhe që u vra në fund nga makina vrastare e luftës.

"Ne mësuam se një kopsë, që shkëlqen, është më e rëndësishme se katër vëllime të Shopenhauerit. Në fillim të habitur, pastaj të hidhëruar dhe më në fund indiferentë, ne pranuam se me sa duket se nuk është mendja vendimtarja, por (...) stërvitja e disiplinuar."

Përleshjet në llogore, nata në breshërinë e granatave, mërzia midis sulmeve, të gjitha këto rekruti i ri i Remarque, që tregon në vetën e parë, i përjeton shumë afër. Nxënësi fin kthehet në gjysmëqënie të shurdhët.

"Një tetar (...) tërheq pas vetes gjunjtë e thërrmuar; një tjetër shkon të ndërrojë fashot dhe mbi duart që i mbajnë derdhen zorrët. (...) Tmerri durohet po të strukesh e të mos e vështrosh; po ai vret, po të mendosh për të."
Trupat e policisë para kinemasë, ku shfaqej filmi asgjë e re nga fronti i perëndimit, inskenim i Holivudit

Trupat e policisë para kinemasë, ku shfaqej filmi "asgjë e re nga fronti i perëndimit", inskenim i Holivudit

"Asgjë e re nga fronti i Perëndimit" u botua në vitin 1929 dhe u bë brenda natës një nga librat më të suksesshëm të letërsisë gjermane. Kritikë në të gjithë botën e brohoritën romanin si "aktakuzë pacifiste kundër luftës." Pak më vonë librin madje e filmoi edhe Hollywood-i.

I djegur dhe i ndaluar

Qarqe të djathta në Gjermani, nga ana tjetër, thanë se është ndotur kujtimi i ushtarëve të tyre. Në vitin 1933, pas ardhjes në pushtet të nazistëve, libri i Remarque-t u dogj publikisht dhe u ndalua. Autori i librit në këtë kohë kishte emigruar prej kohësh në Zvicër.

Derisa vdiq, Remarque gëzoi imazhin si pacifist dhe jetonte me lavdinë e dikurshme. Vepra të tjera të ngjashme ai nuk shkroi dot më. Vite më vonë ai pranoi se kishte qenë gjithmonë njeri apolitik.




DW
 
Titulli: Antipode të luftës - Ernst Jünger dhe Erich Maria Remarque.

Remarque eshte nje nga shkrimtaret e mi te preferuar, edhe per vete faktin qe si perfaqesues i denje i brezit te djegur vepra e tij nuk arriti te njihej atehere kur duhej ndersa Junger e njoh me pak edhe pse e di mire qe nuk ka pasur kurre te njejtin meter vleresimi si Remarque
 

STallis

Antarë
Titulli: Antipode të luftës - Ernst Jünger dhe Erich Maria Remarque.

Remarque eshte nje nga zerat me kuptimdhenes te letersise boterore... Junger disi me pak,por te dy mendoj se jane shkrimtare me vlera te pamohueshme..
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
“Thonë se jeta është e vështirë 70 vitet e para” – 15 thënie brilante të Erich Maria Remarque



Shkrimtari Erich Maria Remarque, ishte një person jashtëzakonisht i zhytur në mendime, tejet inteligjent, me një shpirt jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe talent të hollë, të cilin ai gjithnjë dyshonte nëse e zotëronte. Librat e tij, janë shprehje të sinqerta të ndjenjave të vërteta, si dhe karaktereve të gjalla që dolën nga vetë jeta dhe zemra e autorit.

Në romanet e Remarque, dashuria është e pasionuar, e konsumuar deri në fund, dhe e pavdekshme. “Lufta e tij” është e tmerrshme, ajo rrënon vullnetin, besimin dhe fatin e dikujt. Librat e tij kanë të bëjnë me brezin e humbur – “të humbur” në kuptimin që vlerat e trashëguara të tij, nuk qenë më të rëndësishme në botën e pasluftës, dhe për shkak se pjesëtarët e atij brezi mendonin se nuk kishin më vend në mesin e të gjallëve.

Më poshtë kemi përzgjedhur thëniet më të jashtëzakonshme, më frymëzuese dhe më të bukura nga romanet “Tre shokët”, “Harku i Triumfit”, ”Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit”, dhe “Jetë e marrë hua”. Sekreti i çdo romani, është se të gjitha përvojat, dhe në fakt, një pjesë e zemrës së autorit, janë të fshehura aty brenda:

“Jo”, tha ai me shpejtësi. “Kurrë. Të mbetemi miq? Pa mundohuni të rritni një kopsht të vogël me trëndafila, mbi hirin e ndjenjave të thyera? Jo, nuk do të funksiononte kurrë për ju, dhe as për mua. Kjo ndodh vetëm pas çështjeve të vogla, dhe duket çdo gjë e rreme. Dashuria nuk duhet të prishet nga miqësia. Fundi është fund”.

“Askush nuk mund të bëhet më i huaj, sesa personi që dikur e dashuronit”.

“Sa me ngathtësi sillet një person, që ka rënë vërtet në dashuri! Sa shpejt zhduket vetëbesimi i tij! Dhe sa i vetmuar ndihet; të gjitha përvojat e tij të lavdëruara duket se janë zhdukur, ashtu si mjegulla, dhe ai ndihet kaq i dobët dhe i pafuqishëm”.

“Vetëm ai që e di se çfarë është vetmia, e njeh vlerën e vërtetë të takimit me të dashurit e tij”.

“Një grua bëhet më e zgjuar kur ka rënë në dashuri, ndërsa një burrë thjesht e humbet toruan”.

“Vetëm njeriu i palumtur e vlerëson lumturinë. Një njeri i lumtur, nuk ndien më shumë gëzim sesa një manekin. Ai vetëm sa e shfaq, por nuk e zotëron atë. Drita nuk ndriçon në dritë; ajo shkëlqen në errësirë“.

“Sa më primitiv është një njeri, aq më shumë konsiderata të larta ka për vetveten”.

“S’ka asgjë më të lodhshme, sesa të shohësh se si një person e tregon intelektin e tij, veçanërisht nëse nuk ka asnjë të tillë”.

“Cinikët kanë karakterin më tërheqës, idealistët më të keqin. A nuk është e çuditshme?”

“Gratë duhet të adhurohen ose të braktisen. اdo gjë tjetër është vetëm një gënjeshtër”.

“اfarëdo që ju nuk mund ta keni, duket gjithmonë më e mirë se çdo gjë që keni. Kjo është romanca dhe budallallëku i jetës sonë!”.

“Thonë se jeta është e vështirë 70 vitet e para. Pastaj gjërat fillojnë të përmirësohen”.

“Pendimi është gjëja më e padobishme në botë. Asgjë nuk mund të kthehet pas, apo të ndryshohet. Asgjë nuk mund të fiksohet. Përndryshe të gjithë do të ishim shenjtorë. Jeta nuk do të thotë se që ne të jemi të përsosur. Ata që janë të përsosur, duhet të vendosen nëpër muzeume”.

“Ndonjëherë duhet të thyeni parimet tuaja. Përndryshe ato nuk do t’iu sjellin kurrë kënaqësi”.

“ثshtë më mirë të vdesësh kur dëshiron të jetosh, sesa të jetosh kur dëshiron të vdesësh!”.

“اfarëdo që ndodh me ju, mos e merrni kurrë si personale. Asgjë në këtë botë nuk është aq e rëndësishme”.

Burimi: sh-filozofike
 
Top