Estetika kundër stresit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Maska te Fresketa

Mund të realizojmë maska të përkryera, të freskëta, duke përdorur si bazë të tyre kosin, të cilit mund t‘i shtojmë edhe një lugë mjaltë, për ta favorizuar hidratimin e pjesshëm edhe më shumë sipas rastit: një lugë argjilë (për lëkurë të yndyrshme), lëng frutash pylli (për lëkurë me damarë), një lugë vaj jojoba (për lëkurë të thatë), një pilulë vitamine E bimore, duke e shtypur dhe shtrydhur pilulën (mbi rrudhat), dy lugë lëng limoni të pasura me vitaminë C (kundër plakjes), një lugë aloe (për lëkurë të ndjeshme).

Kosi reagon duke hidratuar lëkurën, falë acidit laktik dhe fermentuesve të gjallë. Lëreni maskën që të veprojë mirë në fytyrë për të paktën 30 minuta.

Aplikojmë krem mbrojtës me probiotikë, DMAE, melatoninë, suko aloe, acid lipoid dhe vitaminë E. Të gjitha këto i gjejmë si në farmaci, ashtu edhe në "erboristeria". Kozmetikët e vërtetë për të larguar stresin nga fytyra juaj janë: krem për ditën dhe natën rreth syve, qumësht i yndryshëm, detergjentë, tonikë, maska dhe mbulesa me efekt ndikues.

Efekti antistres bëhet me dy risi të njëpasnjëshme, të cilat tashmë mund të quhen plotësisht revolucionare: përdorimi i probiotikëve të vërtetë, përdorimi i miliarda fermentimeve laktike shumë të mira, të aplikuara direkt në fytyrë, si edhe përdorimi i një substance të veçantë e përftuar nga salmoni, DMAE.

Probiotikët: ashtu siç përfitojmë të mira nga përdorimi i ushqimeve probiotike (kosi dhe pijet me shije natyrale) edhe lëkura jonë, për të qëndruar gjithnjë e re, ka nevojë për aplikime të tilla në sipërfaqen e saj.

Probiotikët, në bazë me disa kremra kundër plakjes të përdorura në kozmetikë, përmirësojnë mikroflorën mbrojtëse të lëkurës së fytyrës, duke sjellë në sipërfaqen e saj aciditetin e duhur (të njohur ndryshe si pH5), e për më shumë ato stimulojnë formimin e substancave të veçanta endogjene, të cilat e mbajnë shumë më kompakte lëkurën. DMAE është e përbërë nga dimetilaminoetanol: një substancë prezente te peshqit (veçanërisht te salmoni), por që kohët e fundit ka filluar të sintetizohet edhe nëpër laboratorë të ndryshëm. Ka një veprim shumë efikas e të menjëhershëm, ndaj edhe është i përfshirë në përgatitjet e kremrave antirrudhë dhe antiplakje të gjeneratës së re. Përveçse një antioksidues i shkëlqyer, që reagon në fijet muskulore të fytyrës, e bonifikon menjëherë lëkurën dhe muskulaturën e fytyrën, duke i dhënë një efekt të dukshëm menjëherë pas aplikimit.

Melatonina është një antioksidues shumë i fortë: reagon si freskues dhe antistres për lëkurën. Lëngu i aloes është qetësues dhe shumë hidratues, falë një sheqeri të veçantë që ka në përbërjen e tij. Acidi ipoid është më i fuqishmi që është njohur më parë (mund të përftohet edhe në mënyrë integrale nëpërmjet gojës), ka efekt energjizues mbi kremrat solarë dhe me një mbrojtje të lartë. Njihet si mbrojtësi më i mirë antirrudhë për fytyrën, si dhe mbron lëkurën nga plakja e shkaktuar prej rrezeve të diellit, edhe pse sot të gjitha këto janë të pasuruara mjaftueshëm me vitamina A, E, C, aloe, acid lipoid dhe probiotikë.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Estetika kundër stresit

Pak gjimnastikë faciale, "facial fitness".ثshtë një mini-tërheqje (e shpikur në SHBA dhe e aprovuar nga "Food&Drug Administration"), e veçantë për fytyrën dhe qafën, e përdorshme në shtëpi, në zyrë, apo edhe për ta mbajtur në çantë. Gjithçka bëhet për të relaksuar muskujt e mimikës.

Ky aparat i vogël për gjimnastikën faciale është i lehtë dhe shumë i thjeshtë për t‘u përdorur. Aplikohet në pjesët e buzëve dhe funksionon si një sustë: duhet që t‘i bashkojmë buzët në vazhdimësi dhe me ritëm. ثshtë e këshillueshme që të përdoret për dy minuta gjatë ditës (sa më tepër që të stërvitet, aq më shumë mund të aplikohen mikro-elastikë më rezistentë) gjithnjë para pasqyrës.

Ajo tonifikon dhe modelon sipas ovaleve fytyrën, tonifikon qafën dhe lufton stresin, çlodh mollëzat dhe rinon buzët. Të gjitha këto ushtrime përmirësojnë mikro-qarkullimin dhe oksigjenimin e fytyrës natyrshëm, si edhe janë një antistres i përkryer. Këtë mund ta përdorim për t‘u çlodhur. ثshtë një aparat farmaceutik. Për përdorim korrekt duhet të këshilloheni nga mjeku estetist.


Maska

Duhet të bëhet një maskë për fytyrën. Mund të gjesh në treg shumë të tilla me shumicë, me efektin "ndikim" dhe me bazë kolagjeni, elastike, acidi "hyaluronic" dhe vitamina. Ato reagojnë shumë shpejt duke u thithur nga lëkura, e cila do të marrë një paraqitje kompakte


Masazhi

Pak gjimnastikë faciale, "facial fitness". ثshtë një mini-tërheqje (e shpikur në SHBA dhe e aprovuar nga "Food&Drug Administration"), e veçantë për fytyrën dhe qafën, e përdorshme në shtëpi, në zyrë, apo edhe për ta mbajtur në çantë. Gjithçka bëhet për të relaksuar muskujt e mimikës.


Mbrojtja

Aplikojmë krem mbrojtës me probiotikë, DMAE, melatoninë, suko aloe, acid lipoid dhe vitaminë E. Të gjitha këto i gjejmë si në farmaci, ashtu edhe në "erboristeria". Kozmetikët e vërtetë për të larguar stresin nga fytyra juaj janë: krem për ditën dhe natën rreth syve, qumësht i yndryshëm, detergjentë, tonikë, maska dhe mbulesa me efekt ndikues


Mund të realizojmë maska të përkryera, të freskëta, duke përdorur si bazë të tyre kosin, të cilit mund t‘i shtojmë edhe një lugë mjaltë, për ta favorizuar hidratimin e pjesshëm edhe më shumë sipas rastit: një lugë argjilë (për lëkurë të yndyrshme), lëng frutash pylli


Kosi reagon duke hidratuar lëkurën, falë acidit laktik dhe fermentuesve të gjallë. Lëreni maskën që të veprojë mirë në fytyrë për të paktën 30 minuta


Efekti antistres bëhet me dy risi të njëpasnjëshme, të cilat tashmë mund të quhen plotësisht revolucionare: përdorimi i probiotikëve të vërtetë, përdorimi i miliarda fermentimeve laktike shumë të mira, të aplikuara direkt në fytyrë.


Gazeta Shqip
 

eldi

trafikante
Titulli: Estetika kundër stresit

stresin nuk e kaloj neper sallone bukurie, por e kaloj duke udhetuar dhe duke ecur shum,dhe mundesisht vetem.
 
Top