Etika: Sfidë e mileniumit të tretë

HYSEEN

Anëtar i ri
ETIKA: SFIDث E MILENIUMIT Tث TRETث


keywords: morality, ethics, deethicization, moral crisis, education, SEEU, university youth


Abstract

Elizabeth Dodswell thotë se “çështjet kryesore me të cilat sot ballafaqohet njerëzimi janë ato të moralit dhe të etikës”. Si asnjëherë më parë, njerëzimi po përballet me sfida të shumta, me probleme të shkaktuara nga “çnjerëzimi i njeriut”, me dilema etike tepër kritike që kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Politikëbërësit, juristët, eticienët dhe bashkësitë fetare, por edhe çdo individ që jeton në këtë kohë të krizologjisë globale, të skajshmërive (Hobsbawm), të krizës dhe brengës së njeriut modern (Guenon, S.H. Nasr) duhet të japin kontributin e tyre për një botë më shpresëdhënëse, më të mirë se ajo e shekullit XX, i cili s’i plotësoi pritjet për të qenë epokë e vetërealizimit, mirëqenies dhe lumturisë të njeriut bashkëkohor. Shekulli dhe mileniumi në të cilin kemi hapëruar janë një faqe e re e historisë, në të cilin nuk mund të mbijetohet me vlerat dhe etikën e shekullit XX (Huddleston). Pra duhet të ndryshojë kursi. Kjo trajtesë shkencore merret me çështjen e etikës dhe të moralit, me krizën etike me të cilën po përballemi dhe me trendin e riaktualizmit të diskursit etik. Në këtë kontekst jep edhe një pasqyrë të pikëpamjeve të studentëve të Universitetit të Europës Juglindore për etikën, për nevojën për zgjerim të rrjetit etik. Qëndrimet studentore janë vjelur përmes një ankete 14-pyetëshe, që është realizuar në dhjetorin e vitit të kaluar.

“Pa etikën, çdo gjë do të ndodhte sikur ne të gjithë të ishim pesë miliardë udhëtarë, të hipur në një makinë të madhe që nuk e drejton asnjeri. Ajo lëviz gjithnjë e më shpejt, por ne nuk e dimë se ku shkon......”

Jacques COUSTEAU


I. ETIKA: NJث VثSHTRIM I SHKURTثR TEORIK


Dekadat e fundit të shekullit të shkuar dhe në vigjile të mileniumit të tretë bota po ballafaqohet në mënyrën më serioze me çështjet alarmante që kërkojnë një qasje shumë serioze, tjetërfare prej asaj scientisto-pozitiviste, një diskurs dhe kurs tjetër të perceptimit të gjërave. Në këtë drejtim debatet rreth etikës gjithnjë e më tepër po shkojnë duke u bërë tendence globale, si një mjet përmes së cilit do të gjendej rrugëdalja nga kriza me të cilën ballafaqohet bota dhe qytetërimi human i kohës sonë. Kriza morale dhe deeticizimi i shoqërisë moderne të bazuar vetëm në vlerat lëndore ka krijuar një formë të tjetërsimit të njeriut që po i kanoset llojit të vet përmes hapave që po bën në saje të shkencës dhe teknologjisë së absolutizuar dhe të despiritualizuar. Etika dhe logosi i saj tanimë po trajtohet shumë me seriozitet nga të gjitha stratumet shoqërore, deri në ato universitare, ku kurikulat po pasurohen me lëndë te spektrit etik (etika profesionale/deontologjia, etika sociale, etika publike, etika administrative, etika e biznesit, etika globale, etika e përkujdesjes, etika ambientale, etika religjioze...), madje po hapen qendra e sektore të vecantë që merren me çështjet e etikës, të kapura nga këndvështrime të ndryshme. Ky artikull bazohet në një hulumtim terreni, një anketë e realizuar me 750 studentë të pesë fakulteteve të UEJL-së që ka pasur si objektiv matjen e pulsit te rinisë universitare lidhur me dimensione të ndryshme të etikës, njohuritë e tyre për këtë temë dhe qëndrimet e tyre për "nevojën e zgjerimit te aurës se lëndëve etike ne këtë institucion" dhe më gjerë.


1. ا’është etika?

Pyetja e shtruar në kohën e sodit është një pyetje e çuditshme por edhe domosdoshme. Në veçanti për brezat e rinj dhe ata të rritur me botën virtuale të internetit, për screenager-ët, për ata njerëz që njohin vetëm vlera të njehsueshme dhe materiale, për ata njerëz që spiritus movens e kanë interesin, dobinë, përfitimin e asgjë tjetër. Të flasësh për etikën do të thotë të flasësh për vlera sublime, por Ivan Kropek thotë se të flasësh për vlera në një kohë të “vagabondizmit mendimor” dhe të “shpirtit nomad” është shumë rëndë.
Realiteti i hidhur i shoqërisë skajshmërisht të individualizuar, të atomizuar, që gjithçka ka relativizuar bën që etika të na del si një temë akute për botën e kohës sonë, andaj trajtimi i saj, së paku nga këndi i pragmës sociale është detyrim i çdo njeriu të ndërgjegjshëm, që ndjen frymimin e epokës së krizës (age of crisis) që përfolet thuajse dy shekuj. Tani të japim një pikturë kuptimore të etikës si nocion dhe si disiplinë.
Fjala etikë buron nga shprehja greke ethos/ethikos, që ka domethënien e traditës, dokeve dhe shprehive. Sipas Encyclopedia Britannica, etika paraqet një degë të filozofisë që merret me vlerat themelore të marrëdhënieve ndërnjerëzore, që e studion cilësinë dhe bazën e veprave apo sjelljeve të cilat nga këndi i moralit janë të mira apo të këqija, të qëlluara apo të shëmtuara. Merriam Webster’s Collegiate Dictionary etikën e shpjegon si një disiplinë që ka të bëjë me të mirën dhe me të keqen dhe me detyrimet morale, si një tërësi e parimeve dhe vlerave morale, si sistem të vlerave morale, si parime të sjelljes që e qeverisin një individ ose grup, si filozofi drejtuese (guiding philosophy). Ky nocion përdoret për t’i emërtuar sistemet ose teoritë me vlera apo parime të caktuara morale. Etika është shkencë mbi moralin ose etosin.

2. Morali dhe etika

Morali është term me prejardhje nga gjuha latine mos, moris që ka kuptimin e ligjit, të zakonshmes, traditës, mirësjelljes, dëlirësisë, karakterit, natyrës etj. Thuhet se këtë shprehje të parët e kanë shfrytëzuar Ciceroni në veprën e tij De fato (Mbi fatin) dhe Seneka në Epistulae (letra) duke e përkthyer fjalën greke ethikos. Morali, philosophia moralis, funksionon si sistem rregullash që duhen respektuar nga individi për t’u ndihmuar në dallimin e së keqes nga e mira, në dëllimin e detyrimeve e të tjera. Në kuptimin filozofik fjala moral do të thotë tërësi traditash, sidomos traditash të mira, të cilat mundësojnë ekzistimin dhe zhvillimin e volitshëm dhe harmonik të individit dhe shoqërisë. Fjala moral shpreh edhe përsëritjen e veprave, sjelljeve në kuadër të një sistemi shpirtëror, shprehitë dhe hujet. Sipas Ojvind Larsen termi moral në përgjithësi përdoret për të sqaruar referencat normative të dhëna ose tradicionale, që s’e humbin vlefshmërinë dhe fuqinë e vet. Dallimi kryesor ndërmjet etikës dhe moralit, koncepte këto shumë të përafërta, qëndron në të qenët e etikës disiplinë që në përgjithësi merret me çështjen e moralit. Sipas disave, ky dallim është si ai mes muzikologjisë dhe muzikës. Mund të thuhet se etika është sinonim i filozofisë së moralit, ajo për nga definimi ka domethënie më të gjerë dhe më të thellë. Si mësim për moralin, etika paraqet edhe teorinë dhe përmbajtjen e moralit, kurse morali ka të bëjë vetëm me përmbajtjen e jo edhe me teorinë e moralit. Shkurt, përderisa etika shtron norma, te morali normat janë të dhëna. Për Dwight Waldo, morali nënkupton sjelljen e pëlqyer në kuptimin e menjëhershëm dhe tradicional, kurse etika përbën sjelljet që i kemi ekzaminuar dhe menduar. Duhet shënuar se ky dallim s’bëhet gjithherë. Si problemi më themelor në etikë merret përligjja e moralshmërisë, pra nëse mund të vërtetohet apo jo se veprimi moral është i arsyeshëm. Moraliteti është koncept i trajtuar nga filozofë si Hume, Kant, Hegel, të cilët sipas Rawls e përkufizojnë moralitetin si instrumentin e drejtësisë sociale që “është në themele të strukturës së shoqërisë, që jeton përmes mënyrës se si institucionet sociale shpërndajnë të drejtat themelore, përgjegjësitë dhe avantazhet sociale”.
Disa nga çështjet kryesore të cilave etika mundohet t’u japë përgjigje janë këto: “Si duhet të jetojmë?”, “Si ta arrijmë lumturinë?”, “A duhet të synojmë ta gjejmë lumturinë apo të pajisemi me dije, me virtyte ose gjëra të bukura?”, “Nëse e zgjedhim lumturinë, atëherë kjo lumturi duhet të jetë jona, apo e çdokujt?”, “Për të arritur një qëllim të caktuar, a mund të zgjedhim një rrugë apo metodë të keqe?”, “Cilat janë përgjegjësitë tona ndaj gjallesave të tjera me të cilat e ndajmë këtë planet?”, “Cilat janë përgjegjësitë tona ndaj brezave të ardhshëm?” Aura e gjerë e këtyre pyetjeve mund të ndërlidhet me lëmenj të ndryshëm si etika, antropologjia, biologjia, ekonomia, historia, politika, sociologjia, teologjia etj. Por, etika dallohet nga të gjitha këto disiplina me faktin që merret me përcaktimin e cilësisë së teorive normative e jo faktike dhe me aspektin praktik të çështjeve morale.

3. Teoritë rreth etikës

Pra, nga e elaboruara deri këtu mësuam se etika është pikëpamje filozofike, konsideratë reflektive rreth bindjeve dhe praktikave morale. Sipas burimit, prejardhjes dhe rrënjëve të moralit, doktrinat dhe teoritë etike ndahen në (a) heteronome dhe (b) autonome. Sipas qëndrimit etik heteronom morali buron nga një instancë suprahumane, mbinjerëzore, nga revelata hyjnore, nga praksisi profetik, nga e vërteta absolute dhe paraqet vlerë absolute-të amshueshme. Apologjetët e etikës heteronome thonë se morali është gjendje tjetër agregate e fesë. Etika autonome gjenezën e moralit e kërkon te vetë njeriu, qëndrim ky të cilin e mbrojnë scientistët, ateistët, materialistët, shekullaristët, nihilistët e të tjerë. Sipas kësaj perspektive vetë(m) njeriu është kriter i të gjitha gjërave të qena dhe të paqena. Gjykimet, parimet dhe vlerat e kësaj etike janë aposteriore, të përfituara nga përvoja, vetëdija dhe kujtesa jetike. Për pasojë, janë të natyrës relative, kalimtare dhe për njeriun, të paqenësishme. Në bazë të asaj nëse në kuadër të jetës morale të njeriut rëndësi më e madhe ia kushtohet arsyes, emocioneve, vullnetit ose përvojës, teoria autonome etike ka gjeneruar teoritë të cilat në shkencë, jetë dhe në njohjen morale përparësi i japin arsyes (teoria racionaliste), vullnetit (teoria voluntariste), ndjenjave (teoria emotiviste) dhe përvojës (teoria empiriciste). Sipas qëllimit të veprimeve njerëzore doktrinat etike ndahen në hedoniste, utilitariste/pragmatiste, eudaimoniste dhe perfeksioniste. Sipas doktrinës së parë kënaqësitë trupore, fizike, biologjike, epshet, instinktet trupore janë e mira e fundme dhe më e lartë. Sipas etikës utilitariste ose pragmatiste, të mirën më të madhe e përfaqësojnë përfitimi dhe interesi, pra kategori qendrore e shtetit, shoqërisë dhe çdo individi, forcë lëvizëse e historisë është interesi. Mësimi eudaimonist është ai që si qëllim final dhe si të mirë më të lartë e sheh idealin etik, të cilin e barazon me lumturinë, paqen e brendshme, rehatinë, baraspeshën dhe kënaqësinë. Etika perfeksioniste është drejtim që për qëllim dhe ideal (j)etik, për të mirë më të madhe e merr përsosjen e shoqërisë dhe botës natyrore, që synon perfeksionimin e njeriun, bartjen e tij në nivelin e papërsëritshmërisë. Perfeksionistët synojnë rendin e përsosur, sistemin e përsosur, ekonominë e përsosur, arsimin e përsosur, politikën e përsosur, familjen e përsosur, kurse refuzojnë kategorikisht gënjeshtrën, hipokrizinë, padrejtësinë, dhunën, jetën artificiale, gjakun dhe terrorin, me një fjalë kategorinë e së keqes in tutti.

II. KRIZA MORALE DHE RIGJALLثRIMI GLOBAL I ETIKثS

Me të ardhur në fund të shekullit të kaluar gjakshëm, të pamëshirshëm dhe lemeritës (terrible century) në të cilin një numër i madh i njerëzve u shfarosën dhunshëm në emër të ideve politike kriminale, shumë më tepër sesa që ka regjistruar historia në shekujt e kaluar, po ballafaqohemi me një zbrazëtirë morale të cilës kokat serioze të qytetërimit tonë duhet t’i qasen me seriozitetin më të madh. Bota e mileniumit të tretë po ballafaqohet me probleme madhore, të mbledhura me shekuj që prej atëherë kur ngadhnjeu definitivisht racionalizmi perëndimor, që nga shek. XVIII kur u lancua “projekti i modernizmit” që hyjnizoi arsyen dhe përjashtoi spiritualen, sakralen, supratemproralen. Po përballet me të ashtuqajturin çrregullim, kaos dhe anarki të përgjithshme (common disorder, chaos and anarchy), me një krizë të vlerave, gjegjësisht të humbjes dhe nëpërkëmbjes së parimeve primordiale. Epoka e modernitetit, me të gjitha të arriturat shkencore-teknologjike dhe progresin material, provoi se paraqet mirësi paradoksale. Mundësitë teknologjike shtypën fuqinë tonë për gjykim moral, dhe kjo gjendje tmerruese na ka bërë të paaftë për të bërë llogarinë e të kaluarës që na jep trajtën sot dhe për të pasur një vizion kritik për të ardhmen që na pret. Ja se si një autor në një artikull të titulluar “Reformojeni zemrën!” e përshkruan gjendjen e njeriut të kohës sonë:
“Sot zemra është e zbrazur, e uritur për drejtësi. A thua çka i ofron asaj i ashtuquajturi përparim? Në çdo rast një surrogat që për një çast e mbush zbrazëtinë e brendshme, ju mashtron, ndërsa zemra mbetet prapëseprapë edhe më e uritur. Zemra e zbrazët, forma e zbrazët, këto janë karakteristikat e jetës sonë shoqërore aktuale. Vetëm ndikimi i traditës, ndikimi i edukatës, ndonjë shkëndijë e fesë, e cila njerëzve ende u ka mbetur në ndërgjegjen e tyre, i mbron ata nga mohimi i parimeve të cilat tanimë s’i gjeni dot në zemër. Njerëzit në shoqëri janë formalisht të moralshëm vetëm për shkak të mirësjelljes dhe dekorit të jashtëm, kurse në jetën private largohen prej ligjit moral. Këto dy morale, njëri për jetën private dhe tjetri për sallonin, janë kanceri prej të cilit lëngon shoqëria jonë. Moralin e njohin vetëm kur e përmendin moralin publik, sepse, siç shprehen, për të kemi nevojë. Për ta shëruar moralin publik duhet ta përforcojmë së pari moralin individual.”
Gjendja e krijuar që vlon nga problemet pasqyrohet përmes palumturisë së përhapur dhe rritjes së madhe të rasteve të neurozave, psikozave, narkomanisë, krimit, vetëvrasjeve, shkurorëzimit, abortit, shpërfilljes së pleqve... Lista e të zeza është shumë e gjatë saqë vëllime mund të mbushen e të mos konsumohen, por ne po japim një tabllo nga mediave që më së miri ilustron realitetin shoqëror krizologjik si në përmasa vendore ashtu edhe në ato globale të shkatuar në shmoralizimi i qenies njerëzore:
“U var në banjon e shtëpisë”, “Dhunë në familje”, “Në kafene rrahje, kriminalitet dhe prostitucion më bollëk”, ”U var në kolibë”, “Grabiti tregtarin me thikë”, “Dy vetëvrasje”, “E goditi nënën deri në vdekje”, “Profesoresha rrahu dy nxënëse”, “Mësuesja kafshon tre nxënës”, “Nxënësi bëri harakiri”, “Iu kanos gruas me bombë në dorë”, “Du vjet heqje lirie për shkak të përdhunimit”, “Shtatë vjet për shkak të përdhunimit të vajzës së vet”, “Të shpuar me thikë, të goditur me sëpatë”, “E lidhën, e rrahën dhe e plaçkitën plakën”, “Vrau gruan, djalin, të bijën dhe vetëveten”, “Vrau kambistin me çekan!”, “E copëton e më pas e fut burrin në frigorifer për ta ngrënë”, “Tregti me foshnje”, “U munduan të mbysin veten duke pirë tharm”, ”Varret janë përdhosur”, “Vrau bashkëshortët me dy psitoleta”, “Prindërit qëruan hesapet para shkollës”, “Kërceu nga kati i dhjetë”, “Mbi 30 % e kurorëzimeve angleze përfundojnë në muajin e tretë”, “Akuzohen për shfrytëzim të fëmijëve në materiale pornografike”, “Nxënësi në shenjë hakmarrjeje vrau 17 njerëz”, “Vetëvrasje me bombë dore’, “Maqedonia e dyta në rajon për nga kriminaliteti i të miturve”, “Vjedhin fidanet e kampanjës gjithshtetërore për t’i shitur në tregun e veturave”, “Përkujdeset për qenin ndërsa nënën e ka në shtëpinë e pleqve”, “Prangoset kryetari i komunës që përvetësoi 100 mijë euro”, “Uria mbyt nga një njeri në çdo të katërtën sekondë”, “Një miliardë njerëz vuajnë për ujë të pijshëm”, “800 milionë vdesin urie”...

Gjithë kjo “pasqyrë negative” përplot banditizëm, dhunë, kriminalitet, përçudnim psikik, jostabilitet familjar, pandërgjegjshmëri, traumatizëm tregon se bota e sotme ka nevojë për një ringjallje të vlerave që afirmojnë të mirën karshi të keqes, të bukurën ndaj të shëmtuarës, njerëzoren ndaj satanikes. Ka nevojë për vlera që do t’ia kthejnë njeriut dinjitetin dhe optimizmin e humbur për të jetuar i lumtur me veten dhe të tjerët. Bota sot si asnjëherë më parë ka nevojë për njeriun e moralshëm, për atë profil të njeriut që ka kufij të veprimit, që është i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për hapat dhe veprimet që i bën, që bazohet në parimet dhe imperativet kategorike (Kant), që përpos interesave njeh edhe ideale dhe idealizëm.
Sipas Descartes-it rregulli i parë dhe bazik i etikës është të tentohet paprerë të njihet e mira, e kur të arrihet kjo të, me gjithë dëshirë të bëhen përpjekje për ta jetësuar të mirën. Sot njerëzit duhet të fillojnë të mendojnë më gjerë, të jenë të përgjegjshëm për veprat e tyre, të mbajnë llogari për të gjitha aspektet e jetës së tyre. Të dhënat flasin se vetëm 7 ose 8 % e njerëzve të kohës sonë sillen konform normave etike (Huddleston). Raporti i Instituti për Etikë Globale thotë se vlerat fundamentale etike si mëshira, besnikëria, sinqeriteti, përgjegjësia dhe respektimi i jetës sot janë minuar. Deeticizimi dhe demoralizimi i përhapur në korniza globale dhe në të gjitha brezat, shtresat dhe segmentet shoqërore, që nga shitësi në treg e deri te maja e piramidës shoqërore (intelektualë, elita politike) gjendjen e bëjnë alarmante. Siç shprehet një autor “tanimë askund s’jeni të sigurt se s’do t’ju mashtrojnë. Janë formuar modele të mendimit, të vlerësimit dhe të sjelljes të cilat normë kryesore e kanë parullën “Bëhu i zhdërvjellët, ashtu veprojnë të gjithë!”, kurse në të gjitha veprimet qëllimi është interesi. اdokush e mashtron çdokënd. اdo gjë arsyetohet duke thënë se kohët kanë ndryshuar dhe njeriu nuk mund të jetojë ndryshe. Me të vërtetë njeriun e ndryshojnë rrethanat, por edhe më tepër telashet. Kohët më të këqija janë ato kur njerëzit bëhen të pafytyrë, kur nderit i bie çmimi.”
Para njëqind vitesh të gjithë ishin kundër etikës dhe “moralizimit”, duke pohuar se është mjet trysnie, që vë korniza, që pengon lirinë humane. Të gjithë brohorisnin, “Leni le të kalojnë, leni le të bëjnë”, por kjo solli deri te leviatanizimi i njeriut, deri te politikat shfarosëse që nga dy luftërat botërore, deri te aparteidi, ideologjitë e përdhosura si komunizmi, fashizmi, veprimet masovike gjenocidale në Ballkan, në Afrikë... Sot sistemet ideologjiko-politike që s’çanin kokën shumë për mirësinë, po vërejnë se kanë zhdukur kriterin njerëzor për të dalluar të mirën prej të keqes, se s’i kanë ndihmuar njeriut ta kontrollojë destruktivitetin, përkundrazi kanë nxitur tek ai fuqinë dërrmuese. Botëkuptimi neglizhues ndaj etikës dhe moralit krijoi njeriun shkatërrues të natyrës, të vetvetes (drogë, promiskuitet, SIDA...), ka krijuar tipin që dëshiron luftën në një pjesë të botës (lexo: zhdukjen e mijëra njerëzve) për të kënaqur epshet e veta sportive. Vërtet jetojmë në në një shoqëri globale moralisht të papjekur (morally immature global society).
Para tridhjetë viteve njerëzit filluan që me gjithë seriozitet të kërkojnë medikamentin e kësaj patologjie sociale, duke synuar transformimin dhe rizgjimin e njeriut. U konstatua se rruga drejt këtij rizgjimi kalon përmes etikës, kështu që kjo shkencë mori tiparin e shkencës më të rëndësishme të kohës. U konstatua se pa etikë s’mundet mëtutje. Njeriu, ose do ta njohë të mirën dhe do të jetojë me të ose do të vetëshkatërrohet! Ky ishte konstatimi. Shkencëtari i madh spanjoll, drejtor i UNESKO-s, Federico Mayor ka pohuar se kompasi i vetëm që me siguri mund të na shpie nga ardhmëria është etika. Etikë kjo që do të jetësohet që nga gjiri familjar e deri te marrëdhëniet ndërkombëtare.


III. PERCEPTIMET E STUDENTثVE PثR ETIKثN: RASTI UEJL

Pjesa më e rëndësishme e këtij punimi është studimi i realizuar nga njësia e Maqedonisë e Rjetit Ndërkombëtar të UNESCO-s për Bioetikë, në Kampusin e UEJL, në dhjetor 2007, që mendojmë se bart specifikat e përfaqësimit të opinionit të popullacionit të studentëve që kap një shifër prej 7500 syresh. Numri i studentëve të anketuar ose mostra është 750, pra bëhet fjalë për një përfaqësim prej 10 %, që është shumë i arsyeshëm për parametrat e shkencave sociale. Në këtë studim është përdorur metoda e anketës, ajo statistikore si dhe ajo e analizës. Ideja bërthamë ose hipoteza e këtij hulumtimi ka qenë ajo se ”studentët e UEJL nuk janë të informuar mjaftueshëm lidhur me çështjet e etikës” (pyetja 1). Hipoteza e dytë pasqyrohet përmes qëndrimit se ata ”mbështesin zgjerimin e rrjetit të lëndëve etike në institucionin amë” (pyetja 6), por edhe më gjerë në shoqëri. Në realizimin e këtij projekti përveç kolegëvë mësimdhënës kontribut të veçantë kanë dhënë edhe studentët, të cilët kanë bërë distribuimin dhe mbledhjen e pyetësorëve, përpunimin teknik të të dhënave, gjë kjo që ata in actum i ka futur në procesin hulumtues dhe i ka njoftuar me një problem vital të jetës shoqërore në përgjithësi dhe të asaj rinore/stiudentore në veçanti. Tani të njihemi me rezultatet e arritura.

Si e definojnë studentët etikën?

Më poshtë po japim një pasqyrë të përgjigjeve në pyetjen (ا’është etika për ju? Një definicion për etikën?) e parë që ua kemi shtruar studentëve. Përmes kësaj pyetjeje kemi synuar të shpalosim sfondin dituror të studentëve lidhur me etikën, të shohim se sa njohuri zotërojnë për këtë fushë. Prej përgjigjeve të shënuara në fletëanketë, jemi munduar që t’i përfshijmë vetëm ato më reprezentative, pra që pasqyrojnë idenë e studentëve të çdo fakulteti (gjuhë, kulturë dhe komunikim, administrim biznesi, shkenca dhe teknologji bashkëkohore, juridik dhe administratë publike/shkenca politike). Ja një pjesë e asaj që studentët e kanë shënuar apo shprehur në letër lidhur me atë se ç’është në fakt etika për ta:

Fakulteti i administrimit publik dhe shkencave politike
norma, rregulla morale, doke dhe zakone
mënyrë e sjelljes së individit në shoqëri
sjellje duke respektuar parime të caktuara
rregulla jetike që njeriut i japin erë njeriu
sjellje e kulturuar
aplikimi i moralit në universitet
mënyrë e ndershme e të jetuarit
shkencë mbi moralin
shkencë që në qendër ka studimin e moralit, botën shpirtërore të individualitetit njerëzor

Fakulteti për gjuhë, kulturë dhe komunikim
shkencë mbi moralin
shkencë mbi moralin dhe sjelljen morale
rregulla lidhur me ndërgjegjshmërinë e një personeli ose stafi apo studenti
karakteri i njeriut, rregulla , sinqeriteti, etj
integriteti dhe ndershmëria
ndërgjegjshmëria, kultura dhe mënyra normale e veprimit
respekt për rregullat e shkruara dhe të pashkruara
sjellje, norma, rregulla që një person i ka në bagazhin e vet që nga lindja e deri ne vdekje

Fakulteti i administrimit të biznesit
shkencë e moralit
respektimi i rregullave morale dhe profesionale
rregulla të pashkruara në të cilat bazohen sjelljet e njeriut (ç’është e drejtë dhe ç’është e gabuar)
shkencë që studjon normat dhe standardet morale
kodeks i principeve morale dhe rregullave që drejtojnë sjelljen e individëve dhe grupeve
vepër e mirë në favor tonin dhe të shoqërisë, pa i dëmtuar të tjerët, natyrën dhe gjithësinë
rregulla si sillemi në universitet

Fakulteti i shkencave dhe teknologjive bashkëkohore
rregulla për sjellje, të shkruara
bonton, rregulla që duhet respektuar shumica e popullatës
filozofi e moralit dhe mirësjelljes
edukatë, sjellje e duhur
rregulla që mbrojnë moralin, privatësinë deri në pikën ku nuk cenohet privatësia e personit tjetër
rregulla të trashëguara bres pas brezi
vlera të veçanta për çdo individ, kualitete njerëzore

Fakulteti Juridik
Etika është moral, stil dhe karakter
Mënyrë e sjelljes, mirësjellje
Liri e të shprehurit
Mënyrë e sjelljes së mirë në rrethin shoqëror
Veprim i pranueshëm në shoqëri (pa prapavija fetare)
Ndjenjë e pastër që të shtyn të bësh vepra humane
Respektim i pronës intelektuale
Tolerancë.
Parime se si duhet të sillet një profesor ose një student.
Vlera morale për respektimin e të drejtave të njeriut

Nga përgjigjet e marra mund të konstatohet se studentët nuk janë të pajisur me njohuri të mjaftueshme për çështjen e etikës. Kjo vërehet nga fakti se një pjesë e mirë e tyre nuk kanë dhënë fare përgjigje (44 %). Këtu duhet përmendur edhe përgjigje interesante që s’kanë të bëjnë me çështjen në fjalë si “shfrytëzim i kapacitetit mendor”, “tërësi normash juridike”, “shkencë mbi fenë”, “shkencë mbi të bukurën”, “shkencë rreth nacionaliteteve” etj. Këto rezultate mbështesin hipotezën tonë kryesore, pra se studentët nuk janë gjithaq të pajisur me njohuri për etikën. Nga ata që janë përgjigjur, janë shënuar edhe përkufizime mjaft të qëlluara. Interesante është që disa studentë etikën e kanë lidhur drejtpësëdrejti me ambientin universitar, duke e cilësuar atë si tërësi parimesh që rregullojnë sjelljen e një profesori dhe studenti, rregulla si të sillemi në universitet.


2. Rregullat e shkruara në Universitet?

Tabela 1.


Nga tabela (1) e mësipërme konstatohet se rreth gjysma e studentëve s’janë të njoftuar lidhur me atë nëse ekzistojnë rregulla të shkruara etike ose jo në UEJL. Kjo e shtron detyrimin e menaxhmentit universitar që t’i precizojë, t’i publikojë dhe t’i afirmojë më tepër rregullat etike në formë të shkruar.












Sa i respektojnë studentët-mësimdhënësit parimet etike?

Tabela 2.


Nga tabela 2. shihet se si studentë që më së paku shprehin interesim për normat etike janë ata të sferës ekonomike, qe del si normale nëse merret parasysh fakti se - përkundër qajes weberiane për lidhjen e ngushtë mes etikës dhe ngritjes ekonomike - sot ekonomia përjashton ndjenjat dhe afirmon zhdërvjellësinë dhe dinakërinë për të fituar materialisht, për të maksimizuar kapitalin.
Përpunimi i pyetjes së katërt në çon të konkludojmë se vetëm 20 % e studentëve pohojnë se mësimdhënësit në çdo rast (çdoherë) i respektojnë rregullat e moralit, se kanë një kurs pozitiv të sjelljes, gjë që është alarmante, që tregon se shumë gjëra duhet të ndryshohen në mënyrën e veprimit të “akademikëve”. Më të pakënaqur me mësimdhënësit e tyre janë studentët e fakultetit juridik dhe ata të fakultetit për gjuhë, kulturë dhe komunikim (10 %, respektivisht 7.3 % e tyre janë shprehur se mësimëdhënësit e tyre asnjeherë nuk sillen konform normave etike. Në vijën e negatives pason Fakulteti i administrim biznesit me 6 % e më tej ai i Administrimit publik dhe shkencave politike (4 %). Si më të kënaqur me sjelljen e profesorëve universitarë dalin ata të Fakultetit të shkencave dhe teknologjive bashkëkohore (vetëm 0.66 % kanë pohuar se mësimdhënësit e tyre asnjëherë nuk respektojnë parimet e bontonit).

4. Nevoja për kurs të etikës!

Në pyetjen e 5 të shtruar studentëve lidhur me atë nëse fakultet ofrojnë kurse për etikë, 66 % kanë pohuar se në departamentet e tyre etika s’është pjesë e kurikulës, 15 % kanë thënë se ofrohet por si lëndë zgjedhore/fakultative. Kjo na jep një tabllo të mospërfaqësimit adekuat së kësaj disipline në UEJL, kur e kemi parasysh faktin se në botë është temë shumë aktuale. Nga pyetja e gjashtë (A duhet t’i kushtohet më tepër kujdes etikës?) që përbën shtyllën kurrizore të këtij hulumtimi, kanë dalë rezultate shumë interesante. 75 % e respodentëve kanë pohuar që etikës duhet t’i kushtohet më tepër rëndësi në procesin arsimor, respektivisht të futet në plan-programet mësimore universitare, gjë që e vërteton hipotezën tonë dytësore (”studentët mbështesin zgjerimin e rrjetit të lëndëve etike në institucionin amë”). 19 % janë shprehur indiferentë, kurse vetëm 6 % nuk e përkrahin idenë për t’i kushtuar më tepër kujdes etikës. Si grup që më së tepërmi e përkrahin impelementimin e lëndëve që kanë të bëjnë me etikën janë studentët e Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike (78.7 % thonë se etikës duhet t’i kushtohet më tepër rëndësi), kurse në mendimin “contra” shtimit të lëndëve etike në vendin e parë janë studentët e administrimit të biznesit (8.67 % janë kanë thënë se s’ka nevojë që të shtohet gama e lëndëve etike; shih tabelën 3).

Tabela 3.




Liria e të shprehurit, prona intelektuale, anonimiteti dhe krimi i teknologjisë informatike

Pyetjet 7, 8, 9 10 dhe 11 na kanë shërbyer për të bërë investigimin e disa problemeve etike që ndërlidhen me të drejtën e njeriut për të thënë lirshëm mendimet e tij, pa pasur pasoja për individualitetin e tij, me atë të pronësisë intelektuale, ruajtjes së anonimitetit dhe të ashtuquajturin krim të teknologjisë informatike.
Analiza e të dhënave lidhur m pyetjen 7 na shpie në përfundimin se vetëm 6 % e studentëve janë shprehur kategorikisht se cenohet e drejta e të shprehurit, gjë që vërteton tezat UEJL është një institucion ekstraterritorial, është një “mini open society”. Si fakultet që ka më shumë dilema lidhur me të drejtën e të shprehurit na del ai pedagogjik, ku kjo shifër shkon në 8.67 %. Pasojnë fakulteti i administrimit të biznesit dhe ai i administrimit pubklik dhe shkencave politike (8 %, respektivisht 6 %).
Përgjigjet e pyetjes 8 na tregojnë se 78 % e studentëve kanë dilema lidhur me respektimin e pronësisë intelektuale. Kjo mund të ndërlidhet ose me shprehinë e plagiarizmit studentor (gjatë përgatitjes së eseve, detyrave dhe punimeve seminarike) ose me faktin që shiten libra të fotokopjuar. Në të njëjtën kohë kjo tregon ndërgjegjshmërinë në nivel të tyre në sferën e hulumtimit dhe botës akademike.
Pyetja 9 (A garantohet anonimiteti në rrjetin e UEJL-së?), siç vërehet edhe nga tabela e mëposhtme, na jep një pasqyrë të pasigurisë së “shkollarëve universitarë” lidhur me mbrojtjen e anonimitetit të tyre në cyber-rrjetin e Universitetit. 51 % e respodentëve janë shprehur se nuk e dinë nëse u garantohet anonimiteti në rrjetin e UEJL-së, 20 % kanë thënë se s’u garantohet fare dhe 29 % janë të bindur se si shfrytëzues të këtij rrjeti kanë mundësinë për të mbrojtur “intimën” e tyre si entitete të pavarura.

Tabela 4.



Në pyetjen 11 (A e dini se çka është “information technology crime”?) më tepër se gjysma (51 %) kanë pohuar se s’kanë njohuri lidhur me këtë sintagmë, pra s’dinë se për çka bëhet fjalë, kurse pjesa tjetër janë përgjigjur me “po”. Ka qenë shumë e natyrshme që në këtë pikë më të pajisur të jenë studentët e shkencave kompjuterike.





IV. KONKLUZION

Etika në literaturën e vjetër greke i referohet asaj që ne sot e quajmë mënyrë jetese (modus vivendi). Ajo u përgjigjet pyetjeve “si duhet jetuar?” dhe si të “bëhemi të mirë?”. ثshtë fakt se sot mënyra e të jetuarit në kohën tonë etikën dhe moralin nuk i prezantojnë si diç që domosdoshmërisht duhet të përvetësohen, por si diç që duhet zgjedhur, që mund të merret ose jo, si diç pa të cilën njeriu mund të zhvillojë jetën e tij. Siç shprehet Giles Lipovetzki në Le crepuscule de devoir (Muzgu i detyrës), ne po jetojmë epokën post-deontike, kur sjellja e njeriut është e liruar prej gjurmëve të fundit të të ”detyrimeve të pafundëta”, të “urdhëresave” dhe “obligimeve absolute”, në një kohë të cilën Bauman e cilëson si kohë e shoqërisë pa brenga morale, me “është” të pastër që nuk dirigohet prej kurrfarë “duhet”, me raporte njerëzore pa detyrime ndaj tjetrit. E gjithë kjo krijon një gjendje të krizës postmoderne, kur gjithçka është relativizuar dhe kur s’ka më shkallare vlerash, kur s’përfillet aksiologjia, megjithëse, aksiologjia është jo vetëm nevojë, por edhe domosdoshmëri e tendencave shoqëror-kulturoro-historike. Shmangia e këtij elementi do të thotë shembje e moralitetit, e shembja e moralitetit është shembje e vetë njeriut. Për t’u mbrojtur prej antivlerave dhe për t’iu shmangur të këqijave të kohës vetëm arsimimi nuk mjafton. Këtë më së miri e ka treguar Albert Einstein i cili mes tjerash thotë: “Vetëm arsimi nuk është zgjidhje, sepse sikur që u pa në rastin e fashizmit, disa prej krimeve më të mëdha u bënë nga njerëzit shumë të arsimuar”. Pra përpos arsimimit njerëzit duhet edhe të edukohen, e këtë të dytën, për fat të keq, shkollimi i sodit nuk po e bën. Ai ofron të dhëna shkencore, mbush kokat e fëmijëve dhe të rinjve me të dhëna teorike por lidhur me vlerat mundohet të mbetet asnjanës. Studimi ynë paraqet kërkimin e parë empirik të realizuar në këtë lëmi në Universitetin tonë. Besojmë të jetë hallka e parë e zinxhirit të trajtimeve shkencore të kësaj problematike shoqërpre që do të kishte rrjedhime pozitive në atë që quhet social craft. Përfundimet kryesore nga ky hulumtim janë:
Rinia universitare vjen me njohuri minimale lidhur me etikën.
Shfaqet nevojë e pashmangshme për implementimin e lëndëve që trajtojnë çështjet e moralit dhe etikës. Në këtë drejtim Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universitetet duhet të bëjnë hapat drejt shtimit të lëndëve të proveniencës etike.
Vetë studentët shtrojnë kërkesën për t’u pajisur me kodin e mirësjelljes mes tjerash edhe në saje të kurikulës universitare, si mbindërtim i kulturës morale të dhënë në gjirin familjar, shkollën e mesme dhe nga faktorët e tjerë shoqërorë në përgjithësi.
Inteligjencia universitare, pra profesorët, duhet t’i kushtojë më tepër kujdes dimensionit të mirësjelljes.




V. BIBLIOGRAFIA

BAUMAN, Zigmund, Postmoderna etika, Templum, Shkup, 2005.
BULLAا, Ali, Historia, shoqëria dhe tradita, përkth. Ali Pajaziti, Logos-A, Shkup, 2003.
DENHARDT, Robert D. & GRUBBS, Joseph W., Administrimi publik, përkth. Blerta Selenica, UFO University Press, Tiranë, 2007.
DHAMO, Milika & SULSTAROVA, Anila, Etika në këshillim, Logoreci, Tiranë, 2006.
Enciklopedia e përgjithshme e Oksfordit, përkth. Abdurrahim Myftiu e të tjerë, Instituti i Dialogut & Komunikimit, Tiranë, 2006.
Encyclopedia Britannica, 1993.
HAXHI-MICEVA, Katerina, Kodeks na odnesuvanje kako samoregulatoren mehanizam, Center for Strategic Research and Documentation “Forum” & ECNL, Shkup, 2007.
HUDDLESTON, Lauren, "Morals, Ethics and Common Values", World Future Society, Washington, DC, 1996.
LARSEN, Ojvind, Administration, Ethics and Democracy, Ashgate Publishing Company, Aldershot, Burlington, USA, 2000.
MURTEZAI, Ekrem, Fjalor i filozofisë, Prishtinë, 1995.
PAJAZITI, Ali (ed.), Etika Publike, Logos-A, Shkup, 2005.
PAVIQEVIQ, Vuko, Bazat e etikës, përkth. Murteza Luzha, Rilindja, Prishtinë, 1981.
SPAHIĆ, Mustafa, Etika i dru?tvo, Bemust, Sarajevë, 2006.
TEMKOV, Kiril, Etika, Prosvetno Delo, Shkup, 2004.***
****___________, "Зошто етиката во јавната служба е општа и важна тема?", Правник, no. 187, november 2007.
___________, “Dobri ljudi, dobri odnosi, za dobar ‍ivot i dobro dru?tvo”, Filozofska Istra‍ivanja, 93 (2/2004) http://www.ceeol.com/aspx/getdocument.aspx?
VIDENOVIĆ, Radomir, “The Need for Ethics”, Facta Universitatis, Vol. 2, No 10, 2003, f. 769 – 775.
VUJAKLIJA, Milan Rečnik stranih reči i izraza, Beograd, 1980.
The Future of Higher Education: 2.14 - Moral and Ethical Crisis Research?
http://www.seeu.edu.mk/english/news/events_read.asp?Event_ID=100
http://facta.junis.ni.ac.yu/pas/pas2003/pas2003-06.pdf
http://www.klminc.com/ethics/ethical-crisis.html
 
Top