Eto’o, çudia vjen nga Uzekistani!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Eto’o, çudia vjen nga Uzekistani!
18 Korrik Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja franceze “L’Equipe”, sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka udhëtuar mëngjesin e djeshëm për në Uzbekistan, për t’u takuar me drejtuesit e skuadrës së Kuruvçit, të cilët kanë gati një ofertë stratosferike për kamerunasin. Skuadra nga Uzbekistani ofron plot 40 milionë euro në sezon për Eto’onë, i cili ka shkuar personalisht për të folur në lidhje me këtë ofertë. Kamerunasi është shumë pranë largimit nga Barcelona dhe kjo ofertë stratosferike, më e larta në të gjithë historinë e futbollit botërorë, e ka vënë në dilemë të madhe Eto’onë. Sipas drejtuesve të skuadrës së Kuruvçit, Eto’o do ta analziojë me kujdes këtë ofert. “Samuel na ka premtuar se do ta analizojë me shumë kujdes ofertën tonë. Ai thotë se ka shumë oferta në adresë të tij, por do të pranojë atë që i pëlqen më shumë. Ne jemi gati të paguajmë shuma të mëdha parash për Eto’onë”, tha Sanjar Riziev, zëdhënësi i Federatës Uzbekistanase të Futbollit. Samuel Eto’o, i cili sapo ka përfunduar pushimet e tij në SHBA, do të kthehet në Barcelonë me avionin e tij privat, ku do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës. Kamerunasi nuk bën pjesë në planet e Guardiolas, kështu që është i detyruar të gjejë një zgjidhje sa më të shpejt.
 
Top