Europa Ligë, Liverpooli e Inter bëjnë detyrën, zhgënjen Napoli

cent

...Lontano
Liverpooli ka shënuar fitore minimale në Anfield ndaj klubit rus Anzhi, por Napoli gati sa nuk është eliminuar pas humbjes tjetër nga Dnipro në Ukrainë.
23hsqq1.jpg
Liverpooli dominoi nga fillimi i takimit, ndërsa Anzhi u shfaq shumë i organizuar në mbrojtje. Sidoqoftë, ishte Stewart Doëning ai që realizoi në minutën e 53-të golin e fitores për The Reds.

Inter- Partizani Beogradit

Rodrigo Palacio ka shënuar dy minuta para fundit të takimit për t’i dhënë Interit fitore.
Miqtë nga Serbia ishin më kërkues në pjesën e parë dhe patën disa raste shënimi, por Nerazzurrët nuk lejuan befasi.

Vendasit ndryshuan ritëm dhe ishin më sulmues në pjesën e dytë, me Antonio Cassano dhe Diego Milito që humbën disa raste të mira shënimi.

Goli i fitores për ekipin e trajnerit Andrea Stramaccioni erdhi në minutën e 88-të përmes Rodrigo Palacio. Me tre pikët e reja Interi ndan kreun e grupit H me shtatë pikë, sa ka edhe Rubin Kazani.

Nga takimet tjera veçojmë fitoren e Atletico Madridit ndaj Academicas dhe disfatën e rëndë të Napolit nga Dnipro me rezultat 3-1.


/a.k
 
Top