Europiani i Peshëngritjes, fillim i mirë për Shqipërinë

cent

...Lontano
f3hkqt.jpg
Shqipëria e nisi pozitivisht Europianin e peshëngritjes për të rritur që po zhvillohet në Tiranë në pallatin e sportit Asllan Rusi. Në kategorinë 56 kg ekipi shqiptar u përfaqësua nga dy peshëngritës të rinj dhe me perspektivë, që arritën rezultate brenda pritshmërive Federatë shqiptare të Peshëngritjes. Anxhelo Shabani u ngjit i pari në pedanë, duke gritur fillimisht 80 kg në stilin e shkëputjes, ndërsa në dy provat e mbetura ngriti respektivisht 90 dhe 95 kg. Në këtë stil Arbër Cercizi ngriti 90 kg në provën e parë, 100 në të dytën, por dështoi në të tretën ku pretendonte të ngrinte 108 kg.

Në stili e shtytjes Shabani realizoi me sukses dy provat e para duke ngritur 100 dhe 105 kg, ndërsa në të tretën nuk arriti të ngrinte 111 kg. Edhe Cerzici nuk pati probleme në dy provat e para teksa ngriti 110, dhe 117 kg, ndërsa e pati të pamundur të ngrinte me sukses në provën e tretë 125 kg. Anxhelo Shabani e mbylli në dygarësh me 200 kg, ndërsa Arbër Cercizi me 217 kg.Trajneri I ekipit kombëtar shqiptar, Ilir Cela, u shpreh I entuziazmuar për rezultatet e dy të rinjve Shabani dhe Cercizi, që marrin më shumë vlerë në renditjen ekipore.

Pavarësisht duartrokitjeve që mori në pedanë, Arbër Cercizi pretendon se nuk marrë maksimumin tij. Objektivi i Shqipërisë, në renditjen ekipore sipas trajneri Cela janë tashmë për vendin e tretë.
/Reagimi
 
Top