Eusebio Haliti, i pari në botë

alfonci

Veri investigatio
Eusebio Haliti vazhdon të "koleksionojë" vlerësime pozitive. Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme të këtij edicioni, atleti shqiptar renditet i pari në klasifikimin botëror për vitin 2008, në garat e 400 metrave me pengesa në kategorinë Under-18. Lajmi është bërë zyrtar pas listave të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës. Edhe pse në fillim të sezonit ky rezultat dukej një ëndërr e parealizueshme, primati botëror tashmë është një realitet i prekshëm për 17-vjeçarin e lindur në Shkodër, e që prej tetë vitesh jeton dhe stërvitet në Itali. Eusebio ka dominuar plotësisht në pistë, duke regjistruar tre prej katër kohëve më të shpejta të vitit 2008. Më 4 dhe 5 tetor në kampionatin italian në Rieti, Haliti fitoi për të dytin vit radhazi titullin kampion në 400 m/p, me kohën 52‘‘59. Rezultati më i mirë i djaloshit me origjinë shqiptare është 51‘‘73, në korrik të këtij viti, e cila është koha më e mirë kontinentale për të rinj dhe theu rekordin italian që zgjaste prej 23 vjetësh.

Gazeta Shqip
 
Top