Eutanazia

Eutanazia dhe COVID-19...

E drejta per te patur nje jete dinjitoze i takon cdokujt. Shtete me demokraci te perparuar, gjykojne se e tille meriton te jete edhe vdekja.

Eutanazia, apo ndryshe vdekja e embel, eshte vullneti i pacientit ne nje stad terminal te jetes, apo familjareve te tij per t’i dhene fund vuajtjeve pergjithmone permes nje ndihme mjekesore. Pra, përshpejtimi i vdekjes, atehere kur megjithese jane shfrytezuar te gjithe resurset e mundshme te kurimit, fundi tragjik nuk mund te parandalohet. Pavaresisht se behet fjale vetem per semundje fatale, debati rreth eutanazise eshte i komplikuar si nga ana fetare ashtu edhe nga ana morale apo shoqerore. Per rrjedhoje, Euranazia eshte e jashteligjshme ne shume vende te botes, ashtu si edhe ne Shqiperi.

Kur degjoja sot fjalimin e Znj. Manastirliu ne parlament rreth selektimit te pacienteve me COVID-19 te cilet do kene nevoje per kurim, me erdhi nder mend ky term mjekesor pothuaj i harruar, ne nje bote moderne ku jeta vleresohet maksimalisht. Fjalimi i ministres nuk kishte lidhje me eutanazine, ajo po na pergatiste per nje skenar hipotetik, ne te cilin do detyrohemi te selektojme pacientet, pasi te kemi ezauruar te gjithe kapacitetet e mundshme kuruese.

Po cfare kapacitetesh kemi ezauruar ne ??

1- spitalet COVID 1 dhe 2 jane plot, u hap COVID 3...por kemi gjithashtu spitalin e Shkodres, te Fierit, Gjirokastres, Korces, Vlores etj.

2- jemi vendi qe bejme me pak testime ne rajon...por perderisa keto vende kane arritur te shtojne kapacitetet diagnostikuese, mund t’i shtojme edhe ne.

3- kemi mangesi ilacesh, mjetesh mbrojtese, respiratoresh, shtreterish neper reanimacione...por kemi 400 milione euro te cilat i shperdorojme me koncesione e PPP te ndryshme. Them shperdorim, sepse ne castin qe minsitrja na pergatit per me te keqen e mundshme, na lind e drejta te konsiderojme cdo shpenzim tjeter i cili nuk ka lidhje me mjekesine, si te panevojshem. Jeta eshte gjeja me e shtrenjte per ne. Le te behen plehrat mullar, njerezit duan te kurohen e jo te vdesin duke pare inceneratoret te punojne a thua se gjendemi ne nje situate normale. C’kuptim ka te besh PPP-ne e check-up me qellimin permiresimin e shendetit publik ne afatgjatesi, kur nuk kurojme dot njerezit sot apo neser ??

Ne kete kuptim, i kerkoj ministres se shendetesise dhe qeverise te tregojne vullnetin e mire per te dhene maksimumin e mundshem...e perseris, ne nje bote ku jeta njerezore vleresohet maksimalisht.

Ne castin qe njerezit shohin perpjekjet maksimale nga ana e qeverise, per skenarin apokaliptik pergatiten vete, nuk kane nevoje t’i pergatisni ju !!

Nga Albert Koni
 
Ajo çfare deklaroi Manastirliu eshte totalisht e papranueshme dhe shume e demshme per te dale nga goja e dikujt qe eshte ministre e shendetesise.

Sa per eutanazine eshte diçka shume me komplekse por kryesisht eshte feja ajo qe ndalon aplikimin e saj.
Personalisht jam pro eutanazise per ata paciente terminale qe jane ne gjendje te shprehin vullnetin e tyre te lire ose per ata paciente kur per arsye shendetesore i semuri/a nuk mund te shprehet dhe nje gje te tille per te e bejne njerezit e tij/saj me te dashur!
 
.
Fjalimi i ministres nuk kishte lidhje me eutanazine, ajo po na pergatiste per nje skenar hipotetik, ne te cilin do detyrohemi te selektojme pacientet, pasi te kemi ezauruar te gjithe kapacitetet e mundshme kuruese.

... nqs, gjendja do rëndohet - shtohet numëri i të sëmurëve kjo është e sigurtë që do praktikohet.
Atë e vendosë një grupë i specializuar mjekësh që vendosë kush do kurohet e nga kush do hiqet dorë të kurohet.

Persa i perket, Eutanazine-s e di se vetëm në Zvicerr dhe Hollandë praktikohet.
 
Top