Evropianët kanë ndërtuar puse 500 vjet para romakëve

Tuana

Nada é por acaso!
f1_03pusi1367582889.jpg


Arkeologët në Gjermani kanë zbuluar katër puse të vjetër më shumë se 7.000 vjet të cilët me konstruksion nëntokësor janë me shtylla qarri. Kjo është dëshmi se njerëzit e neolitit në Evropën Qendrore kanë qenë me përvojë druvarësh të aftë që drunjtë me dimension një metër t’i dhëmbëzojnë t’i ngjitin njërin me tjetrin.

Njëri nga puset zbuar afër qytetit Altscherbitz, "është nxjerrë" nga toka me bllokun e rëndë 70 tonë dhe është dërguar në Dresden për studim të mëtejmë’, shkruan gazeta "Archeologia".

Me analiza u konfirmua se druvarët e lashtë i kishin ngjitur shtyllat pa gozhda, me sistem dhëmbëzimi e lugjesh.

- E dimë se këtë romakët kanë ditur ta bëjnë, por ky sistem ka qenë në përdorim 500 vjet para romakëve,a ka thënë arkeologu Rengert Elburg.

Pusi në Altscherebitz ishte në përdorim deri para dhjetë vjetësh dhe atëherë u mbush qëllimisht bashkë me 26 enë të paprekura, qindra pjesë enësh dhe materiale organike nga lajthitë, dredhëzat e kërpudhat.

Elburg se edhe enët janë pritur me befasi .

- Rëndom nuk gjenden enë të ruajtura nga neoliti. E kur gjenden 26 enë të paprekura, atëherë është e qartë se bëhet fjalë për një rit. Ndoshta dhe ky ka enë edhe qëllimi i pusit. /kh/
 
Top