Faik Konica: Nuk pranojmë aneksim me Italinë, më mirë turq

faik-konica.jpg

LA PATRIE (1901)​

La Patrie” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1901, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e Faik Konicës (Thrank Spirobeg) ndaj qëllimeve italiane asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
1612680727.jpg

Vjenë, 7 korrik. – Trazira e nxitur në Shqipëri nga emisarët italianë për të krijuar një lëvizje opinioni në favor të aneksimit nga Italia ka marrë një goditje fatale. Nëse italianët ende imagjinojnë që shqiptarët kanë dëshira të zjarrta për t’u bërë nënshtetas të mbretit Viktor Emanuel, kjo është për vetëkënaqësinë e tyre.

Botimi i fundit i Albania-s, organi i komiteteve revolucionare shqiptare, i cili botohet në Bruksel, përmban një artikull të nënshkruar nga Z. Thrank Spirobeg mbi çështjen e propagandës italiane në Shqipëri. Kujtojmë që Z. Spirobeg është udhëheqësi i njohur i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe se ai u internua nga qeveria Osmane për pjesëmarrjen e tij aktive në një fushatë trazirash që synonte ta bënte Shqipërinë të pavarur nga Turqia.

Spirobeg nuk heziton t’i vë flakën barutit. Ai deklaron kategorikisht se përkëdheljet italiane janë të dyshimta për nacionalistët shqiptarë.

Italia, vazhdon ai, i ka dhënë vetes misionin pak a shumë të mprehtë të provokimit të konflikteve të armatosura në Ballkan dhe të përfitimit nga çrregullimi që një luftë do të shkaktonte për të aneksuar Shqipërinë ose për ta nënshtruar atë në protektoratin e saj.

Shqiptarët nuk janë më shumë një racë latine sesa japonezët; ata nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin italian, as gjuhën, as traditat, as fatet. Nëse ne kërkojmë autonominë tonë, është pikërisht për të forcuar dhe zhvilluar një kombësi të pavarur. Por ne do të kundërshtojmë me forcë planet e Italisë, e cila dëshiron të bëjë me Shqipërinë atë që bëri Austria me Bosnjën dhe Hercegovinën. Më mirë të qëndrojmë turq sesa të bëhemi italianë!”
Nëse kjo gjuhë e qartë nuk dëgjohet në Romë, kjo është për shkak se ministrat italianë kanë një vesh të shurdhur!

Dars Blog
 
Eh mor Faik, me mire do ishte as me njerin e as me tjetrin por nuk te ve faj jo, e ke emrin FAIK?
Askush nuk del dot pertej asaj qe eshte, as ti ?
 
Përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e qartë. Ose qëndroni nëpunës dhe bindjuni udhëzimeve të qeverisë ose bëhuni politikanë dhe përfaqësoni idetë tuaja si deputetë në parlament. Vetëm duhet të kini parasysh një gjë: unë i njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë sesa mendoni ju. Ju keni jetuar në Perandorine Osmane jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kërkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni dorë për dore me ne për shpëtimin e saj. Ndoshta një ditë edhe do t'ia arrini asaj që kërkoni. Vetëm kujdes! Shqipëria është e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër kusarë të mirë. Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj perandorie, ju do të hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër!.

Ai nuk foli atëherë si ministër, por si një turk i thjeshtë! I bindur dhe i ndershëm.

Dhe kishte pasur të drejtë."
(Fjalet e Telat Pashes, ministrit osman te puneve te jashtme, drejtuar Eqerem bej Vlores)
 
Faqe 123 Darius ?
IMG20210208094130.jpg
 
Nga po i njëjti libër: nja dy dhurata për loverbojën.
Disa vlonjat ( emer e mbiemer) 20 vjet burg pse ju gjetën në shtëpi libra në gjuhën shqipe.
Ndërkohë që e gjithë Vlora shetiste me armë në dorë duke bërë vëllavrasje deri në 260 viktima në vit, dhe askush nuk denohej nga qeveria turke.
IMG_20210208_101334.jpg
IMG_20210208_101350.jpg
 
Se mos eshte gje e re , ka qene, eshte dhe do jete e njejta filozofi
Ne fund gjithkush sheh xhepin e jo atdhetarine !
 
Top