Faksimilja e rrallë kundër lejimit të divorcit në Shqipërinë e viteve ’30

“E përmirëson gjendjen për vllaznit tanë muhamedanë, por për ne katolikët puna nuk ecë kso doret”.​

rina-dok.jpg

Ishte koha kur në Shqipëri po miratohej Kodi Civil.

Përmes një letre drejtuar Ahmet Zogut, kleri katolik shprehet kundër divorcit.

Në grupin e klerikëve që nënshkruan këtë kërkesë në vitet ‘30 drejtuar Ahmet Zogut është edhe At Gjergj Fishta.

Në letër jepen argumentet, me të cilat katolikët kërkojnë të mos ligjërohej divorci.

Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit jep detaje interesante rreth këtij debati.

Në dokument ndër të tjera theksohet:

“Ne të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e populli katolik, po marrim guximin me ju dalë para me ket shkresë, për me ju lypun sa më përvujtnisht, nji nder qe e kena fort për zemër. Në kodin e ri civil qe shpejt do të shpallet për rregullimin e shtetit shqiptar, kena pa se asht përba një ligje, në të cillën në do rasa, të caktueme epet dorë që të shkatërrohet kunora e martesës së seicillit nënshtetas shqiptar, o me fjalë të tjera epet leja me u ba DIVORZIO.

Shkelqësi! Na jeni fort të sigurt se përpiluesat e kësaj ligje, sikurse në ligje të tjera edhe në ktë, kanë pasë si qëllim, të mirën e përparimin e popullit shqiptar e jo të keqen e kujt.

Ndoshta për vllaznit tanë muhamedanë, ligja në fjalë e përmirëson gjendjen e familjes tuj i pakue shkaqet e të ndarit të kunorës. Por për ne katolikët sikurse e dini shkelqësia e juej, puna nuk ecë kso doret.

Për ne kunora e martesës porse sa asht një kontratë civile, asht edhe një sakramend… Për ne Krishti ka thanë: shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda…”
nenshkrimi-i-at-gjergj-fishtes.jpg
protesta-e-katolikeve.jpg

Dita
 
Zoti ska bashku gje qe dora e njeriut se ndan dot.
Vetem nese ishte zoti ai qe i dha bekimin!
 
Top