Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët

Historia e shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani nuk është diçka e re. Por arsyet deri më të çuditshmet janë ato që tërheqin vëmendjen e mediave vendase. Një histori e tillë është rasti i familjes Qafa, në Frankfurt, me të 5 anëtarët e saj.

Sipas kryefamiljarit Sokol Qafa, ata nuk mund të kthehen në Shqipëri, pasi kërcënohen me jetë nga besimtarë myslimanë. Sokoli i përkiste edhe vetë këtij besimi deri 1 vit e gjysmë më parë, kur u konvertua si i krishterë.

E përditshmja “Frankfurter Neue Presse” sjell historinë e familjes që jeton në Frankfurt prej një viti e gjysmë e tani kanë edhe një punë me të cilën jetojnë e mbulojnë shpenzimet. Fëmijët jane integruar më së miri në jetën e atjeshme, ndërsa vetë Sokoli punon në një hotel të madh si kamerier.

Për të përditshmen gjermane, Sokoli tregon historinë e tij: “Unë isha mysliman me besim. Si një i ri shqiptar u interesova për krishtërimin. Pastaj mora një letër ku shkruhej: Kur do vish në xhami? Më vonë mora një letër kërcënuese të cilës nuk i dhashë rëndësi, derisa në vitin 2002 dëgjoj të shtëna jashtë shtëpisë sime. Dola dhe dy meshkuj më kapën prej trikoje e më tërhoqën zvarrë”.

Qafa i mbijetoi sulmit dhe ai u largua për në Greqi, ku punonte si emigrant me ç’të gjente, derisa filloi kriza dhe ai u kthye në Shqipëri.

“Me kthimin tim në Shqipëri mora letrën e dytë. Ishte i njëjti shkrim dore. Kështu që nuk prita më, por paketova plaçkat me familjen time dhe u nisëm për në Gjermani. Nuk mund të kthehem më në Shqipëri sepse gruaja ime vuan nga depresioni për shkak të ngjarjeve që na ndodhën. Atje askush nuk mund të na ndihmojë”, shton Sokoli.

Sokoli dhe familja e tij duhet të kthehen në Shqipëri tani, edhe pse avokati i tyre e ka apeluar mosmiratimin e azilit, por pa shpresa se mund të ndryshojë gjë.

/ Top Channel
 
princesha

Warrior Princess
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Cfare nuk trillon njeriu edhe ate per ku, per mergim,...shpresoj te marrish azilin dhe te gjesh te keqen prej asaj qe e ke mbjell...
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Ajde ishalla po pshton e i fiton ato dukumente..perndryshe nese vertet ka ndodh ai kercenim eshte veper shum e ulte e njerzve qe nuk e njohun siq eshte feja muslimane.e nese e ka trillu zotria ne fjal eshte pun egoizmi i ndyt.
 
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

lol Jo po sdo gjente menyre Shqiptari per te pasur te drejten te kerkoje azil! :vetull:
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Ej po cjane keto bomba ketej qe plasin keshtu ne lajme ee.
Kaboom!
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

:habit::habit:...
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Se mos vetem Shqiptaret , i nxjerrin k'to pretekse. Fundja fundit nje preteks i tille ... nuk i prish pune njeriu.
 
princesha

Warrior Princess
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Se mos vetem Shqiptaret , i nxjerrin k'to pretekse. Fundja fundit nje preteks i tille ... nuk i prish pune njeriu.

vertettttt....
 
ForumiVirtualJR

Anëtar i ri
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Mos eshte si puna e atij krutanit qe i vuni tritolin makines ,doli ne lajme dhe mbas 1 jave kerkoi azil familjarisht ne gjermani me demek i kercenohej jeta. Ca spo degjojme kto kohet e fundit.
 
LoSsT

VIP
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Hahah, Lol, ne fakt edhe mu mkan sjell nja 2 here leter kercenimi ? ku behen keto kerkesat per azil :p
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Po he se do jete nga keto mbetjet toksike.
Kur ka qene greqi do kete qene noj Jorgo,iku shqiperi e pastaj e kuptoj se sa i kercenuar ishte ,e iku ne Gjermani.
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Talluni ju por kta jane treguar të zgjuar se feja eshte nje nga arsyet per te marre statusin e refugjatit tek Konventa e Gjeneves, kshu qe kta kane qene ne rregull, pavaresisht se mund te mos ken patur prova tamam per te mbrojtur ceshtjen e tyre.
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

O Lega nuk shquhet Shqiperia per dhune dhe rracizem teologjik e fetare.
Ne Shqiperi ka paqe reale fetare,e asnje shtet s"do e hante si kerkese per azil sipas mendimit tim.
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Jam dakort me ty qe Shqiperia pak a shume mbahet per harmoni fetare por mund ta ndertosh ceshtjen ne baze te ktyre ngjarjeve te fundit ku disa Shqiptare ju bashkonin organizatave terroriste ne Siri, kshu qe mund te argumentohet qe ja pra edhe mund te ekzistoje nje fryme radikale (edhe pse ne pakice). Varet si e sajon dhe sa mire e ekzagjeron historine tende.
 
Gerti2

Donatorë
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

This is an isolated incident. The Albanian muslim community lives in harmony with other faiths.
Let's not jump to conclusions.
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

This is an isolated incident. The Albanian muslim community lives in harmony with other faiths.
Let's not jump to conclusions.

haha,
Kot kot ama duke ja fut perher kot do dale ndonje koment plot. :p
 
Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Shume shipeca e kane shpallur veten pedera, vetem per te mare nje cope leter shtetesie neper vendet perendimore. Mirepo ne Belgjike mjeket ia kishin futur aletet ne bythe njonit per te konstatuar ne qofte se eshte peder ose jo.
 
Sirius.

Sapiosexual!

Seriously?
 
Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Keshtu me ka tregu nje kushuri i imi qe jeton ne Antwerp-en :D
 
Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

eehh ca nuk bejne shqiptare thuj ti..
 
Sirius.

Sapiosexual!
Titulli: Familja shqiptare kërkon azil në Gjermani: Na kërcënojnë myslimanët -

Tani kur te ze halli ca nuk ben njeriu i shkrete jo vetem shqiptaret. Fati yne i keq qe lindem ketu te lejm menjane patriotizmin dhe atdhedashurine varfanjake.
 
Top