Familjet shqiptare, 93% janë pronare në banesat e tyre

banesa.jpg

Familjet shqiptare e kanë të lartë ndjesinë e pronësisë mbi banesën. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2016, 93% e familjeve shqiptare ishin pronare të banesave ku jetojnë, ndërsa vetëm 5.5% ishin me qira dhe 1.5% jetonin në shtëpitë që u kanë falur të tjerët ose e kanë në përdorim pa qira.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2015, më shumë se 75,4% e Njësive Ekonomike Familjare (NjEF) jetojnë në shtëpi private.

Familjet të cilat jetojnë në banesa, që janë pjesë të ndërtesave me deri në 15 apartamente zënë 13,6%, ndërsa banesa që janë pjesë të ndërtesave me 15 apo më shumë apartamente zënë 10,7% të njësive familjare në Shqipëri.

Banesat me sipërfaqe deri në 90 metra katrorë zënë peshën më të madhe të të gjithë banesave, 53,7% në vitin 2015.

Banesat me sipërfaqe 91-130 metra katrorë renditen në vendin e dytë për sa i përket shpërndarjes, me 31,3%.

Pjesa më e madhe e njësive familjare janë pronarë të banesave ku jetojnë, 93,0%. Ndërsa pjesa tjetër e NjEF jetojnë në banesa të marra me qira ose falas, përkatësisht 5,5% dhe 1,5%.

Numri gjithsej i banesave në Shqipëri bazuar në të dhënat e Censusit të vitit 2011 është 1,075,881. Në Censusin e vitit 2001, numri i banesave ishte 785,515. Përqindja e rritjes së numrit të banesave në krahasim me vitin 2001 është 37.0%.

Nga të dhënat rezultoi se numri i objekteve ishte 686,405. Në vitin 2001, ky numër ishte 512,387, që nënkupton një rritje prej 34.0%.

(gazeta-Shqip.com) / Monitor
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Censusi u be me 2011 jo ne 2001...gjithsesi

Po eshte e vertete ne e kemi shume problem te jetojme me qira.....duam pronen tone.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Eshte interesant sa eshte i lidhur shqiptari per shtepine.

Buke s'ka por shtepi ka dhe plus me cmime te shtrenjeta.
\

Une besoje se nuk eshte dukuri e mire kjo. Eshte bllokim i mjeteve ne nje gje te cilen duhet ta mbeshe gjithnje ne investim.
 
Top