Ҫfarë i dëmton më shumë flokët në dimër, kujdesi në kohën e ftohtë

Hera

Banned
Ҫfarë i dëmton më shumë flokët në dimër, kujdesi në kohën e ftohtë
Larja E Flokeve Ebukur


Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqeni t’i trajtoni flokët gjatë periudhave të ndryshme të vitit. Koha e ftohtë i dëmton, lagështira po ashtu, ndaj me gjithë kujdesin, majat gjithmonë ndahen në dy. Gjatë dimrit, ekpertët japin këshilla nga më të ndryshmet për kujdesin ndaj flokëve. Produkte natyrale, maska, larje e kujdesshme etj. Për të gjitha vajzat që vuajnë sidomos në dimër nga ky fenomen, ka diҫka që duhet ta dinë, në mënyrë që majat e flokëve të mos këputen.
lg.php

lg.php

Me gjithë produktet dhe trajtimet, dermatologët e pranojnë që beteja me kohën e ftohtë është gjithmonë e vështirë. Ajri i lagësht është i dëmshëm, ndaj duhet të bëni më shumë kujdes:
lg.php

Përveҫ trajtimit rutinë, gjatë këtyre ditëve të ftohta, për të pasur flokë të shëndetshëm, fokusohuni, fillimisht te larja. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm në dimër, por në ҫdo kohë të vitit për flokë të shkëlqyeshëm. Sa më të gjatë t’i keni flokët, aq më shumë kujdes duhet të keni me larjen.
lg.php

Sipas këshillave të specialistëve, për larjen e flokëve duhet të fokusoheni vetëm te skalpi i kokës dhe jo në maja. Gabimi më i madh që bëjmë ne të gjitha është mbledhja e flokëve në majë të kokës dhe larja me shampo. Kjo është një mënyrë që ҫon shumë shpejt në dëmtimin e majave të flokëve, madje ndihmon në copëtimin e tyre. Në vend që të bëni këtë, flokët lërini natyrshëm dhe përqendrohuni në skalpin e kokës më shumë se sa te pjesa tjetër.
lg.php

Një gabim tjetër që po ashtu e bëjnë shumica nga ne është larja me ujë të nxehtë. Në kohën e ftohtë, uji i nxehtë na ngroh të gjithë trupin, por për flokët është një gabim i madh. Uji i nxehtë largon të gjitha yndyrat natyrale, duke ndikuar kështu në tharjen e flokëve dhe më tej këputjen e tyre.
lg.php

Po kaq i rëndësishëm është edhe procesi i tharjes. Në mbrëmje apo në mëngjes, ne gjithnmonë nxitojmë, ndaj edhe i thajmë flokët sapo kemi dalë nga dushi. Tharja e flokëve me tharëse kur ata janë të lagur i dëmton shumë dhe ndikon drejtpërdrejt në tharjen e majave që më vonë këputen. Para se t’i thani me tharëse, mbajini mbështjellë me peshqir 15-20 minuta.
lg.php

Këshilla e fundit që vjen nga stilistët e flokëve është edhe prerja e majave ҫdo 3-6 muaj në mënyrë që të eliminoni sa më shumë majat e këputura.
lg.php

Ballkanweb
 

Desa

Felix - Culpa
Edhe një detaj tjetër mungon. Pas larjes, duhet pritur të ftohet lëkura e kokës, pastaj të përdoret krëhëri. Sepse flokët shkulen më lehtë në lëkurë të ngrohtë me pore të zgjeruara. Vlen për të gjitha stinët.
p.s. tharësja e flokëve nuk dëmton në temperaturë të ulët dhe shpejtësi minimale.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Mos i mbeshtillni me peshqir thone se fibrat e ashpra te peshqirit i demtojne. Se di sa e vertete eshte. Une perdor nje turban per vete, ne vend te peshqirit. 🤷‍♀️
 

Desa

Felix - Culpa
Mos i mbeshtillni me peshqir thone se fibrat e ashpra te peshqirit i demtojne. Se di sa e vertete eshte. Une perdor nje turban per vete, ne vend te peshqirit. 🤷‍♀️
Mumd të mbështillen lehtë, por aspak frikcion të flokëve, pra mos të thahen me peshqir.
 

Comedy_Central

Rashe Pashe Dufllak Grashe
Tashi periudhe karantine bindjuni burrit mos boni veten me u kap per floku...pervec kapjes per ekuiliber nkrevat :p
 

Hope

◕‿◕
Mos i mbeshtillni me peshqir thone se fibrat e ashpra te peshqirit i demtojne. Se di sa e vertete eshte. Une perdor nje turban per vete, ne vend te peshqirit. 🤷‍♀️
Besoj qe varet nga tipi flokut sic dhe nga gjatesia.
Floket me onde ose kacurela, kane nevoj per peshqir te thahen pjeserisht e te mbajne formen e pa prekur.
Kur thua turban, ca do te thot? Sepse e me peshqir, turban ben...

Nje hint i vogel, mos ju prishen kacurelat, mbulesat e jastekut merini mendafsh.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Besoj qe varet nga tipi flokut sic dhe nga gjatesia.
Floket me onde ose kacurela, kane nevoj per peshqir te thahen pjeserisht e te mbajne formen e pa prekur.
Kur thua turban, ca do te thot? Sepse e me peshqir, turban ben...

Nje hint i vogel, mos ju prishen kacurelat, mbulesat e jastekut merini mendafsh.
Nga ky. Nuk eshte aq i rende sa peshqiri qe ti terheq floket. A eshte me i mire se peshqiri? Mbase jo, por une kte po perdor tani qe i kam shkurtuar ca floket.
783AF5A0-1A61-43F6-8F49-537DA93972D8.jpeg
 
Top