• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fati i anëtarëve të ISIS-it vendoset në… Instagram

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Fati i anëtarëve të ISIS-it vendoset në… Instagram



Një grup i vetëquajtur “SWAT-i irakian” ka hapur një profil në Instagram që lejon ndjekësit e tij për të vendosur fatin e xhihadistëve të ISIS-it të zënë rob. Në këtë llogari postohen foto të robërve të lidhur, të shoqëruara me një pyetje të thjeshtë: “Ta ekzekutojmë apo ta lëmë të jetojë?”

Postimet, që do të ishin një krim lufte nëse janë të vërteta, janë parë nga më shumë se 84000 persona.

Në njërën nga fotot, ku shihet një i burgosur i gjakosur dhe disa ushtarë pranë tij, ftohen ndjekësit që të votojnë brenda një ore dhe fati i robit do të mësohet pas kësaj ore. “Merrni hakun ndaj ISIS-it”, lexohet në foto.

Më tej, shpjegohet se nëse do të votoni për ta vrarë, fotoja me të burgosurin e vdekur nuk mund të postohet për shkak të rregullave të Instagramit.

Një zëdhënës i Instagramit tha se fotot e postuara nga ky grup janë fshirë menjëherë pasi përmbajnë kërcënime serioze për sigurinë e jetës, gjë që nuk lejohet nga rrjeti social.

/ Top Channel
 
Top