Federico Garcia Lorca

Didi

C'est la vie.
Federico del Sagrado Corazَn de Jesْs Garcيa Lorca, lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros
një fshat në Granda në Spanjë dhe vdiq në 19 Gusht 1936 në Granda. Babai i tij Federico Garcيa
Rodrيguez ishte pronar toke dhe fermer. Lorca mësimet e para i mori nga nëna e tij e cila ishte
mësuese dhe pianiste e talentuar.

Në vitin 1909 kur Lorca ishte 11 vjeç familja e tij u zhvendos në qytetin Granada në jug-perëndim
të Spanjës, ketu ndoqi dhe u diplmua në shkollën e mesme dhe ndoqi studimet në Universitetin
Sacred Heart ku studioi artin dhe letërsinë ku dhe nxorri veprat e para potike. Ai ishte poet,
shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri.

I njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat
anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga Gjenerali Francisco Franco.
Mendohet se Lorca është vrarë nga forcat ushtarke anti-komuniste në fshatin Alfacar në
Granada, edhe sot e kësaj dite shumë gjëra janë të paqarta mbi vdekjen e tij.


394px-Garcialorca_madrid_lou.jpg
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Federico Garcيa Lorca

VALSI I DEGثVE

Ra një gjethe
dhe dy
dhe tre.
Në hënë notonte një peshk.
Uji fle një orë
dhe deti i bardhë njëqind fle.
Një zonjë e re
ishte e vdekur nëpër degë atje.
Një murgeshë
këndonte brenda në një qitro.
Një vogëlushe
nëpër boçe ikte në pishë.
Dhe pisha vraponte
majën e cicërimës kërkonte.
Por bilbili i ri
qante përqark plagët e tij.
Dhe unë poashtu
sepse ra një gjethe
dhe dy
dhe tre.
Dhe një kokë kristali
dhe një violinë prej letre
dhe bora do mundej me botën
nëse bora do të flinte një muaj përdhe,
dhe degët do luftonin me botën
një nga një,
dy nga dy,
dhe tre nga tre.
Oh fildish i fortë prej mishrash të padukshëm!
Oh gji pa milingona në agim!
Me fësh-fësh-in e degëve në pemë,
me ah-un e zonjave po them,
me kuak-un e bretkosave që gjen
dhe me klluk-un e të verdhit mjalt.
Do të vij një hije trungu
i kurorëzuar me dafina nga lart.
Do të jetë një qiell për erën
i fortë si një mur
dhe degët e shqyera
do të shkojnë të kërcejnë me të si dikur.
Një nga një
përreth hënës,
dy nga dy
përreth diellit,
dhe tre nga tre
për fildishet që të qetë flenë.




DثSHIRث

Vetëm zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.

Parajsa ime, një fushë
Pa bilbila
As lira,
Me një lum të fshehtë
Dhe një burim të vogël.

Pa shpurë erë
Mbi gjethnajë,
Pa yllin që dëshiron
Të jetë gjethe.

Një dritë e madhe
Që ishte
Xixëllonja
E një tjetre,

Në një fushë
Me shikime të prishura.
Një prehje e qetë
Dhe atje puthjet tona,
Tinguj hënor
Të jehonës,
Hapen shumë larg.

Dhe zemra jote e nxehtë,
Dhe asgjë më shumë.



Guaske

Dikush me dha nje guaske.

Ne te kendon
nje det i madh sa bota
dhe uji zemren ma mbush
me peshqit e tij vocerrake,
te argjendte e te murrme.

Dikush me dha nje guaske.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Federico Garcيa Lorca

Natësor

Kam shumë frikë
nga gjethet e vdekura,
në mes të fushave
mbuluar me vesë.
Do të fle tani;
dhe nëse nuk më zgjon,
do lë ndanë teje zemrën time të ngrirë.

“Kush fëshfërin ashtu,
aq larg?”
“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”

Të stolisa gjerdanë
Me gurët e agimit.
Përse më braktis
Në këtë udhë?
Nëse ti shkon larg
Zogu im do qajë
Dhe vreshti i gjelbër
Nuk do të bëjë verë.

“Kush fëshfërin ashtu,
aq larg?”
“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”

Ti kurrë s’do ta kuptosh
Sfinks bore,
Sa shumë që unë
Do të të dashuroja
Mëngjeseve
Kur rrebesh të binte
Dhe në degën e thatë
Të prishej foleja.

“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”



"Mbrëmje"

Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur...
Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.
Druri që zhvishet,
Dhoma ime vetmitare
Dhe portretet e vjetra,
Dhe libri për t’i prerë fletët...

Mërzia kjason nga mobiliet
Dhe nga shpirti im.

Ndoshta
Natyra më fsheh
Fytin e saj kristalin.

Më dhembin pejzat e zemrës
Dhe pejzat e shpirtit.
Po të flas,

Siç rri tapa mbi ujë,
Fjalët e mia rrinë pezull në ajër.

Vetëm sytë e tu
Më bëjnë të vuaj thellë,
Trishtim i dikurshëm,
Trishtim i nesërm.

Mbrëmje me shi si pikturë ngjyrëvenitur...
Dhe gjithçka ndjek rrjedhën e vet.
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Federico Garcيa Lorca

ثndërr

Zemra ime çlodhet ndanë burimit të cemtë
(Mbuloje me fijet e tua,
Merimangë e harresës.)

Uji i pëshpëriste ulët një kantilenë të ëmbël
(Mbuloje me fijet e tua
Merimangë e harresës.)

Zemra ime që u zgjua, pikëllimet e saj ia rrëfeu
(Fshihe mirëbesimin e saj,
Merimangë e heshtjes.)

Ja, zemra ime po rrëshqet në burimin e cemtë
(O duar të bardha, të largëta
Mbajeni ujin e lehtë.)

Dhe, duke kënduar me gaz, uji e tërheq
(O duar të bardha, të largëta,
Uji mbeti i shkretë!)




KITARA

Fillon kitara
Te vajtoje
Kupat e agimit
behen cope.
Fillon kitara
te vajtoje.
Eshte e kote
Te ndalosh.
Eshte e pamundur
Te pushosh
Ka dhe vaj te lehte,
Monoton.
Sic vajton uji,
Era mbi debore.
Eshte e pamundur
Ta pushosh.
Vajton per gjera te largeta,
Per reren e jugut te nxehte.
Qe kerkon kamelie te bardha.
Vajton perendimin pa mengjes,
Shigjeten pa nishan,
Zogun e pare qe vdiq
Maje deges se larte.
I kitare !
Zemer plagosur per vdekje
Nga pse shpata.



Edhe dashuria mund te vdese

Sa te rende jane ditet.
Ne asnje zjarr nuk mund te ngrohem,
nuk me qesh me asnje diell,
gjithçka eshte bosh,
çdo gje eshte e akullt e pa meshire
madje edhe te shtrenjtat yje te qarta
me shikojne pa ngushellim,
qysh kur kam kuptuar ne zemren time,
qe edhe dashuria mund te vdese.


Nokturn

Shoh Yjet mbi det
Oh, yjet jane prej uji,
sterkala uji.

shoh yjet
mbi zemren time.
Yjet jane prej arome!
grure arome.

Shoh Token:
plotesi hijesh.

 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Federico Garcيa Lorca


Hija e shpirtit tim

Hija e shpirtit tim
Fluturon në një perëndim alfabeti,
Mes librash
Dhe fjalësh.

Hija e shpirtit tim!

Kam arritur në vijën ku bie
Malli,
Dhe pika e vajit shndrrohet,
Në albastër shpirti.

(Hija e shpirtit tim!)

Kupa e dhimbjes
u mbarua,
por kjo është arsyeja dhe përmbajtja
e buzëmbledhjeve të vjetra të mesditës
e vështrimeve të vjetra të mesditës.

Një labirinth i mjegullt
Yjesh të tymtë
Grackon iluzionet e mia
Aq të venitura.

Hija e shpirtit tim!

Dhe një aluçinacion
Mëkon vështrimet.
E shoh fjalën dashuri
Të zhveshur.

Bilbili im!
Bilbil!
A po këndon?




Lenesha

Si kremtar i mbushur me deshira,
Ti ecen ne mbremjen e ndritshme, te kthjellet,
Me lekuren e zeshket ku nardi vyshket
Dhe ne veshtrimet e tua klith ****i.

Te goja jote duket melankolia
E pastertise se ftohte te vdekjes.
Ne kupen dionizake te barkut tend,
Nje merimange end nje pelhure shterpe,
Qe mbulon vendin ku s’lulezuan kurre
Trendafilat e gjalle qe nga puthjet lindin.
Ne duart e bardha, ti mban lemshin e endrrave
Qe vdiqen pergjithmone, ndersa shpirtin
Ta zhurit etja per te puthura te zjarrta,
Per nje dashuri nene bashke me vegime
Te largeta djepi, per nje vater te qete
Ku ti kaltrine e ninullave do te tirrje.

Po ta prekte trupin tend dashuria e fjetur,
Ceres, do te jepte kallinjte e tu te praruar.
Si virgjeresha, ti do te kishe mundesi
Te nxirrje nga gjinjte e tu nje Udhe Qumeshti.

Ti do te vyshkesh si nje lule manjolie.
Askush s’do ta puthe trupin tend plot afshe.
Floket e tu s’do te njohin ledhatime
Qe do t’i dritheronin si tela harpe.

O grua e beshme, eben dhe jasemin,
Fryma jote ka freski lulesh qe sapo u hapen,
Afrodite me mantilje, ti me sjell ne mend
Veren e Malagas dhe kitaren.

O mjellme e zeshket qe noton ne nje liqen
Me lotuse te rritura, me vale te portokallta,
Me karafila te kuq, ku shkulma kundermon
Folete e roitura qe ti mban nen flatra,
Martire andaluze, grua e mbetur beronje,
C’jane puthjet e perflakura ti s’e di,
Puthjet e perziera me heshtje te thelle nate
Dhe me zhurmen e turbullt te ujit qe rri.
Rrathet e syve te zmadhohen perdite,
Floket e zinj pot e mbulohen me bore
Gjinjte e tu eremire po i humbasin konturet
Dhe po te kerruset shpina madheshtore.

O grua e perveluar, me pamje nene,
Shenmeri e dhimbjes qe te zemra jote
Ku sot e tutje s’mungullon asnje shprese,
Tere yjet e qiellit pa ane i mblodhe,
Ti je shembelltyre e nje Andaluzie
Qe vuan nga pasione te heshtura, te fuqishme,
Me fryme erashkash, ajo i perkund
Nen mantiljet qe mbeshtjellin gushen e hijshme
Te vashave ku ka fergellima gjaku e bore,
Te gervishura te kuqe qe lane shikimet.

Neper mjegullen e vjeshtes, ti ecen, virgjereshe,
Si Inesi, Sesilja dhe Klara e embel,
Bakante qe mund te hidhje valle
Me nje kurore lastari dhe rrushi te bere.

Pikellimi pa fund qe te rri pezull ne sy,
Na flet per jeten tende te rrenuar,
Per dekorin shkretan, per monotonine qe ndien,
Kur ne dritare sheh njerzit duke kaluar,
Kur degjon ne merzine e nje humbetire
Shiun qe bie ne rrugen e vjeter,
Ndersa nga larg, ulerima e kambanave
Vjen tek ti e mbytur, e lemeket.

Me kot e pergjon zhurimerimen e ajrit
Ku s’te zuri veshi nje serenade asnjehere.
Ti ende pret prapa xhamave te tu…
C’hidherim i thelle qe zemren tat her,
Kur ndien ne veten e lodhur, te shteruar,
Pasionin e ri te nje vajze te re!

Trupi yt do te shkoje ne varr,
I pangasheryer kurre.
Do te mbije nje albe
Mbi dheun e murme.
Nga syte e tu do te dalin karafile te kuq,
Trendafila bore te bardhe-nga gjiri yt,
Por pikellimi yt i madh do te ngjitet kah qielli,
duke eklipsuar e plagosur tere yjte.




Madrigal

Puthja ime qe nje shege
E hapur, e thelle,
Nje trendafil prej letre
Goja jote qe.

Ne sfond nje fushe me bore.

Duart e mia qene te hekurta
Per kudhrat e renda
Dhe trupi yt i lehte
Qe perendimi i nje kenge.

Ne sfond nje fushe me bore.

Ne kafken e madhe te qiellit,
Te bere vrima-vrima,
Si stalaktite varen
Te gjitha "te dua-t" e mia.

Ne sfond nje fushe me bore.

Endrrat e mia femijerore
Shtresa ndryshku kane zene,
Dhimbja ime spirale
E ka zhbiruar henen.

Ne sfond nje fushe me bore.

Tani le te behemi serioze,
Le t'i veme te marrin mesime
Dashurite dhe endrrat e mia
(Meza te vegjel pa sy.)

Ne sfond shtrihet nje fushe me bore.
 
Top