Femra hani sa më pak!

Erblinaa

Anëtar i ri
Femra hani sa më pak!
Femrat të cilat me kalimin e moshës vazhdojnë të konsumojnë sasi të mëdha të ushqimit rrezikohen që ta dyfishojnë peshën e tyre, njofton një studim i ri.
Në studim janë përfshirë 192 femra me moshë mesatare 40-vjeçare. Ato nuk kanë qenë të trasha, nuk kanë qenë ende në menopauzë dhe nuk kanë pirë duhan.

Shkencëtarët kanë analizuar ushqimin të cilin e kanë ngrënë participantet dhe aktivitetin e tyre fizik për tre vjet rresht.

Rezultatet kane treguar se me kalimin e moshës femrat kanë prirje gjithnjë e më të madhe për të grumbulluar kilogramë dhe ind dhjamor.

Ndërsa kjo nuk ka ndodhur te femrat të cilat kanë konsumuar më pak ushqim. Ato pavarësisht se nuk kishin qenë fizikisht aktive, masa e tyre trupore nuk ishte rritur falë konsumimit të pakët të ushqimit.

/Telegrafi/
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Femra hani sa më pak!

Une mendova mos ishte per te gjitha moshat..se une se kam problem sado te haj po nje peshe mbaj...:D..shpresoj te vazhdoj kshu dhe gjate asaj moshes qe thote tema..:D
 
Top