• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Femrat duan fëmijë, meshkujt jo

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Femrat duan fëmijë, meshkujt jo
Ke ëndërruar gjithnjë të kesh një fëmijë dhe tani ndihesh gati, por ka një problem, sepse partneri nuk ndan të njëjtin entuziazëm me ty dhe shtyn gjithçka për një afat të pacaktuar...Historia është gjithnjë e njëjta: femra kërkon të bëjë një fëmijë, ndërsa mashkulli heziton: "Jam 33 vjeçe, shkruan Karmen në një blog në internet, dhe dëshiroj që të bëhem nënë. E di që edhe të dashurit tim i pëlqen të bëhet baba, sepse ma ka thënë shumë herë. Por për fat të keq, sa herë që prek këtë temë, ai thotë që nuk është momenti i duhur dhe se duhet që të presim edhe ca".

Një histori të ngjashme tregon edhe Mary, një vajzë 29 vjeçe: "Unë dhe i dashuri im bashkëjetojmë prej 5 vjetësh dhe tani ka ardhur momenti të bëjmë një fëmijë. Sa herë që flas për dëshirën time, ai më dëgjon, por pa shumë interes. Unë i adhuroj fëmijët, pasi jam rritur në një familje me tre motra e vëllezër më të vegjël. E di mirë se si rritet një fëmijë dhe ideja për të pasur një me njeriun që dua, më bën të ndihem shumë e lumtur. Por kur shikoj reagimin e tij, më bën të kuptoj se mes nesh ka filluar të ndryshojë diçka".

Të njëjtin shqetësim ka edhe një tjetër vajzë: "Jam 33 vjeçe, e martuar prej më shumë se një viti, por bashkëjetojmë prej 9 vjetësh. Kemi karaktere të ndryshme, por kemi të njëjtat qëllime, kështu duket… ose më mirë kështu dukej. Them dukej sepse dialogu dështoi sërish, kur folëm për të njëjtin argument, që mesa duket nuk mund të preket më: të kemi një fëmijë. Besoj se e kam kuptuar përfundimisht, ose më mirë duhej ta kisha kuptuar më parë, që nuk është ende gati për t‘u bërë baba… nuk dëshiron të ketë një fëmijë. Të paktën për momentin jo. Po e përsëris, jam 33 vjeçe, nuk jam më një vajzë…" Të gjitha dëshmitë janë unanime: ëndrra e shumë femrave për të pasur një fëmijë shkatërrohet përballë mohimit të bashkëshortëve të tyre.
Jetojmë në një botë ku gjithçka është e programuar, madje edhe të qenit nënë. Që kur kanë filluar të përdoren kontraceptivët, mëmësia është bërë një akt vullnetar. Edhe kur femra ndihet gati dhe i kanë të gjitha kushtet ekonomike për të rritur një fëmijë në mënyrën më të mirë të mundshme, mashkulli ngurron dhe shpik një mijë e një arsye që të bën kuptosh se nuk është moment i duhur për të pasur një fëmijë. Para se të analizojmë arsyet e vërteta të mungesës së entuziazmit të mashkullit, është e nevojshme të ç‘rrënjosim nga koka këtë vizion ideal, por jo real që shumë çifte kanë: dëshira për të pasur një fëmijë nuk u vjen të gjithëve në të njëjtin moment. Persona të ndryshëm kanë dëshira dhe kohë të ndryshme për t‘u pjekur.
Përgjithësisht shkaku i refuzimit të mashkullit përmblidhet me një fjalë të vetme: frikë. Te bashkëshorti yt, frika se mos humbasë lirinë e tij dhe paaftësia për të drejtuar jetën në çift, me të cilën është mësuar, është shumë e madhe. Në këtë rast, gjëja e parë që duhet të bëni është të flisni hapur dhe të diskutoni për të gjitha aspektet pozitive apo negative të kësaj situate të re, gjë e cila do të shmangte çdo pasiguri nga ana e partnerit. Me fjalë të tjera, komunikimi dhe dialogu bëjnë mrekulli, nëse dëshironi që të ç‘dramatizoni një periudhë shumë të rëndësishme në historinë tuaj në një çift.
Një mënyrë tjetër për ta bërë atë të kuptojë dhe pranojë me dëshirë idenë e të bërit baba, është t‘i ilustroni disa aspekte të jetës së re që e pret: gëzimi i të qenit baba, ditëlindjet, përfshirja në lojëra, të gjitha këto janë momente speciale, që babai i jeton me fëmijët dhe që e bëjnë këtë një eksperiencë të jashtëzakonshme. Por nëse tregimet e femrës nuk mjaftojnë për t‘i larguar frikën mashkullit, sugjerimi tjetër do të ishte që ai të flasë me miqtë e tij që e kanë kaluar këtë provë dhe janë bërë baballarë. Ndoshta duke dëgjuar meshkujt e tjerë që e kanë kaluar këtë eksperiencë, mund ta pranojë idenë e të bërit baba me më shumë gëzim dhe jo duke e parë atë si një ndëshkim.
Duhet që femrat t‘u japin kohë partnerëve të tyre të reflektojnë, madje edhe të piqen. Shumë prej arsyeve të tyre nuk arrijnë t‘i rezistojnë një argumenti të vetëm. Edhe pse ultimatumi i vë me shpatulla pas murit, është mirë që për të dy partnerët kjo gjë të shmanget. Por njëkohësisht është shumë e rëndësishme të qartësohet edhe fakti se koha e reflektimit nuk është e pafundme. Kjo sepse edhe ora biologjike vazhdon të ecë para dhe periudha e reflektimit për meshkujt mund të jetë jashtëzakonisht e gjatë.
Megjithatë, mund të ndodhë që pas entuziazmit të zbehtë të mashkullit mund të jetë edhe një refuzim i vërtetë. Këtu nuk flitet më për shpjegimin e zakonshëm që pjesa më e madhe e baballarëve të ardhshëm japin, por që më pak zhduken për t‘u lënë vend hapësirave dhe përfshirjeve gjithnjë edhe më të ngushta me projektet e familjes. Këtë herë kundërshtimi i tij është real, i ndërgjegjshëm dhe definitiv.

Që kur kanë filluar të përdoren kontraceptivët, mëmësia është bërë një akt vullnetar. Edhe kur femra ndihet gati dhe i kanë të gjitha kushtet ekonomike për të rritur një fëmijë në mënyrën më të mirë të mundshme, mashkulli ngurron dhe shpik një mijë e një arsye që të bën kuptosh se nuk është moment i duhur për të pasur një fëmijë

Përgjithësisht shkaku i refuzimit të mashkullit përmblidhet me një fjalë të vetme: frikë. Te bashkëshorti yt, frika se mos humbasë lirinë e tij dhe paaftësia për të drejtuar jetën në çift, me të cilën është mësuar, është shumë e madhe. Duhet të flisni hapur dhe të diskutoni për të gjitha aspektet pozitive dhe negative të situatës
 
Top