Femrat me sens humori jane ato qe kane perjetuar dhimbjet me te medha…

DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Çdo fytyrë e qeshur fsheh dhimbje dhe do të befasoheni kur do të zbuloni se njerëzit më të lumtur shpesh luftojnë nën peshën më të rëndë të dhimbjes.

Ju mund të shikoni femrat që duket se e gëzojnë më shumë jetën dhe të pyesni veten se si arrijnë të jenë të lumtura. Ju mund ta keni gjetur veten herë pas here duke i patur zili, duke dëshiruar që të jeni më shumë si ato dhe ta lejoni të qeshurën tuaj të jetë aq e plotë sa e tyrja.

Megjithatë, sekreti që shumë prej tyre fshehin është se fytyrat e tyre të lumtura maskojnë zemrat e mbushura me dhimbje dhe pikëllim. Ato kanë mësuar të buzëqeshnin përmes lotëve dhe lumturia që u sjellin të tjerëve shpesh është një lumturi që ato nuk janë në gjendje t’ia sjellin vetes.

Ato preferojnë të shpërndajnë më shumë gëzim sesa trishtim
9b7d1dcd-5c72-4877-9e66-d6b1e07630f6-696x497-1.jpg
@Pexels
Gratë që gjejnë arsye për të qeshur edhe kur ato do të qanin shpesh ndjehen sikur do të rëndonin njerëzit rreth tyre nëse do të shprehnin pikëllimin që ndiejnë thellë brenda tyre.

Ato gjejnë rehati dhe gëzim kur i bëjnë njerëzit të lumtur, dhe për një moment dhimbja shkon tutje larg dhe gjithçka është në rregull me botën. Ato i shohin fytyrat e buzëqeshura rreth tyre, dhe për to, kjo është pafundësisht diçka më e mirë se sa shqetësimi i tyre.

Ato e dinë dhimbjen e të ndjerit e pavlerë
Robin Williams dikur ka thënë: “Unë mendoj se njerëzit më të trishtuar përpiqen gjithnjë e më fort për t’i bërë njerëzit të lumtur, sepse e dinë se çfarë është të ndihesh absolutisht i pavlerë dhe nuk duan që dikush tjetër të ndihet ashtu“.

Gratë që kanë kaluar nëpër dhimbje të pabesueshme kurrë nuk do të dëshironin të njëjtën gjë për njerëzit e tyre të zemrës dhe ato kërkojnë për momente me diell në ditët me shi për të lartësuar shpirtrat e njerëzve që duan.

Ato qeshin për të harruar vetminë e tyre
photo-1523464737726-0e7a90d66ab0.jpg
Photo by Tyler Nix on Unsplash
Gratë që gjejnë kënaqësi në gjëra të vogla, shpesh po ia mbathin nga një ndjenjë më e thellë vetmie që kërcënon t’i kaplojë ato nëse i kushtojnë vëmendje.

Ato dëshirojnë që të kishin patur dikë që t’i donte ato në momentet e tyre më të errëta, dikë që të qëndronte pranë tyre gjatë netëve plot vetmi dhe t’i ngushëllonte kur t’i kaplonte trishtimi.

Të menduarit për këtë mund të jetë e dhimbshme, kështu që qeshin për të harruar se janë të vetmuara.

Zbrazëtia zë vend brenda saj, sapo buzëqeshja “vdes”
3ef9ed99-fe40-4a7c-9a9b-1a59fcc75df1-1024x683-1.jpg
iStock
Buzëqeshja e tyre kumbuese shërben vetëm për të nxjerrë në pah boshllëkun që ndiejnë nga brenda. Ato mund të duken të ekzaltuara për një sekondë dhe krejtësisht të matura dhe serioze në një moment tjetër për shkak të kuptimit të dhimbshëm që momentet argëtuese të çastit nuk mund ta mbushin boshllëkun brenda tyre.

Dashuria që kërkojnë, pranimi dhe mirëkuptimi që ato dëshirojnë, ende mungojnë, dhe asnjë sasi humori nuk mund ta mbushë kurrë atë boshllëk.

Ato i përjetojnë emocionet intensivisht, sepse ato i njohin thellësitë e dhimbjes
Një grua që ka parë anën më të ashpër të realitetit, arrin të përqafojë edhe anën e saj më të bukur. Ajo mund të vlerësojë momentet më të lehta në jetë më mirë, sepse ajo ka përjetuar thellësitë e dhimbjes dhe ajo është mirënjohëse ndaj të mirave që vijnë në rrugën e saj.

Ajo ende mund të përjetojë pjesën e saj të ndjeshme të dhimbjes, por kjo nuk e ndalon atë ta shndërrojë në gëzim kur ajo merr copëza të rralla lumturie.

Nganjëherë ato qeshin me dhimbjen e tyre për ta përballuar atë më mirë
Kur gratë bëjnë shaka për dhimbjen që ato ndiejnë dhe bëjnë dritë me vetminë e tyre për të zbavitur njerëzit e tjerë, kjo i ndihmon ato të shprehin atë që ato ndjejnë, në mënyrë që ato të mos e mbajnë më brenda.

Ato mund të jenë duke kaluar me të vërtetë shumë gjëra, por duke folur për këtë nëpërmjet shakasë largon pjesë të dhimbjes që ato ndjejnë. Duke qeshur me këtë, ato e bëjnë më të lehtë diskutimin dhe gjithashtu lejojnë që gratë e tjera që po kalojnë nëpër të njëjtën gjë të dinë se nuk janë vetëm.

Ato janë përgjithësisht të ndjeshme ndaj emocioneve
5b681982-74df-4375-9e88-fdd9a7143642-1-696x464-1.jpg
@Pixabay
Disa femra që duket se e gëzojnë jetën në plotësinë e saj me çdo gjë që jeta ka për t’u ofruar, sepse ato janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj emocioneve dhe gjendjeve shpirtërore.

Ata kanë përfitimin e të diturit të vlerës së çdo lloj emocioni, pozitiv ose negativ, thellësisht dhe intensivisht, për shkak të ndjeshmërisë së tyre të madhe. Ato mund të lidhen me të tjerët që po kalojnë në të njëjtën situatë lehtësisht, dhe ofrojnë ndjeshmëri e ngushëllim, sepse kanë qenë në ato ditë të vështira.
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Keto tendecat per spjeguar qeniet njerezore ne baze te rasteve ekstreme nuk me kan ba pershtypje asnjehere.
Kam taku fytyra te qeshura te cilat kan kaluar dhimbje njashtu siq kam takuar fytyra te zymta qe skan takuar dhimbjen kurre.
Kam takuar njerez qe kan kaluar dhimbje e dhimbje njashtu siq kam takuar njerez qe se kan perballuar as dhimbjen e pare. Madje dhe te tille qe se kane perballuar as gezimin.
Kujtoje se qeniet njerezore, secila ne vete ka nje gje unike qe veshtire ta spjegojme. Andaj tendencat per te spjeguar shpyrtin e njeriut ne baze te sjelljeve, mimikave, buzeqeshjeve e gjonave tjera them se jo rralle jane te gabuara.
 
Ti don te lesh papune psikologet ?
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Jo domosdoshmërisht buzeqeshja lidhet me dhimbjen. Disa njerez thjesht te tille e kane tipin, solar dhe te buzeqeshur gjith kohes.
 
Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
E kam apo jo tipin se di ta them.por dhe pse shume here merzitem qaj se jeta e tille eshte .gjithmon i jap zemer vetes dhe buzeqesh dhe mendoj mire.mendoj se gjithmon ka nje te mire pavarsisht cdo gjeje.me pelqen te qesh me pelqen te dua te me duan dhe te jem e lumtur
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ne se dime kurre,cila eshte forca jone e dhimbjes deri sa e ndjejme ne shpirte,aty kuptojme forcen per te buzeqeshur nepermjet loteve te trishtimit. :))
E kjo eshte esenca e dallgeve te jetes.
Ne duhet ti fitojme dhe te mesojme te notojme bashke me to,pa u mbytur ne trishtim ne asnje rrebesh te saj.
 
Baboon

FALEMINDERIT!
Nuk maj men ku e kom thonë, por humori mund të ketë gen mashkulli ama perënditë i ka femra... shumë i brishtë!
Nuk duhet shumë për ta zbehur një buzëqeshje.
Madje thejshtë heshtja e vret! Humori do shumë punë... Drama është aq afër sa ajo me atë!

Ka shumë femra plot humor këtu por do veçoja @DeliriumMind , edhe @Amara_La_Negra

Për autoironine! ??

P.S in the end both of you cry like a man ?
 
Isabel

Antarë i Respektuar
Nuk besoj se tema i referohet thjesht buzëqeshjes si formë mimike. Mendoj se tema sugjeron idenë që njerëzit që kanë kaluar vuajtje e dhimbje më shumë,ia dinë vlerën edhe gjërave të vogla; edhe një fjale,një përqafimi,një mesazhi. Nganjëherë nuk të buzëqesh buza,por sytë,shpirti; të lexohet gëzimi ne qenie pikërisht sepse e di ç'është e keqja dhe ke parë përmasat e saj. Pikërisht për këtë gjë vlerëson pastaj gjërat që për dikë tjt mbase skanë fare vlerë.
Faleminderit @DeliriumMind për temën e bukur?
 
Isabel nuk te njoh
Skam pas mundesi te te ndjek por ke kuptuar menjehere mesazhin qe doja te percellja me artikullin ❤

Qeshni, qeshni pafund dhe shperndajeni sepse nje fjal e mire, dikujt mund ti ndryshoj jeten... por gjithmon pa harruar veten(!)

Ps: #spreadlove #freehugs

Kush e do nje perqafim tani ?
A3te8aUxGDjuE.gifMgY0AzOeDWrYI.gif
13l9FycYSKp1ni.gif
 
Fly

Larguar
Isabel nuk te njoh
Skam pas mundesi te te ndjek por ke kuptuar menjehere mesazhin qe doja te percellja me artikullin ❤

Qeshni, qeshni pafund dhe shperndajeni sepse nje fjal e mire, dikujt mund ti ndryshoj jeten... por gjithmon pa harruar veten(!)

Ps: #spreadlove #freehugs

Kush e do nje perqafim tani ?
Shiko fotografinë 1751814Shiko fotografinë 1751813
Shiko fotografinë 1751812

te gjithe meshkujt ne post i ke me six pack, po su qeshet as tani...

sado te kisha vuajtur dhe une po te isha mes boobsave do isha i qeshur :p
 
DeliriumMind

Antarë i Respektuar
te gjithe meshkujt ne post i ke me six pack, po su qeshet as tani...

sado te kisha vuajtur dhe une po te isha mes boobsave do isha i qeshur :p

Akoma s'u ngope ti?
Forumi plot me big boobsa dhe prap si prap qahesh ? shko kap temen e ankesave te @WxP ??
 
Top