Ferrero Rocher të përgatitura në shtëpi, në pak minuta

-640-0-60041842600dd.png
Ferrero Rocher janë ndër ëmbëlsirat më të preferuara dhe e dimë që askush nuk u thotë jo. Ku ka më mirë se t’i përgatisni vetë në shtëpi, duke kontrolluar çdo përbërës?! Recetën e ka ndarë me ne Veti në faqen e saj të Instagramit, (jo reklama) ku ka pafund receta po kaq të shijshme.

Përbërësit që ju duhen:



150 gr wafer me lajthi (të thërrmuara)


100 gr Nutella

150 gr lajthi në copëza

100 gr çokollatë të zezë ose me qumësht

15-20 lajthi të pjekura

Mënyra e përgatitjes:

Bashkohen dy përbërësit e parë. Me dorë marrim një pjesë të kësaj mase, e hapim dhe në qendër vendosim lajthinë. I japim formën e sferës dhe e rrotullojmë në grimcat e lajthive. Sferat e krijuara i vendosim në frigorifer dhe më tej i zhysim në çokollatë të shkrirë. I lëmë të thahen dhe ja ku janë, gati për t’u servirur.

classlifestyle.com
 

Hope

◕‿◕
Une thash se do ishin nje variant me e shendetcme... se keshtu me Nutella e vafera shko blij origjinalin e sben me fare duarte pis :p
 
Top