Fetusat në bark, tani edhe mund ti përkëdhelësh

Зngjεll

___________
Mund të përkëdhelësh dhe të llastosh modelet e fëmijëve që ndodhen në barkun e nënës edhe në javët e tyre të para. Këtë mund ta bëjnë tani të gjitha nënat që dëshirojnë më tepër konfidenca me bebet që pritet t'u vijnë në jetë pas disa muajsh.

Images.ashx.jpg

Ideja është krijuar dhe realizuar nëpërmjet disa kukullave të vogla fetusesh nga studentët e arteve dhe dizajneti të Kolegjit londinez, Royal.

Projekti i modelit avanguardist është krijuar në kukulla fiks sipas formës që arrihet të shihet nga ekot që nënat bëjnë për bebet e tyre disa ditëshe, kur fetusat ndodhen ende në barkun e mamave.

Megjithatë, pavarësisht nga delikatesës dhe shijes së dyshimit, reagimet e nënave janë entuziaste.

'ثshtë e pabesueshme kur sheh fytyrat e tyre "- tha Jorge Lopes, pjesmarrëse në projekt. "Për më tepër - vazhdoi Lopes teknologjia mund të përdoret gjithashtu si një mjet emocional për prindërit që duan të shohin nëse fetusat kanë deformim dhe kanë nëvojë për trajtime të ndryshme me ilace”.

Gjithmonë nga brenda Kolegjit ajo që shihet në këtë teknologji është zhvillimi i mëtejshëm i teknologjive të përdorura më parë në v itete ’80.Profesor Campbell, pionieri i përdorjes së metodës me ultratinguj në atë periudhë, mendon se përdorja e kësaj teknologjie të re do të ndihmojë shumë mamatë, ato të verbrat në veçanti që të imagjinojnë sesi duket bebi i tyre në bark, cfarë pozicioni ka dhe për të krijuar më pas një lidhje të fortë fizime mes tyre dhe fëmijës.

Puna e Lopes është testuar për herë të parë në një klinikë në Rio-de-Zhanejro, në sajë të mbështetjes financiare nga Qeveria e Brazilit. Ai vetë thotë: "Kur ju e shikoni nuk e kuptoni dot nëse bëhet fjalë për teknologji apo art."/BalkanWeb/
 
Top