• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fillimi i jetes...

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Kur fillon jeta ? Me mbarsjen e femrës, kur tek krijesa e re lindin ndjenjat apo kur vjen një ëngjëll për t´i dhënë shpirt asaj pas 120 ditësh ?
Një spermie ka një detyrë pothuajse të pamundur. Me pak fat ajo së bashku me mbi 700 milionë spermie të tjera derdhen brenda gruas.


Pastaj fillon një garë e gjatë masive mbi se kush të mbërrijë i pari për të mbarsur vezën e gruas.

Kur këto qeliza të farës së mashkullit i afrohen oviduktit të vezës së femrës kokat e tyre ndryshojnë në atë mënyrë që ato të munden të mbërthehen pas vezës e cila mbrohet nga disa shtresa të ndryshme proteinash. Ajo spermie që arrin e para, çpon me kokën e saj shtresën e jashtme të vezës. Në këtë çast çlirohen enzima që e ndihmojnë spermien të vazhdojë të çajë përpara. Më pas ndodh një reaksion tjetër kimik. Sa hap e mbyll sytë veza ngren një shtresë të padepërtueshme, një membranë, e cila i kyç jashtë të gjitha spermiet e tjera. Pas disa orësh masa e tashëgimisë së spermies është shkrirë me DNA-në e vezës. Veza është mbarsur.


A është ky çasti i fillimit të jetës ?

Përgjigja e kësaj pyetje është me rëndësi pasi disa shkencëtarë duan të përdorin vezët e mbarsura që teprojnë gjatë mbarsjes epruvetore që ndodh në laborator për studime të qelizave zanafillëse të embrionit. Shkencëtarët shpresojnë që kjo teknikë një ditë të çojë drejt krijimit të metodave kuruese për sëmundje të rënda kronike.


Kritikët e shohin vezën e mbarsur si një jetë njerëzore. Ndërsa studimin në fjalë si të pa etikë. Ai hedh baltë mbi vlerën e njeriut si dhe është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Shumë vende i kanë ndaluar studimet me vezët e mbarsura. Suedia është nga ato vende që nuk kanë marrë akoma një qëndrim.


- Kjo çështje ka të bëjë para së gjithash me njerëzinë. Mendimet e shkencëtarëve nuk vlejnë më tepër se të ndonjë tjetri. Midis njerëzisë ata janë vetëm një grup. Detyra e tyre është të marrin pjesë në debatin publik dhe të përpiqen që njerëzit t´ua vënë veshin arsyeve të tyre, thotë Ulf Gِrman, docent i etikës në Universitetin e Lundit në Suedi.

ndarja e qelizave menjehere pas mbarsjes
Ndarja e qelizave menjëherë pas mbarsjes

Pothuajse një ditë pas mbarsjes ndodh ndarja e parë e qelizave. Pas pesë ditësh ajo krijesë që do të bëhet njeri është e përbërë prej qindra qelizave që u ngjajnë një bullunge të fryrë dhe që me emrin shkencor quhet blastocyst.


Janë pikërisht këto blastocyst'era që shkencëtarët shfrytëzojnë për studimet e tyre.


Gjatë mbarsjes epruvetore që ndodh në laborator gruas i duhet në fillim të kalojë përmes një kurimi me hormone që sjell çlirimin e disa vezëve. Vezët mbarsen në epruveta dhe lihen të piqen deri sa arrijnë gjendjen blastocyster, përpara se një ose disa prej tyre të mbillen në mitrën e gruas.


Por shumë prej vezëve që mbarsen në epruveta nuk zhvillohen si duhet kështu që duhen flakur tutje. Prandaj mjekëve u duhet të mbledhin dhe të mbarsin të gjitha vezët që nxjerr gruaja gjatë kurimit me hormone, që mund të jenë deri në 20.


Si rezultat mbetet tepër një numër i madh vezësh të cilat futen në ngricë ku - në rastin e Suedisë - mund të ruhen deri në 5 vjet. Më pas duhen flakur.


Në parim të gjitha të dhënat që nevojiten për të ndërtuar një njeri gjenden brenda blastocyster-it. Por vetë qelizat janë akoma krejt të papjekura. Asnjëra prej tyre nuk ka vendosur në këtë pikë nëse do të bëhen qeliza mushkërie, zemre apo truri. Ato janë krejt të "paprogramuara". Shkencëtarët i quajnë këto - qeliza embrionale.


ثshtë pikërisht fakti që qelizat - në teori - mund të jenë burim i secilit prej atyre 220 llojeve të ndryshme të qelizave që gjenden në trupin tonë, që i bën këto qeliza kaq të lakmueshme. Duke i mbjellur qelizat embrionale në laborator dhe mësuar se çfarë i bën këto qeliza të specializohen në lloje të ndryshme qelizash, shkencëtarët shpresojnë që një ditë teknika do të bëjë të mundur mjekimin apo lehtësimin e sëmundjeve të rënda. Mundësitë janë të mëdha.


Dy javë pas mbarsjes qelizat që do të bëhen foshnje ndahen në dy shtresa. Mbas disa ditësh krijohet një shtresë e tretë qelizash, apo ndryshe gjethja embrionale. Këto shtresa qelizash do të bëhen më vonë zanafilla e të gjitha indeve dhe organeve. Ky proces quhet gastrulim dhe është përshkruar si ngjarja më e rëndësishme e jetës. Lindja, martesa apo edhe vetë vdekja nuk janë asgjë në krahasim me gastrulimin. Pa të ne do ngjanim si krimba.


Tani njeriu që po krijohet është vetëm disa milimetra i gjatë. Në gjethen e jashtme embrionale ngrihet pastaj një brazdë e cila përfundon në një gyp, prej së cilës do të krijohet truri dhe sistemi qendror i nervave. Shtresa e mesme qelizore është zanafilla e muskujve, skeletit, veshkave dhe zemrës ndërsa shtresa e poshtme zhvillohet më tej në zorrë dhe mushkëri.


Pas pesë javësh shtohen krahët dhe këmbët si degë të sheshta. Një javë pas kësaj truri fillon të marrë formë dhe mendohet se poashtu edhe gishtërinjtë dhe thonjtë.

Pas tetë javësh embrioni është disa centimetra i gjatë dhe fillon të duket si një njeri në miniaturë.


Tani nis zhvillimi i krijesës. Krijesa rritet dhe trupi bashkë me organet e tij stërviten për detyrat e tyre të ardhshme. Kur të lindë foshnja, përafërsisht 38 javë pas mbarsjes, gjithçka duhet të funksionojë në mënyrë të përsosur.

Diku gjatë këtij udhëtimi - nga mbarsja e vezës deri në lindjen e foshnjes - krijohet njeriu. Por me saktësi se kur, është një pyetje me të cilën janë marrë njerëz nga kohë të ndryshme.


Që përpara 2000 vjetësh filozofi grek Aristoteli vendosi që krijesa mashkullore e merr shpirtin 40 ditë pas mbarsjes. Ndërsa krijesa femërore për ndonjë arsye duhej të priste edhe 3 muaj të tjerë.

Me po këtë çështje u mor edhe kisha gjatë mesjetës, ndonëse Bibla në këtë pikë luhatet dhe nuk jep ndonjë vendim të qartë.

Kisha katolike ka qenë e ndarë në shumë vjet mbi këtë çështje. Një palë beson se jeta fillon vetëm kur kanë kaluar disa javë shtatzanie, së bashku me lëvizjet e para të krijesës. Por në vitin 1869 Vatikani vendosi që jeta e njeriut fillon që me mbarsjen. Kjo është akoma edhe sot e kësaj dite pikëpamja e kishës katolike, prandaj ajo edhe i është kundërvënë në çdo çast studimit të qelizave embrionale. Edhe pse studimi mund të sillte shërimin e sëmundjeve të rënda.


- Të gjitha zgjedhjet e vështira shkaktojnë grahma të mëdha. Dhe kjo është një zgjedhje e vështirë. Por unë jam prapëseprapë i mendimit që veza e mbarsur është një person, që do të thotë se ka një vlerë të qenësishme dhe të drejtën të ketë një jetë. Nëse do të zhvendosej krijimi i personit në një fazë të mëvonshme të zhvillimit atëherë kam frikë se mos shtyrja e këtij kufiri në këtë rast bëhet dogmatik, në rastin më të keq e zgjedhur sipas dëshirës, thotë Erwin Bischofberger, i cili është profesor këshillues në etikën mjekësore në institutin Karolinska në Solna të Suedisë dhe njëkohësisht at jezuit, një rend brenda kishës katolike.


Kisha moderne lutheriane ka marrë një qëndrim tepër të kujdesshëm.

- Por kjo nuk ka ndodhur për shkak të truthatësisë por sepse është për traditë që përgjegjësia për të mbajtur qëndrim ndaj çështjeve etike t´i mbetet vetë individit. Në këtë rast kisha luan vetëm rolin e këshilltarit, thotë Ulf Gِrman.


Shkollarët e judaizmit dhe islamizmit janë përfytur gjithashtu me këtë problem. As atyre nuk u vjen në ndihmë ndonjë burim i shkruar që të jipte një përgjigje të qartë.

Brenda judaizmit pikëpamja tradicionale është që krijesa në barkun e gruas është "një njeri foshnjor". Kështu që një nga mënyrat më mbizotëruese të të kuptuarit është ajo sipas të cilës krijesa, për sa kohë që gjindet në mitër, nuk mund të shihet si një njësi e pavarur por si një pjesë e të ëmës së tij. Më tepër mbi këtë është shkruar në librin e David M Feldman "Birth control in jewish law", NJ: Jason Aronson 1998.


Myslimanët thonë se profeti Muhamed përligji që krijesa zhvillohet përgjatë tre periudhave 40-ditore, pas 120 ditësh vjen një ëngjëll për t´i dhënë shpirt. Kështu mënyra më e zakonshme e të kuptuarit të kësaj çështje tek myslimanët është ajo sipas të cilës dështimi lejohet përpara kufirit 120 ditor, i cili i përgjigjet 19 javë shtatzanie. Më tepër mbi këtë është shkruar në librin e Abdel Rahim Omran: "Family planning in the legacy of Islam", London, Routledge 1992.


- Mënyra liberale myslimane e të kuptuarit të kësaj çështje për mahni përputhet me ligjin suedez të dështimit i cili vë kufirin tek java e 18-të, thotë Ulf Gِrman.


Sot shkencëtarët e dinë që tek fetusi ndjenjat lindin që tetë javë pas mbarsjes. Pas disa javësh shqisa ndjenje janë zhvilluar në duar dhe krahë dhe rreth javës së 14-të mbi të gjithë sipërfaqen e lëkurës. Para disa vjetësh disa studiues britanikë zbuluan se fetusi, që pas 20 javësh, reagon ndaj dhimbjes duke çliruar hormone stresi. Por nuk është e thënë që mund të ndjejë dhimbje, pasiqë truri është akoma shumë i pazhvilluar.
Fetusi reagon edhe ndaj zhurmës si edhe ndjen edhe shije.


- Pjesa më e madhe mendojnë se jeta në një farë mënyre fillon me mbarsjen. Por kjo nuk do të thotë se veza e mbarsur ka një vlerë të plotë njerëzore. Unë e shikoj këtë si një proces që më pas i sjell jetën njeriut. Kjo është një çështje e vështirë për t'u zgjidhur. Por nëse duhet të zgjidhet midis hedhjes së vezës së mbarsur dhe shfrytëzimit të saj për një çështje të mirë, do të zgjidhja këtë të dytën. Me këtë nuk dua të them që njerëzit mund të bëjnë ç´të duan me to, thotë Ulf Gِrman.

rruzzull.net
 
Top