Film aksion - turizmi ne Shqiperi

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
‘PËRVOJË E KEQE, PRONAR KRIMINEL’ – TURISTËT I RRËFEJNË PËRVOJAT E TYRE NË RESTORANTIN E SULMUESIT TË SPANJOLLËVE

Sulmi që Mihal Kokëdhima u ka bërë turistëve spanjollë që kishin ardhur në plazhin e Vlorës, ka tronditur opinionin shqiptar.
Restoranti që Kokëdhima e ka në pronësi, nuk del të jetë i pëlqyer nga turistët dhe vizitorët.
Google është një nga platformat që vlerëson cilësinë e restoranteve dhe hoteleve. E bazuar kryesisht në përshtypjet e turistëve që i frekuentojnë bizneset, nëpërmjet Google mund të konfirmosh nëse ia vlen ose jo të hysh aty.

2.7 është vlerësimi për restorantit i Kokëdhimes, ‘Panorma’ në Google nga 5 që është maksimali. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet tregojnë sjelljen e pronarit me turistët.
“Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.
“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turistë përpara 11 muajsh.
“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist i huaj përpara një viti.
Komente të ngjashme janë me dhjetëra në faqen e ‘Panoramës’ në Google dhe bëhen jo vetëm nga turistë shqiptarë, por edhe gjermanë e italianë.

 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Deri ku shkon injoranca ne keto raste?!
Si eshte e mundur.
Pastaj pse s`kemi ne turiste?!
Po si te trokasin turistet tek ne,kur mungon kultura elementare ndaj tyre.
Dhe pika e pare baze eshte,nese nje biznes don te ece perpara ne perspektiven me turistet,kurre mos u mundo tia hedhesh ne cmime nje turisti.
Pa le me te ushtrosh e dhune mbi ta.
Ne nuk behemi jo,perfundimisht.Mire qe pllaqaritemi vete neper ujrat shqiptare,se tjeret veshtire te ne preferojne,kur nje veze e skuqur, dikush me tha ;kushton 5 deri 8 mije leke te vjetra,ne nje pike diku ne Sarande.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
 

Behgjeti

Anëtar i Respektuar
Prishet restoranti i Mihal Kokedhimes, i cili sulmoi turistet spanjolle dhe dy shoqeruesit e tyre shqiptare.
Sipas IKTM (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) objekti ishte ndërtuar pa leje.
Gjithashtu pa leje shfrytëzohej edhe zona e plazhit në një hapësirë prej 2000 metrash katrorë.
Për dy orë, dy fadroma të shoqëruara nga forca të shumta te policise, e kanë shembur ndërtesën, ndërkohe që pronari i restorantit gjendet në masën e arrestit me burg.



 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Eh Mihal Kokdhimi mos u merzit se filmi Fast and Furious Special edition eshte frymezu nga vepra jote dhe ka fillu skenat e xhirimit po nuk po gjen aktor qe te beje ate skemen qe bere ti... Mbas burgut vella ke per ta marr nje oferte te mire dhe te dhifsha hotelin puth te prishen pasandaja. :D :p :p
 
Top